Teknologjia e kultivimit të kajsisë




Si në shumë vende të botës edhe në vendin tonë kajsia ka gjetur përhapje sepse:

  • Frutat e saj janë shumë të shijshme dhe aromatike
  • Janë të pasura me lëndë sheqerore, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale si dhe me vitamina. 
  • Frutat e kësaj pemë kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në industrinë përpunuese, si reçelra, marinada, lëngje, prevede, lëngje, etj.

KËRKESAT PËR KLIMËN DHE TOKËN
Kërkesat për temperaturën: Kajsia i duron temperaturat e ulëta.

  • fazën e qetësisë ajo duron temperatura minimale  deri - 30°C;
  • Sythat e fryrë dëmtohen në temperature nën - 8°C ;
  • Sythat e plasur (sapo kanë filluar të shpërthejnë) dëmtohen në – 6°C;
  • Lulet në fillimin e çeljes (hapjes së petaleve ) dëmtohen në – 4°C;
  • Lulet e çelura plotësisht dëmtohen në - 2°C;
  • Frutat e porsa lidhura dëmtohen – 0.6°C.

Kjo bimë që të frutifikojë duhet të kalojë periudhën (stadin) e jarovizimit (shuma për temperatura të ulëta nën + 7°C). Kjo periudhe është e ndryshme për kultivarë të ndryshëm dhe varion nga 250 – 1000 orë (me temperaturë nën + 7°C.)

Pse është e rëndësishme njohja e stadit të jarovizimit?
Nëse bima nuk e kalon këtë shumë orësh me këto temperatura atëherë procesi i diferencimit të luleve është shumë i ulët. Ky është edhe shkaku pse kultivarë me origjinë kontinentale nuk shkojnë në vende me klimë të ngrohtë siç është zona bregdetare e Shqipërisë.

Kërkesat për tokën
Në përgjithësi kajsia nuk pëlqen toka të ngjeshura, argjilore të rënda, me shumë gëlqere dhe të papërshkueshme nga uji. Kjo bimë e jep prodhimin e saj maksimal vetëm në toka të thella, të ajrosura dhe të kulluara mirë (ose më mirë të drenazhuara). Përmbajtjen e kalciumit në tokë e duron deri në 12 – 14%.

Sistemi rrënjor e ndjen tepricën e lagështirës në tokë dhe teprica e lagështirës favorizon zhvillimin e sëmundjes së kalbëzimit të frutave, vurgjeve dhe sëmundjeve virusale. prandaj kjo  bimë pëlqen më shumë tokat kodrinore dhe të kulluara mirë. 
Këshillë! Shmangni zonat me lagështi të lartë ajrore si dhe tokat me lagështi të madhe e ujërat nëntokësorë të cekëta.

Fazat e zhvillimit të kajsisë: Ashtu si shumica e pemëve frutore, te kajsia dallohen qartë 8 faza zhvillimi: 

  • Qetësia dimërore
  • Fryrja e sythit
  • Faza e skuqjes së sythave
  • Lulëzimi Lidhja e frutave
  • Fillimi i rritjes së frutave
  • Fillimi i pjekjes
  • Pjekja e plotë

Për secilën fazë, bima ka kërkesa të veçanta për sa i përket kushteve klimatike si dhe specifika në nivelin e kryerjes së shërbimeve agroteknike.

Varietetet kryesore që kultivohen në vendin tonë
Te kajsia ekzistojnë rreth 300 lloje kultivarësh/varietetesh. Sipas formës dhe origjinës se varieteteve kajsitë klasifikohen ne 3 grupime kryesore:

  • Varietete të Azisë së Mesme 
  • Varietete Evropianë
  • Varietete Irano-Kaukazianë.

Në grupin e varieteteve te kajsive Evropianë, janë pothuajse pjesa më e madhe kultivarëve te përhapur në kushte të vendit tonë. Në këtë grup përfshihen edhe zerdelitë, e cila rrjedh nga mbirja e farës së kajsive të zakonshme. Ky grup karakterizohet një bime me trup të vogël, me prodhimtari mesatare deri në të lartë dhe nuk jetojnë gjatë në krahasim me grupet e tjera. Ndërsa gjethet dhe frutat i kanë më të mëdha se ato të grupit te Azisë se Mesme. 

Sipas kohës së pjekjes ndahen në dy grupe:
Të hershme, piqen gjatë Qershorit: Akme, E hershmja e Toskanës, Ninfa 
Të vona, piqen fundi i Qershorit dhe gjatë Korrikut: Di nansi, Luizet

Përshkrimi i kultivarit “Akme”
Fruti është i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë  portokalli  me nuanca rozë nga ana e diellit. Tuli ndahet nga bërthama. Frutat piqen në ditët e para te qershorit.

Përshkrimi i kultivarit “Ninfa”
Pema është me zhvillim mesatar. Ka produktivitet (prodhim) të lartë e të vazhdueshëm.  Pema prodhon fruta në degët e përziera dhe degët njëvjeçare.
Fruti ka formë të rrumbullakët me ngjyra të verdhë me një nuancë të lehtë të kuqe.

Përshkrimi i kultivarit “E hershmja e Toskanës”
Fruti ka  me madhësi mesatare dhe shumë prodhues. Tuli nuk ndahet nga bërthama. Frutat piqen gjatë qershorit.

Përshkrimi i kultivarit “Luizet”
Fruti është i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë  portokalli me nuanca të kuqe nga ana e diellit. Tuli ndahet nga bërthama, është i lëngshëm dhe shumë i shijshëm. Frutat piqen në pjesën e dytë të qershorit ose  në ditët e para të korrikut.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Teknologjinë e ngritjes së pëmtores së kajsisë

Data e publikimit: 21/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Kontrolli i syrit të palloit

Përse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?

Lexo më shumë

KULTIVARËT KRYESORË TË ARRËS TË PËRHAPURA NË VENDIN TONË

Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.

Lexo më shumë

Kur duhet ta mbillni lakrën pranverore?

Njihuni me varietetet më të kërkuara të lakrës nga pikat e eksportit!

Lexo më shumë

KULTIVARËT, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KARROTËS NË FUSHË TË HAPUR

Cila është struktura varietore e rekomanduar për karrotën?

Lexo më shumë