Përgatitja e fidanëve dhe mbjellja në fushë
Mbjellja bëhet vetëm me fidana. Fara mbillet në shtretër të nxehtë, trapiantohet, dhe kur të ketë arritur madhësinë e 3-4 gjetheve të vërteta, dhe në gjatësinë 15-18 cm duhet të mbillet në vëndine përhershëm. Moshae fidanit duhettë jetë 55-60 ditëshe. Fidanët e patëllxhanit mund të prodhohen dhe në module. Fara mbillet në tava polisteroli të mbushura me torfë industriale dhe vendosen në mjedise me temperaturë të kontrolluar. Kjo mënyrë e prodhimit të fidanëve, siguron standart më të lartë dhe të garantuar nga gjendja fitosanitare. Sot arrihet dhe prodhimi i fidanëve me shartim me nënshartesa rezistente ndaj sëmundjeve të ndryshme. Kjo teknikë sjell rritje 20-25% të prodhimtarisë dhe qëndrueshmërisë së bimëve të patëllxhanit. Para se fidani të dali në fushë,ai duhet të trajtohet kimikisht me qëllim që të mos preket nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm.

Afatet më të mira të mbjelljes, nxjerrjen e fidanëve në fushë janë:
SHЁRBIMET GJATЁ KULTIVIMIT

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Mbrojtjen nga sёmundjet dhe dëmtuesit e patëllxhanit
Shpërndaj në rrjetet sociale: