Histori Suksesi- Dervish Dervishi




Udhëtojmë drejt fshatit Turan, Tepelenë, për tu takuar me një nga fermerët më punëtorë të zonës. Ai është z. Dervish Dervishi dhe ushtron aktivitetin e mbarështimit të deleve, një aktivitet familjar. 

Punojnë rreth 12 ha tokë, shumicën edhe me qera, për të përmbushur nevojat e aktivitetit blegtoral. 

Qumështin e tregton në një baxho të zonës dhe është i kënaqur me pagesat në kohë.

"Me rritjen e aktivitetit rriten edhe kërkesat për financim. FED invest është partneri im financiar më i besuar”, shprehet z. Dervish. “Përmes FED invest jam informuar lidhur me ABA Online dhe me skemën e mbështetjes me inpute bujqësore. Aplikova me gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe përfitova, në kohë dhe pa shumë formalitete. Kam ardhur për tu mirëpritur juve sot, unë rri në mal me kullotën. Qumështi është shumë cilësor dhe me kërkesë të lartë në treg”.

Pyetjes sonë nëse në të ardhmen dëshiron të rrisë aktivitetin edhe më shumë, psh. duke hapur një baxho, z. Dervish nuk nguron t'i përgjigjet se ka mungesa në sistemin e ujit të pijshëm apo kanaleve ujitëse. Në këtë kontekst, për momentin, prioriteti i Z. Dervish është vetëm mbarështimi i kullotës dhe tregtimi i një qumështi cilësor.

“Faleminderit për mbështetjen.”

Data e publikimit: 30/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: