VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I NENËS




Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët më të përhapur në Pellgun e Mesdheut dhe tek ne janë:

  • Nena e përveshur(Amaranthus retroflexus L), tek e cila vilen duar duar gjethet kur ato kanë arritur madhësinë dhe pjekurinë karakteristike. Mund të vilet edhe me shkulje të bimës, kur ajo ka një lartësi 20-25 cm dhe masë gjethore të plotë e kërcej të butë. Kjo është forma më e përshtatshme për kultivim në fushë të hapur.
  • Nena e bardhë(Amaranthus albus L), që formon gjethe të gjera me ngjyrë të gjelbër të çelët e deri në të bardhë. 

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË NENË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:

  • Temperatura e tokës luan rol të rëndësishëm në përvetësim të lëndëve ushqyese dhe ujit për rrjedhojë në rritje dhe zhvillim të përshtatshëm të bimëve.
  • Përdorimi i tepërt i plehrave azotike (më shumë se 15 kg/dyn N), favorizon akumulimin e nitrateve në gjethe.
  • Më shumë prodhim gjethor merret në kushte të kultivimit në ditë të shkurtër dhe në klimë të butë.
  • Kur zgjidhni vendin për mbjelljen e nenës, duhet të kihet parasysh se kjo bimë, ashtu si spinaqi, ka nevojë për rrezet e diellit.

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Nenës?
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Nena mbillet direkt me farë. Për të patur prodhim të plotë këshillohet të mbillet herët në pranverë sapo të lejojnë kushtet e motit. Në varësi të kushteve klimatike të zonës së kultivimit nena mund të mbillet në fushë, nga 10 marsi deri më 10 maj.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja bëhet në vllaja, me shpërndarje të farës në rreshta me largësi midis tyre 30-40 cm për nenën e caktuar për vjelje me gjethe dhe 15-30 cm për nenën  e kultivuar për vjelje të njëhershme.

Thellësia e mbjelljes 3-5 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1-1.5 g/m². Bimët mbijnë pas 7-12 ditë. Pas mbjelljes është shumë me rëndësi që toka e mbjellë të mbahet e butë dhe e freskët, deri në mbirje të plotë.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për nenën në fushë?
Rrallimi i bimëve. Pas mbirjes, në varësi të mënyrës së kultivimit, për vjelje të njëhershme ose të shumëhershme (vjelje duar duar të gjetheve), bëhet rrallimi i bimëve. 

Shërbimi agroteknik më i rëndësishëm, krahas plehërimit dhe ujitjes, është luftimi i barërave të këqija. Barërat e këqija mund të luftohen me shkulje me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose prashitje, duke filluar dy-tre javë pas mbirjes së farës.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e nenës, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 30/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Fasules

Zbulo varietetet autoktone të Fasules

Lexo më shumë