Profilaksia
Duhet të përqëndrohet në:
- Të shmanget futja në bletore e familjeve apo rojeve me origjinë të panjohur;
- Nuk duhen ushqyer bletët me mjaltra që vijnë nga bletore me origjinë të panjohur;
- Dezinfektimi i detyrueshëm i materialeve dhe pajisjeve të përdorura;
- Mbajtja e familjeve të fuqishme me mëma të reja, mundësishtë një vjeçare;
- Organizimi i mirë i dimërimit të bletëve dhe plotësimi i rezervave të tyre ushqimore në rastet e mungesës;
- Kontrollet e kujdesshme të kolonive të bletëve menjëherë pas daljes nga dimri dhe në pranverë.
TRAJTIMI
- Në rastet e infeksioneve të rënda kolonitë e bletëve të prekura nga pesta europiane duhet të digjen;
- Në rastet e infeksioneve të lehta një masë efikase mund të jetë dhe ndërprerja e pjellës duke bllokuar kështu zhvillimin e gjeneratës për një periudhë 2-3 javore, me anë të izolimit të mëmës. Kjo u krijon mundësi bletëve të eleminojnë materialet infekte që kanë në aparatin tretës. Ndërkohë duhet të merren masa për djegjen e hojeve më shumë të prekura dhe ndërrimin e mëmës;
- Rregullat dhe mënyra e dezinfektimit të materialit të infektuar, janë të njëjta me ato të përshkruara për pestën amerikane.