CILI ËSHTË DËMI DHE KONTROLLI I VERTICILIOZËS NË KULTURËN E ULLIRIT?




Cili është dëmi dhe kontrolli i verticiliozës në kulturën e ullirit?

  • Në rastet e infeksioneve më të rënda nga sëmundja, dëmi konsiston në tharjen e degëve të tëra. Në pemë të tilla, sëmundja shtrihet në sektorë gjithnjë e më të gjerë të kurorës;

 Pas 1-3 vjet të shfaqjes së simptomave të para në bimë të moshës 5-15 vjeçare, ato mund të vyshken tërësisht. Format më të lehta të prekjes nga kjo sëmundje vihen re në bimët e vjetra në të cilat sëmundja nuk të dërgon në tharjen e bimës por, jep reduktim të vegjetacionit dhe rënie të pjesësshme të gjetheve.

  • Sëmundja nuk paraqet probleme serioze për kultivimin organik të ullirit. Aplikimi i teknikave parandaluese dhe me një mbarështrim të mirë të ullishtes bën të mundur shfrytëzimin e faktorëve natyral dhe agronomik për kufizimin e sëmundjes.

Vitet e fundit janë bërë tentativa për mundësitë e aplikimit të kontrollit biologjik në kontrollin e verticiliozës. Këpurdha askomicete Talaromyces flavus (Klocker) Stolket Samson konsiderohet si një antagonist efikas i V. dahlia në tokë, i aftë për të shkatërruar mikrosklerotet e patogjenit nëpërmjet një veprimi parazitues. 

Një antagonist potencial i V. dahlia  në tokat e solarizuara është Aspergillus terreus, i cili është në gjendje që në këto mjedise të mbijetojë dhe të zhvillohet mbi popullatat e V.dahlia.

Ndërhyrjet agronomike

  • Kur sëmundja është aktive, duhen kufizuar ujitjet dhe plehërimet azotike.
  • Ndërhyrjet me anë të krasitjes për të hequr degët me simptoma.
  • Të evitohen bashkëshoqërimet me bimë të tjera që preken nga sëmundja (solanace, pambuk, etj.).
  • Të përdoren teknika ujitje të cilat nuk lejojnë shpërndarjen e patogjenit në tokë.
  • Të evitohen punimet e thella të cilat mund të provokojnë plagë tek sistemi rrënjor.
  • Të mbahet pastër terreni nga barërat e këqija.
  • Të përdoren nënshartësa dhe varietete rezistente ose tolerante.
  • Në ullinjtë në prodhim, dhe vecanërisht në ato të reja, ku sëmundja është prezent, disa teknika të solarizimit japin rezultate të mira. Kështu solarizimi i shoqëruar me një luftim të mirë të barërave të këqija ka vlera praktike.

Data e publikimit: 05/02/2025


Lini një koment


Komente të mëparshme
Pershendetje kam nje parcel me ullinj 7 vjecar dha kam 3 rrenje mi ka zene verticiloza a trajtohen apo ti shkul?

-Skerdi

Pershendetje kam nje parcel me ullinj 7 vjecar dha kam 3 rrenje mi ka zene verticiloza a trajtohen apo ti shkul?

-Skerdi


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Lexo më shumë

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë