Histori Suksesi - Ilir Hyrija




Pas kthimit nga emigracioni rreth 7 vjet më parë, Ilir Hyrija po mendonte serizisht të investonte në bujqësi, duke parë kërkesën e lartë të tregut për produkte cilësore. Vendosur në fshatin Suk 1, të rrethit të Fierit, Iliri kishte dëgjuar nga familjarët dhe miqtë e tij për financimin serioz të FED invest me fermerët. Pas anëtaresimit në FED invest, Ilirit iu sigurua mbështetje financiare për ngritjen e serrave me sipërfaqe 3 dynym dhe sot ai gëzon një aktivitet dhe të ardhura të qëndrueshme.

Iliri kultivon perime serre, kryesisht të orientuara për eksport, si kastraveca dhe domate. Si një fermer me përvojë, Iliri është shumë i përgjegjshëm për aktivitetin e tij dhe i kryen vetë të gjitha shërbimet agro-teknike me përpikmëri. 

Në fshatin tonë ka shumë kanale vaditëse, por uji nuk është i pastër, kështu që kam ngritur një mini-rezervuar për të siguruar ujë të pastër për serrën. Ndoshta kjo është arsyeja përse nuk kemi patur sëmundje të bimës apo frutit. Prodhimet e serrës janë cilësore pasi respektojmë të gjtha standardet e zinxhirit të prodhimit duke filluar nga ajrosja natyrale, distanca në mbjellje me hapësirë të bollshme nga njëra-tjetra dhe pastrimi nga barërat e këqinj. ‘’ shprehet Iliri. 

Iliri bashkëpunon me FED invest për më shumë se 7 vite dhe kërkon më shumë mbështetje jo vetëm për kreditim, por edhe për të shitur prodhimin e tij me anë të platformave online, sikurse e bëjnë edhe fermerët e tjerë të rajonit. Kështu, ai zgjedh ABA Online jo vetëm për të marrë këshilla agro-teknike, por edhe për të realizuar shitje online. 

Iliri ka qenë pjesë e aktiviteteve të promovimit të ABA Online në rrethin e Fierit dhe një ndër fermerët e parë të regjistruar në platformë. Iliri është një fermer inovator dhe beson se aktiviteti i tij bujqësor do të zgjerohet me rritjen e kapaciteteve të tij dhe për këtë ai zgjedh të informohet në platformën e ABA Online

Data e publikimit: 27/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: