MBROJTJA NGA SëMUNDJET DHE DËMTUESIT E PATËLLXHANIT




Bimët e patëllxhanit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?

Cilat janë disa nga sëmundjet më kryesore të patëllxhanit?
Fusarioza: Vyshket e gjithë bima ose pjesët e një dege. Sëmundja favorizohet në toka me lagështi

Masat e luftimit:

  • Mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm
  • Ujitje të shpeshta me norma të pakëta uji
  • Heqja e bimëve të sëmura 
  • Dezinfektimi i vatrës më gurkali me 3-5%

Tapëzimi i rrënjëve: Pjesët e prekura (rrënjët), tapëzohen e çahen në mënyrë të çrregullt, plaket para kohe dhe ndërpret zhvillimin. 
Masat e luftimit:

  • Qarkullimi bujqësor.
  • Shkulja e bimëve të  infektuara.
  • Dezinfektimi i vatrës me 5% gurkali.

Verticilioza: Shkakton vyshkjen e ngadaltë të bimës dhe nxirjen e gypave vaskulare në brendësi të kërcellit. Bimët mbeten të pa zhvilluara (të shkurtra) Prek shumë bimë solanore. Shkakton vyshkje të të gjithë bimës ose gjethe të një dege. Kjo sëmundje favorizohet më shumë në toka me lagështi.

Për luftimin e këtyre sëmundjeve është e nevojshme të zbatohen qarkullime bujqësore të gjata (4 vjeçare) si dhe të bëhet dezinfektimi i farishtes. Pra masat janë kryesisht parandaluese.

Nematoda e nyjeve rrënjore: Simptomat e kësaj sëmundje janë:

  • Djegie, rrudhosje dhe ç’ngjyrosje e bimëve të prekura.
  • Rrënjë të deformuara

Për luftimin e saj, përdorimi i fidanëve të shartuar me nën-shartesë . Gjithashtu, përdorimi i produkteve me lëndë aktive fluopyram, në konsultim me specialistin. 
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Vjeljen dhe ambalazhimin e prodhimit të patëllxhanit

Data e publikimit: 06/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: