HIGJENA E QUMËSHTIT DHE MJELJA




Higjena e qumështit dhe kërkesat bazë për cilësinë dhe sigurinë e qumështit
Kafshët që japin qumështin e papërpunuar duhet të jenë të shëndetshme dhe të plotësojnë kushtet si më poshtë:

  • Të mos tregojnë simptoma të sëmundjeve infektive të transmetueshme te njerëzit si bruceloza dhe tuberkulozi. 
  • Të tregojnë një shëndet të mirë të përgjithshëm dhe te mos jene të prekura nga infeksionet e gjirit (mastitet). 
  • Të jenë respektuar periudhat e pezullimit, në rastin e bërjes së vaksinave ose ilaçeve të autorizuara, të parashikuara per këto produkte. 

Për sa i përket tuberkulozit dhe brucelozës, qumështi i papërpunuar mund të përdoret vetëm nëse vjen nga tufa zyrtarisht të pa prekura, të kontrolluara rregullisht ose të vaksinuara posaçërisht për këto sëmundje. Nëse tufat janë vaksinuar dhe këto vaksinime janë shënuar në regjistrin e fermës, atëherë qumështi është i përshtatshëm për konsum dhe mund të përdoret për përpunim. 

Nëse, në të njëjtën fermë, ka edhe dele, dhi dhe lopë, e janë regjistruar raste të tuberkulozit tek gjedhët, është e nevojshme që të testohen për këtë sëmundje edhe bagëtitë e imta para se të fillohet prodhimi dhe përpunimi i qumështit të tyre. Nëse tufa është e prekur nga tuberkulozi ose bruceloza, kafshët e infektuara duhet të ndahen menjëherë nga pjesa tjetër e bagëtive. 

Për sa i përket brucelozës, nëse qumështi nuk vjen nga një tufë zyrtarisht e prekur dhe që është e vaksinuar, është e mundur që të përdoret për përpunimin e djathrave që kërkojnë një periudhë stazhionimi, prej së paku dy muajsh. 

Higjiena e mjeljes në ferma
Mjelja përbën një nga operacionet më të rëndësishme e lidhur ngushtë me higjenën, mastitet, cilësinë e qumështit, si dhe angazhimin e fuqisë punëtore. Kusht paraprak është mjedisi i pastër, ndaj duhen siguruar dysheme të thata e të pastra, si dhe mjedise të drenazhuara përreth stallës.

Si mund të garantohet higjena e para mjeljes dhe pas mjeljes? 
Dezinfektimi i thithave para mjeljes me solucion dezinfektant dhe gota dezinfektimi

Thithat duhet të dezinfektohen me një solucion të miratuar  për të zvogëluar ngarkesën e baktereve patogjene mjedisor në gji. Mjelësit duhet të udhëzohen që të heqin dore nga njomja e gjirit gjatë procesit të para-mjeljes, pasi uji me organizma që shkaktojnë mastit do të rrjedhë nga lëkura e gjirit drejt thithës duke rritur kështu rrezikun e infeksionit dhe duke rritur ngarkesen bakteriale të qumështit. Si solucione dezinfektuese te rekomanduara njihen tretesira jodi, klorheksidina ose klorine dioksidi. Solucioni duhet të mbetet në kontakt me thithën për 30 sekonda për të lejuar dezinfektimin e duhur. 

Aplikimi i dezinfektimit me gote rekomandohet me shumë se mbi spërkatja e thithave, sepse kjo jo gjithmonë çon në mbulim uniform të zhytjes së thithës. Mbas trajtimit të duhur me dezinfektant të thithave, ngarkesa bakteriale në to duhet të zvogëlohet ndjeshëm. Solucionet mund të aplikohen si lëng ose si shkumë; të dyja metodat janë provuar se janë njësoj të dobishme. 

  • Fshirja e thatë me pecetë të pastër
    Një peshqir letre ose leckë për përdorim individual duhet të përdoret për të pastruar dhe tharë bazën e thithës si dhe majën e tij. Procesi i pastrimit të gjirit duhet të përqëndrohet në majën e thithës. Të dhënat kanë treguar se përdorimi i dezinfektuesit dhe një peshqiri individual largon pjesën më të madhe të baktereve nga thithat në krahasim me pastrimin e thithave pa dezinfektues ose me një peshqir të vetëm. Mos përdorni një peshqir ose tretësirë ​​të zakonshme për të pastruar thithat e bagëtive, sepse kjo rrit rrezikun e transferimit të organizmave që shkaktojnë mastitë si Staphilococcus aureus dhe S. agalactiae nga njëra kafshë në tjeterën.
  • Pastrimi i zones nga leshi (qimet) sa herë të jetë e nevojshme, duke pastruar gjirin me peceta të pastra
    Pastrimi nga qimet është një komponent jetik i rutinës së para – mjeljes, sepse lejon mjelësit të identifikojnë qumështin jonormal dhe gjithashtu vepron si një formë stimulimi, duke çuar në lirimin e oksitocinës. Infeksionet e gjëndrave të qumështit mund të kenë inflamacion, ënjtje, skuqje ose një çerek gjiri të nxehtë, secila prej të cilave mund të identifikohet nga një mjelës i vëmendshëm gjatë pastrimit të qimeve.
  • Higjena personale
    Para se të fillojëmjeljen,mjelësi duhet të lajë duart me ujë dhe sapun. Të vishen këpuce të pastra kur hyni në zonën e mjeljes. Të shmanget pjesëmarrja nëmjelje nëse keni sëmundjeinfektive ose lëndime në duar.
  • Mbajtja e dorezave gjatë mjeljes
    Mjelësit duhet të mbajnë doreza, për të zvogëluar rrezikun e transferimit të organizmave që shkaktojnë mastite nga një kahshë në tjetrën përmes duarve të mjelësve. Dorezat duhet të dezinfektohen me një tretësirë ​​të përbërë nga 50 ppm jod ose tretësirë ​​tjetër dezinfektuese. Dorezat e grisura duhet të hiqen dhe zëvendësohen.
  • Enët e qumështit
    Enët e qumështit preferohen bidona inoksi, por për shkak të peshës dhe kostos së lartë,  gjejmë gjerësisht në përdorim edhe bidona plastikë apo alumini. Në këtë rast, duhet patur kujdes që të mos kenë çarje ose ndryshk, pasi papastërtia mund ta ndotë qumështin; ato duhet të kenë një qafë të gjerë për të lehtësuar pastrimin, dhe duhet të përdoren vetëm për qumësht.
  • Dezinfektimi pas mjeljes
    Dezinfektimi pas mjeljes përdoret për të parandaluar infeksionet e reja të shkaktuara nga organizmat ngjitës. Solucionet dezinfektuese zakonisht përmbajnë një përqendrim më të lartë dezinfektuesi, si dhe zbutës me qëllim që të ruajnë thithat nga tharja dhe plasaritja. Përqendrimi më i lartë i dezinfektuesit është gjithashtu i rëndësishëm në kontrollin e infeksioneve të reja mjedisore, duke vënë në dukje se fundi i thithës mund të mbetet i hapur për 1 orë ose më shumë pas mjeljes. Trajtimi aplikohet në të gjithë gjirin, duke shpërndarë me kujdes një pikë që vendoset në fund të gjirit. Solucionet dezinfektuese të pas-mjeljes përfshijnë tretësirë jodi, clorhexidine, peroksid hidrogjeni, hipoklorit natriumi dhe hidroksid amoni. Megjithatë, tretësira e jodit 1% është ajo që përdoret më gjerësisht, pasi është në gjendje të ruajë gjatë në kohë aftësinë dezinfektuese.
  • Cfarë duhet patur kujdes me solucionet dezinfektuese?
    Magazinimi, përzierja e duhur dhe datat e "përdorimit" janë të gjithë përbërës të rëndësishëm që duhet të keni parasysh kur punoni me dezinfektues të thithave. Në ditët e sotme, në fermat e mbarështrimit të bagëtive, po përdoret gjithnjë e më shumë perzierja e solucioneve dezinfektuese. Në këtë drejtim merr rëndësi të vecantë te pastërtia e ujit të përdorur. Duhet patur kujdes që uji të mos jetë i kontaminuar kur ky proces kryhet. Në shumicën e rasteve uji i përdorur vjen nga ujësjellësi, ky rast nuk përbën problem kontaminimi. Vëmendje e vecantë duhet kushtuar kur uji për përgatitjen e përzierjeve të solucioneve dezinfektuese merret nga pusi, pasi shanset për kontaminim shpesh janë të larta. 

    Dezinfektuesit e thithave duhet të ruhen në zona që parandalojnë ngrirjen e tyre, sepse procesi i ngrirjes do të bëjë që komponentët e solucionit të ndahen. Përbërja e solucionit dhe komponenti aktiv i tij, mund të shkaktojnë irritim të lartë të gjirit të bagëtisë, nëqoftëse solucioni ka ngrire paraprakisht e më pas është shkrirë për tu përdorur. Fermerët duhet të vrojtojnë me kujdes datën e skadencës së solucioneve dezinfektuese, pasi kur kjo datë tejkalohet, efikasiteti i dezinfektimit ulet ndjeshëm.
  • Dezinfektimi dhe pastërtia e pajisjeve të përdorura pas mjeljes së lopëve. 
    Shplarja e njësisë së mjeljes me solucion dezinfektues është një formë tjetër e dezinfektimit që mund të zvogëlojë përhapjen e organizmave që shkaktojnë mastitë nga lopa në lopë përmes njësisë së mjeljes. Mbushja e njësisë së mjeljes me 30 deri në 50 ppm tretesire jodi do të zvogëlojë, por nuk do të eliminojë organizmat që shkaktojnë mastite. Kostoja e pajisjeve mekanike të shpëlarjes mund të jetë e lartë; megjithatë, pastrimi manual i dorës është gjithmonë një opsion.

Shplarja manuale është procesi i marrjes së një zorre uji që trajtohet me jod dhe futja e grykës së zorrës në linjë. Ky proces largon mbetjet e qumështit, ndërsa dezinfekton shtresat.

Makinat automatike të mjeljes
Përdorimi i makinerisë mjelëse paraqet një zgjidhje të mirë për fermat që kanë një numër të konsiderueshëm krerësh. Avantazhet e mjeljes mekanike janë të dukshme, jo vetëm në aspektin e kohës, por edhe në karakteristikat higjienike të qumështit, i cili do të ketë një ngarkesë bakteriale shumë më të ulët sesa mjelja me dorë. Sidoqoftë, nëse mjelja nuk kryhet siç duhet ose me një impiant që funksionon keq apo është i papastër, mund të lehtësojë krijimin e mastitit dhe transmetimin e tij nga njëra kafshë tek kafshët e tjera.

Gjëja e parë që duhet kontrolluar është madhësia e grykës së këllefit të pompës thithëse (shiko ilustrimin në fig. ekstremiteti transparent), i cili nuk duhet të jetë as shumë i ngushtë e as shumë i gjerë. 

Pompë thithëse 
Këllëfi duhet të futet mirë në thithë, duke e lënë të lirë vetëm fundin, në mënyrë që boshllëku të mund të veprojë në majën e gjirit. Gryka e këllefit shumë e ngushtë shkakton dhimbje të thithave dhe mund të çojë në sëmundje të gjirit. Para se të vendoset mjelësja në secilën kafshë, gjinjtë duhet të dezinfektohen dhe pastrohen, sic u spjegua me lart. 

Në mungesë të sistemeve për heqjen automatike të grupit të thithëseve, të hiqen menjëherë thithëset pasi të jetë mbyllur valvula e duhur e vakumit. Para këtij veprimi, të masazhohen gjinjtë, në mënyrë që të përfitohet sërish një sasi qumështi pasi të ketë përfunduar nxjerrja spontane e tij dhe të shmangen traumat. 

Sapo të përfundohet mjelja, pas rreth 5 minutash, të mbushet një kovë me ujë të pastër dhe të ftohtë me rreth 10-15 litra, makina mjelëse të lihet në punë derisa të mbarojë të gjithë uji. Pas këtij veprimi të zbrazen bidonët e makinës mjelëse. Më pas të përsëritet ky veprim me ujë të nxehtë, edhe dy herë nëse është e nevojshme, duke zbrazur bidonët e makinës mjelëse dhe duke përdorur të njëjtin ujë. Nëse pas këtyre veprimeve uji brenda bidonit do të jetë sërish i pisët, të bëhet edhe një larje tjetër me ujë të ftohtë. 

Gjithashtu, të paktën një herë në javë duhen pastruar tubat e pajisjes dhe kolektori i makinerisë mjelëse, duke çmontuar e pastruar thithëset dhe duke hequr kapakun (pjesa blu në figurë).

Grupi i thithësvei formuar nga: thithëset plastike (1), tubat (2) dhe kolektori i qumështit (3) (pajisje lidhëse që bashkon tubat e shkurtër dhe të gjatë të qumështit)

Gjatë këtij veprimi u duhet kushtuar shumëvëmendje pastrimit të çdo diametri dhe harqeve të tubave, që janë dhe pikat ku grumbullohen më së shumti papastërtitë. Pasi të çmontohen elementet, të pastrohen në të dy anët me pastruesin e tubave. Të pastrohetme kujdes kolektori (elementi numër 3 në pamjen vijuese) ku tentojnë të formohen mbetje, të cilat përveçse favorizojnë shtimin e baktereve, mund të shkaktojnë vështirësi në kalimin e qumështit.

Ky veprim duhet kryer me ujë të ngrohtë dhe soucion dezinfektues specifik rreth 4-5 herë. Ndërsa në fund, duhet të përsëritet procedura edhe njëherë me ujë të ftohtë. Sidoqoftë, është gjithmonë mirë të lahet makina e mjeljes mekanike duke respektuar kohët, shpeshtësinë me pastruesit specifikë sipas udhëzimeve të firmës prodhuese. Do të ishte pozitive të monitorohej cilësia e ujit që përdoret për larjen e makinës mjelëse.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Kushtet e grumbullimit dhe transportit të qumështit nga ferma në fabrikë

Data e publikimit: 22/12/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Rregullat e ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të kafshëve të gjalla

Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet të përcaktojnë

Lexo më shumë

Administrimi i tregjeve të kafshëve të gjalla në Shqipëri

Garantimi i përmirësimit të standarteve në ruajtjen e shëndetit të kafshëve

Lexo më shumë

Kushtet e grumbullimit dhe transportit të qumështit nga ferma në fabrikë

Ftohja në fermat prodhuese dhe pikat e grumbullimit të qumështit

Lexo më shumë

THERTORET

Kushtet dhe kërkesat që duhet të plotësojnë thertoret janë të përcaktuara në legjislacionin veterinar dhe të ushqimit.

Lexo më shumë