Avantazhet e specit të shartuar




Shartimi i specit është një teknikë e përdorur gjerësisht në Europë, Azi dhe Amerikë, e cila vitet e fundit ka gjetur përdorim edhe në Shqipëri. Fermerët shqiptarë, të gjendur përballë vështirësive në rritje për luftimin e sëmundjeve, kryesisht atyrë që vijnë nga toka, kanë parë përfitimet e kësaj metode për të garantuar një prodhim cilësor dhe rendiment të lartë.

Arsyet kryesore që nxisin shartimin e specit janë:

  • Bimë më rezistente ndaj infeksioneve të tokës dhe sëmundjeve të tjera.
    Duke pasur parasysh që tokat nga viti-në-vit, sa vijnë dhe infektohen më shumë, sidomos nga sëmundje si Fuzarioza (Fusarium oxysporum f.sp. capsica), Nematoda (Meloidogyne incognita), sëmundjet bakteriale (Ralstonia solanacearum), Phytophthora dhe sëmundje kërpudhure si Verticillium. Është vërtetuar që luftimi i tyre me preparate kimik është i pamundur, alternativa e vetme ngelet përdorimi i nënshartesës.
  • Prodhimtari dhe cilësi më e lartë e frutit; 
    Nënshartesa arrin ta ushqejë në mënyrë efikase bimën duke sjellë një bimë të balancuar dhe të shëndetshme. Në këtë mënyrë arrihet një rendiment më  i lartë dhe cilësi më e mirë e frutit.
  • Bimë më e fuqishme e cila mundëson zgjatjen e ciklit prodhues;
    Nënshartesa , me karakteristikat e lartpërmendura,i jep mundësinë fermerit të zgjasë ciklin prodhues të një bime deri në 1 (një) vit.
  • Rezistencë ndaj streseve që shkakton temperatura dhe lagështia esktreme;
    Duke qënë se fermeret synojnë ta mbjellin fidanin në muajt dhjetor-janar, të cilët karakterizohen nga temperature shumë të ulta, nënshartesa siguron tolerancë më të lartë se fidani standart ndaj këtyre faktorëve. Nënshartesa po ashtu i sjell bimës një tolerancë më të lartë ndaj thatësirës dhe lagështirës së tepërt.
  • Mundësi kultivimi me EC të lartë duke bërë të mundur përmisimin e shijes.
    Kërkesat e tregut sa vijnë dhe po rriten, ku përvec uniformitetit dhe ngjyrës së specit, një kriter shumë i rëndësishëm është edhe shija e tij. Nënshartesa i jep mundësinë fermerit që të kultivojë duke përdorur kripëzim më të lartë në ujë, gjë e cila rrit shijen e specit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi teknikat e shartimit të specit. 

Data e publikimit: 28/07/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Me pelqeu si artikull, por nuk keni percaktuar varietetet te cilat mund te jene si nenshartes dhe qe kane me shume rezistence ndaj faktoreve (rrisk) qe keni permendur. Flm

-VEXHI HALILI


Shpërndaj në rrjetet sociale:

PYETJET MË TË SHPESHTA NË FUSHËN E BLEGTORISË - II

Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.

Lexo më shumë

VARIETETET AUTOKTONE TË QEPËS

Jeni të interesuar të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE BARISHTORE (BULBORE)

Bimët dekorative preken nga një sërë sëmundjesh dhe kontrolli i tyre është i një rëndësie të veçante për të garantuar mosprishjen e bukurisë së tyre

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E GLADIOLËS?

Simptomat dhe menaxhimi i tyre

Lexo më shumë