LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH




Jo pak herë në platformën “ABA online”, ose gjatë takimeve me fermerë në terren, kemi përcjellë pyetje të lidhura me lythat ose papilomat në gjedhë. 

Duke marrë shkas nga këto pyetje, po adresojmë problemet e lythave në këtë artikull i cili trajton një përshkrim të përgjithashëm mbi lythat, shkakun e krijimit të tyre, shenjat tipike, si dhe parandalimin dhe kontrollin duke u përqendruar kryesisht tek lythat e gjirit. 

Çfarë janë lythat? 

Lythat ose lezionet shkaktohen nga virusi papilloma i gjedhit (VPGj), i cili është një virus infektues dhe përhapet nga kafsha e prekur në atë të pa prekur. Por, duke qenë specifike për specie të ndryshme, lythat nuk mund të përhapen nga kafshët tek njerëzit ose e kundërta. 

Sot njihen 6 lloje të viruseve shkaktare ku secili prej tyre mund të jetë përgjegjës për prekjen në pjesë të ndryshme të trupit të kafshës, ndaj ato mund të shfaqen në pjesën e kokës, qafës, shpatulla, thitha e gji, vaginë, etj. Sipërfaqja e lythave është e mbuluar me grimca virusi të cilat lihen pas në sipërfaqet që kontaktitohen nga kafshët e prekura dhe kapen nga kafshët e tjera. Ndaj, virusi mund të transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të kafshëve të prekura me ato të paprekura. 

Gjithashtu, mund të transmetohet përmes kontakteve jo të drejtpërdrejta si rezultat i transmetimit përmes kontaktit të kafshëve të shëndetshme me paisjet e ushqimit, enët pirëse të ujit, ose paisjet e tjera të cilat kanë qenë në kontakt me kafshët e prekura. Lythat shfaqen papritur dhe shumohen me shpejtësi, por shfaqja e tyre në lëkurë ndodh rreth 2 muaj pas ekspozimit ndaj infeksionit. 

Lythat janë vetëkuruese, sidoqoftë duke qenë shumë infektuese, koha e pranisë së tyre mund të variojë nga një muaj në mbi një vit. Megjithëse kafsha krijon imunitet, zakonisht 3-4 javë pas infeksionit fillestar, lythat mund të shfaqen herë pas here. 

Lythat shkaktojnë dobësim të lëkurës së prekur nga e cila mund të rrjedhë edhe gjak, të infektohet, ose të bëhet tërheqëse për insekte të ndryshme. Lythat e gjedhëve janë zakonisht të thata, kryesisht me ngjyrë të bardhë dhe mund të kenë një sipërfaqe të fortë, të thatë, me kore dhe me pamje të ngjashme me gishtat e dorës ose me një lulelakër.  Ato ndryshojnë në formë dhe madhësi duke filluar nga një diametër prej 1 mm e deri në masa të mëdha që zenë sipërfaqe të madhe të lëkurës nga e cila fillojnë të varen. 

Bëni kujdes, lythat e gjinjëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe përformancën e tufës, duke u rritur në madhësi dhe numër deri në atë pikë sa të pengojnë procesin e mjeljes. Në kushtet e pranisë në gjirin e lopës ekziston mundësia e përhapjes së lythave veçanërisht nëpërmjet gotave të mjeljes ose duarve të kontaminuara të mjelësit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me mënyrën se si mund të parandalohen dhe luftohen lythat.

Data e publikimit: 04/03/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

SI MUND TË PARANDALOHEN DHE LUFTOHEN LYTHAT?

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e lythave tek gjedhët e pa infektuar më parë.

Lexo më shumë