Erba Cipollina (Allium schoenoprasum L), e njohur si qepëza aromatike/chives, është një kulturë shumëvjeçare që mund të kultivohet si në fushë të hapur, ashtu edhe në serë. Është një perime e familjes Liliaceae. Origjina e saj është bimë e zonave të buta të Hemisferës Veriore, me shtrirje natyrore në Evropë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Edhe në Shqipëri figuron si specie vendase, pra bima ekziston natyrshëm në florën shqiptare. Kultivimi si bimë aromatike në Europë është përdorur si erëz të paktën që nga Mesjeta e hershme.
Po në Shqipëri, kur ka filluar të kultivohet ?
Këtu duhet bërë dallim mes pranisë natyrore dhe kultivimit bujqësor. Nga burimet, nuk ka një dokument të besueshëm që përcakton vitin ose periudhën kur Erba Cipollina filloi të kultivohej në Shqipëri.
Përse meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Cilat janë kërkesat e Erba Cipollinës për klimën, tokën dhe parabimën ?
Erba Cipollina, është bimë e klimës së freskët. Temperatura optimale, për zhvillimin normal dhe rritjen optimale të saj është 15-20°C. Në temperatura 20-25°C, vazhdon të rritet mirë, nëse ka ujë të mjaftueshëm. Temperaturat e larta mbi 25-30°C ngadalësojnë rritjen, gjethet bëhen më të holla, të forta dhe humbin cilësinë. Mbi 30-35°C, sidomos me thatësirë dhe diell të fortë, mund të ketë zverdhje, tharje të majave dhe ndërprerje të rritjes. Në temperatura shumë të larta, bima mund të hyjë pjesërisht në pushim, sidomos në tokë të thatë. Është bimë mjaft rezistente ndaj të ftohtit dhe mund të dimërojë në fushë. Nuk toleron ujrat e ndenjura dhe kërkon lagështi të qëndrueshme, sidomos pas prerjeve.
Në cilat toka shkon më mirë Erba Cipollina?
Erba Cipollina parapëlqen toka të thella, të kulluara mirë, të pasura me lëndë organike me pH 6.-7.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë Erba Cipollinës ?
Duhen shmangur tokat ku vitin e kaluar dhe për 3-4 vjet janë kultivuar preshi, qepa hudhra. Parabimë shumë të mira janë bishtajoret, patatja, kastraveci, kungulli, shalqiri, domatja, speci dhe lakrat. KUJDES! Është mirë të shmanget kultivimi pas vetvetes, sidomos në toka të varfëra me lëndë organike.

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e Erba Cipollinës ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e erba cipollinës duhet të kemi parasysh këto specifika të saj;
Punimi i tokës: Fillimisht bëhet pastrimi i mbetjeve të kulturës së mëparshme. Punimi i tokës 25-30 cm. Në punimet përgatitore bëhet nivelimi, thërrmimi i tokës dhe hedhja e plehrave minerale.
Kanalet kulluese dhe vaditëse: Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës: Erba Cipollina, ka nevojë për plehërim bazë para mbjelljes, një sasi 20-30 kv/dy pleh organik i dekompozuar, si dhe plehrat kimike kryesisht ato kryesisht fosforike, potasike. Ka nevojë për Azot, sepse prodhimi kryesor janë gjethet.
Sasia dhe raporti i plehërimit:
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek Erba Cipollina?
Një skemë plehërimi për këtë bimë, për të marrë 10 kv/dy në një tokë pa kryer analizat, duhen përdorur 20-30 kv pleh organik, 8-12 kg/dy lëndë aktive Azot, 4-6kg/dy P2O5, 8-12kg/dy K2O.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Hylocereus ssp.
Lexo më shumë
.
Lexo më shumë
.
Lexo më shumë