Patogjeni prek organet ajrore të bimës, veçanërisht gjethet dhe lulet.
Në gjethe formon lezione të vogla në formën e pikës, më pas zmadhohet në formë rrethore në njolla ovale me kufi të errët, të purpurt me qendër gri.
Gjatë stinëve të shirave, në qendër të njollës vërehej një masë sporesh kafe e errët.
Në kushte ekstreme, njollat bashkohen, duke bërë që bima të thahet plotësisht, duke rezultuar në humbje të konsiderueshme.
Menaxhimi:
Kontrolli i lagështisë dhe ajrosja e bimëve.
Eleminimi i pjesëve dhe bimëve të infektuara.
Përdoren fungicide si Tebucunazole, kresoxim-methyl, metiram, dhe biofungicidit
Bacillus amyloliquefaciens.
Vyshkja e karafilit shkaktuar nga fuzarioza:
Shkaktari:Fusarium oxysporum f.sp.dianthi.Fusarium roseum var.arthrosporoides dhe F.roseum var. numeri
Simptomat
Është një trakeomykozë tipike e cila shfaqet me një zverdhje graduale dhe në fund tharje totale të bimës.
Në kushte lagështie në bazën e degës shfaqet një masë miceljale me ngjyrë të bardhë rozë.
Simptoma tipike është nxirja e enëve përçuese.
Menaxhimi:
Përdorimi i materialit shumëzues të pastër.
Dezinfektimi i tokës me solarizim.
Kontrolli i lagështisë.
Fungicidet që përdoren për kontrollin e sëmundjes janë: Boscalid+ kresoxim- methyl, Boscalid+ pyrclostrobin, shoqërura me produkte plehëruese që rrisin imunitetin e bimës, një tjetër fungicid është captan, etj.
Ndryshku i karafilit Shkaktari:Uromyces dianthi
Simptomat
Uromyces dianthi është sëmundja me e rrezikshme dhe e zakonshme e gjetheve të karafilit.
Sëmundja favorizohet nga lagështia.
Patogjeni prek të gjithë pjesët ajrore të bimës, me përjashtim të petaleve, në çdo stad zhvillimi.
Bimët e prekura kanë pustula në formë të zgjatur, të ngritura, fillimisht nën epidermë e më pas sipërfaqësore në ngjyrë të errët (uredosoret) ose të zezë (teleutosoret).
Në rast prekjeve të rënda, bima deformohet dhe humbet vlerën tregtare.
Menaxhimi:
Përdorimi kultivarëve rezistent,
Ajrosje e bimëve,
Kontrolli i lagështisë,
Menjanimi i plehërimit të tepërt azotik, kërkon plehërim të balancuar dhe me produkte plehërues që rrisin rezistencën e bimës ndaj sëmundjeve.
Fungicidet që përdoren: Kresoxim-methyl, fungicide me bazë bakri.
Alternarioza e karafilit
Shkaktari Alternaria dianthi
Simptomat:
Prek të gjithë pjesët ajrore të bimës, ndikon ndjeshëm në kufizimin e rritjes së karafilit.
Favorizohet nga lagështia e lartë dhe ujitjet në formë shiu.
Simptomat më shpesh vihen re në gjethe dhe më rrallë në lule.
Mbi organin e prekur duken njolla të vogla të purpurta të cilat zgjaten duke dhënë një njollë me anët në ngjyrë të purpurt të errët, ndërsa zona qendrore e saj ka ngjyrë gri të errët, e mbuluar nga konidet dhe miceli i patogjenit.
Në kushte lagështie të lartë njollat bashkohen duke dhënë një njollë nekrotike, që më pas çon në tharjen e gjethit. A. dianthi mbijeton në bimët e sëmura dhe përhapja e konideve bëhet nga era, uji i ujitjes, etj.
Menaxhimi:
Kontrolli i lagështisë,
Shmangia e formimit të lagështirës ajrore,
Ujitje me pika.
Përdorimi i materialit shumëzues të pastër dhe kultivarët rezistent.
Trajtimet gjethore mbeten bazë në kontrolllin e kësaj sëmundje.
Fungicidet që prdoren: Azoxystrobin, Pyraclostrobin, Boscalid+Kresoxim-methyl, etj.
Kalbëzimi gri në lulen e karafilit
Shkaktari: Botrytis cinerea
Simptomat
Patogjeni është shumë i përhapur në temperatura dhe lagështi relative të lartë.
Duke qenë patogjen polifag mundësitë e infektimit janë të larta. Mjafton që kushtet klimatike të jenë të favorshme për patogjenin.
Sporet e patogjenit mbasi mbijnë në kushte lagështie në petale, prekin gjithë lulen duke shkaktuar kalbëzim total të lules, ku formon një shtresë myku karakteristik gri i përbërë nga organet e shumëzimit (konidiofore dhe konide) të patogjenit.
Menaxhimi
Heqjen dhe eleminimin e luleve të prekura,
Uljen e lagështisë relative në pranverë
Shmangia e fenomenit të piklave të ujit në petale.
Fungicidet që përdoren janë: Boscalid+ kresoxim- methyl, Boscalid+ pyrclostrobin, captan, etj., shoqëruar me produkte plehëruese që ndikojnë në rritjen e imunitetit të bimës.
Për të shmangur fenomenin e rezistencës duhet të bëhet alternimi i fungicideve
Klikoni këtunëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin krizantemën?