Teknologjia e kultivimit të karrotës në fushë të hapur




Karrota e ka origjinën nga Azia Jugore. Në vëndin tonë kultivohen mbi 500 ha nga ku mbi 50% e kësaj sipërfaqeje, kultivohet në zonën e Lushnjës/Divjakës, pasi dhe kushtet tokësore dhe ekologjike janë shumë të përshtatshme për këtë bimë. Kjo bimë kultivohet më tepër në Ultësirën Perëndimore. Zonat më prodhuese të karrotës janë Lushnja, Kavaja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri.

Përse karrota po gjen përhapje në vendin tonë? Kjo sepse:

  • Frutrrënjorët e kësaj bime kanë vlera ushqyese energjitike të lartë (47 kkal/100gr). Karrota po gjen përdorim gjithmonë e më shumë në kuzhinat tona për vlerat ushqimore që ka dhe përdorimin e saj gjatë gjithë vitit.
  • Karota luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar. Ajo nuk ka kolesterol dhe ka fuqi të madhe për të shkatërruar qelizat e para kanceroze te njerëzit.
  • Një burim i pasur i acidit pantothenic, mangan, beta-carotene, fibra dietike, vitamina (B6, K, C) dhe bakër.
  • Karota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj, ajo lufton kundër kancerëve të ndryshme si mushkërive, lëkurës dhe gojës. Hahet e gatuar ose e papërpunuar. Duhet të konsumohet çdo ditë.
  • Ka përmbajtje të lartë të karbohidrateve 8-9%, karotenit dhe provitaminës A që konsiderohet si vlera më e lartë në të gjithë perimet. Ka përmbajtje të lartë gjithashtu të elementëve mineralë si potas, kalcium e fosfor.
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e karrotës sidomos vendet e ulëta dhe bregdetare.
  • Karrota ka aftësi të mira prodhuese dhe efektivitet ekonomik, fermeri siguron të ardhura të kënaqshme.

Cilat janë kërkesat e karrotës për klimën, tokën dhe parabimën?
Karrota si bimë me origjinë nga vendet me klimë të butë, konsiderohet bimë me kërkesa termike mesatare. Mbas zmadhimit të frutrrënjorit karrota është në gjendje të përballojë dhe temperaturat e ulta të dimrit, deri në -3°C .

  • Temperatura më e ulët për mbirje është 6°C 
  • Temperatura optimale e mbirjes është 20-27°C 
  • Temperatura më e lartë biologjike është 35°C 

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË KARROTË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:

  • Krijimi i shtratit të përshtatshëm të mbjelljes e saj në ditë të ngrohta është e dobishme për mbjelljet pranverore, me qëllim që të shkurtohet koha e mbirjes, e cila mund të zgjatë më shumë se 15 ditë.
  • Në kushte të temperaturës së përshtatshme, mbirja realizohet për 4-5 ditë.
  • Kryerja e pranverizimit të bimëzave të reja, në temperaturën 5-8°C, për disa javë ndihmojnë paralulëzimin e karrotës, ndërkohë që mbjelljet shumë të hershme rezultojnë me rreziqe.
  • Nuk këshillohet që të përdoren plehra organike për plehërimin e karrotës, sepse bimët zhvillojnë masë të madhe vegjetative dhe formojnë degëzim të frutrrënjorit, ç’ka shpie në përkeqësim të cilësive tregtare.
  • Mirë është që plehu organik t’i jepet parabimëve që e shfrytëzojnë mirë atë.
  • Karrota kërkon kushte konstante të lagështisë në tokë, pasi është shumë e ndjeshme ndaj streseve ujore (mungesës ose tepricës së ujit), duke shkaktuar në këtë mënyrë çarjen dhe kalbëzimin e frutrrënjorëve, si dhe ngushtime ose deformime të dyta.

Në cilat toka shkon më mirë karrota? Janë të pëlqyeshme tokat e thella, të kulluara mirë, toka lymo-ranore të pasura me lëndë organike, me ph 5.8-7. Më të preferuara janë tokat e pasura me potas dhe magnez.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë karrotës? 
Ndaj qarkullimit të tokës, karrota është e ndjeshme. Parabimë të mira janë bimët prashitëse që e lënë tokën të pastër nga barërat e këqija, bimë të cilat e pëlqejnë plehërimin me pleh organik dhe lënë tokën të pasur pas mbarimit të ciklit biologjik. Jonxha, gruri, lulelakra, brokoli, selino, kastraveci dhe shalqini, nuk janë parabimë të mira për karrotën duke qenë që janë mbartës të kërpudhave që shkaktojnë kalbëzimet e brendshme. Karrota është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se 3-4 vjet.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e karrotës



Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KARROTËS

Kujdes! Nuk këshillohet të lahen karrotat që janë për t’u ruajtur.

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

Lexo më shumë

KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR

Cila është struktura varietore e rekomanduar për karrotën?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E KARROTËS

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë