Majdanozi është bimë perimore me origjinë nga pellgu i Mesdheut. Në vendin tonë megjithëse njihet gjerësisht, ka përdorim të kufizuar, por që duhet të përhapet më shumë.
Përse majdanozi meriton të ketë më shumë përhapje në vendin tonë?
Sepse kjo bimë ka gjetur një përdorim të gjithanshëm në guzhinë për vlerat ushqimore që ka.
Cilat janë kërkesat e majdanozit për klimën, tokën dhe parabimën?
Majdanozi është bimë e klimës së ngrohtë. Duron mirë temperaturat relativisht të ulëta
Kujtesë për kultivuesit e majdanozit!
Kërkesat ujore janë të larta, prandaj dhe është e nevojshme të sigurohen kushte të mira lagështie gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve të majdanozit.
Në cilat toka shkon më mirë majdanozi?
Majdanozi mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella e të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike, me lëndë organike, me pH 5.5-7. Nuk pëlqen tokat e rënda dhe që formojnë kore.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë majdanozit?
Parabimë të mira për majdanozin janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e majdanozit pas vetvehtes ose pas një bime tjetër të familjes ombrellore. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 3-4 vjet.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e majdanozit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Një zgjedhje e zgjuar për blegtorinë – mësoni si ta kultivoni dhe përfitoni maksimalisht prej saj.
Lexo më shumë
Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme
Lexo më shumë
Lotusi – foragjeri natyral që ushqen bagëtinë dhe pasuron tokën
Lexo më shumë
Përse endivia meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë