MEDIKAMENTET VETERINARE DHE USHQIMET ME PËRMBAJTJE MEDIKAMENTESH




Duke filluar nga Janari 2024, në vendet e BE-së po zbatohet legjislacioni i ri mbi produktet e medikamenteve veterinare. Ligji i rishikuar është në përputhje me përpjekjet për arritjen e objektivave të parashtruara në Planin e Veprimit për “Një Shëndet” në vendet e BE-së. 

“Një shëndet” ose siç njihet “One Health” është përqasja e integruar dhe e unifikuar që synon të balancojë në mënyrë të qëndrueshme dhe të krijojë kushte optimale për shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve. Gjithashtu, ligji është në përputhje edhe me Strategjinë nga “Ferma në Tavolinë”. 

Si plani i veprimit për “Një shëndet” ashtu edhe strategjia “Nga ferma në tavolinë” janë orientuar ndaj rezistencës që shfaqin mikrobet si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Ky ligj konsolidon gjithashtu rolin drejtues të BE-së në nivel global ndaj rezistencës mikrobiale. Në këtë kuadër synohet të ulet niveli i përgjithshëm i shitjeve të antimikrobialëve me 50% për kafshët e fermës dhe në akuakulturë deri në vitin 2030, përmes masave shumë konkrete sikurse janë ndalimi i përdorimit të antibiotikëve në grupet e kafshëve. 

Produktet e medikamenteve veterinare mund të lenë mbetje në kafshët e trajtuara të cilat përdoren si ushqim për njerëzit, mbetje të cilat për nga përmbajtja një pjesë e tyre përbëjnë rrezik potencial për jetën e njerëzve.  Ndaj, për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve. 

Sipas këtyre rregullave është përcaktuar niveli maksimal i lejaur i substancave aktive që mund të lejohet në ushqimet me origjinë shtazore. 

Legjislacioni aktual i jep një rëndësi të veçantë jo vetëm produkteve të medikamenteve veterinare, por edhe ushqimeve të kafshëve me përmbajtje medikamentesh.

Po çfarë janë ushqimet me përmbajtje medikamentesh?

Ushqimet me përmbajtje medikamentesh janë një përzierje e ushqimeve për kafshët me produktet e medikamenteve veterinare, të cilat prodhohen në kushte të një kontrolli rigoroz dhe kanë qëllim trajtimin ose kontrollin e sëmundjeve në kafshët e fermës, në speciet ujore dhe kafshët e shoqërimit (sikurse qentë, macet, etj.). Këto përzierje përdoren vetëm mbi bazën e autorizimit të dhënë nga mjeku veterinar. Komisioni Europian e ka rishikuar direktivën e ushqimeve me përmbajtje medikamentesh, duke synuar që nga Janari i vitit 2019 të sigurojë:

  • Veprime aktive nga ana e BE-së për të luftuar rezistencën e mikrobeve duke ndaluar përdorimin e antimikrobialëve në ushqimet me përmbajtje medikamentesh për profilaksi dhe për nxitjen e rritjes;
  • Kufizimin e recetave veterinare me antimikrobialë;
  • Vendosjen e limiteve të harmonizuara për antimikrobikët në ushqimet e zakonshme;
  • Krijimin e standardeve të harmonizuara të BE-së për prodhimin e ushqimeve të sigurta;
  • Krijimin e një kuadri ligjor për prodhimin dhe shpërndarjen e sigurtë të ushqimeve me medikamente për kafshët e shoqërimit.

Si operator i një biznesi në fushën e blegtorisë, ju rekomandojmë të qëndroni i lidhur dhe i azhornuar me hapat që ndjek vendi ynë drejt anëtarësimit në BE, detyrimet që rrjedhin gjatë çdo hallke të procesit dhe kërkesave të autoritetit kompetent Shqiptar.

Data e publikimit: 18/06/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë

ÇFARË MUND TË KOMPOSTOHET DHE KËRKESAT PËR CILËSINË E MATERIALEVE TË KOMPOSTUESHME

Pothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.

Lexo më shumë

HAPAT QË NDIQEN PËR TË KRIJUAR GRUMBULLIN E KOMPOSTUESHËM

Për të krijuar grumbullin e kompostueshëm mbani parasysh hapat e mëposhtëm:

Lexo më shumë