Materialet plehëruese përfshijnë materialet organike (plehërimin e gjelbër, plehun shtazor, kompostimin, mbetjet drunore, gjethet) dhe materialet minerale (në një masë më të vogël).
Materialet organike përdoren për sigurimin e lëndëve ushqyese të kërkuara, kryesisht fosforin dhe potasin. Ato shpërndahen në ullishte përpara përdorimit të plehërimit të gjelbërt në vjeshtë.
Sistemet e mbjelljes së dendur, duhet të sigurohet mbulimi i të gjithë sipërfaqes ndërsa në mbjelljen ekstensive, dy here sa sipërfaqja e pemës. Ato përmbysen me një kultivator.
Plehu i stallave përdoret zakonisht në parcelë i papërpunuar (i freskët ose tharë) ose në gjendje të kompostuar. Ky pleh furnizon me lëndë ushqyese, furnizon lëndën organike, stimulon proceset biologjike, ndihmon në pjellorinë e tokës, etj. Disa plehra stalle mund të përmbajnë ndotës të tillë si hormonet, mbetjet antibiotike, mbetjet pesticide, organizma sëmundje-shkaktues apo edhe metale të rënda.
Është e domosdoshme që plehërimi të fillojë në fillim të vjeshtës gjatë stinës me reshje pasi lëndët ushqyese duhet të treten në tretësirën e tokës përpara se të përthithen nga pemët e ullirit. Lëndët ushqyese të materialeve organike treten me ngadalë dhe po kaq ngadalë vihen në dispozicion të pemëve të ullirit dhe duke patur parasysh faktin se pemët nuk përthithin lëndët ushqyese me të njëjtin ritëm gjatë gjithë vitit, duhet te sigurohemi që të ketë vazhdimisht lëndë ushqyese në dispozicion të tyre. Kjo sigurohet me anë të lëndës organike dhe mbetjeve bimore, të cilat transformohen në lëndë organike në tokë.
Sasia e materialeve organike varet:
Plani i plehërimit duhet të hartohet për qëllimet e rritjes së lëndës organike dhe pjellorisë, së tokës dhe për këto arsye duhet të kombinohet me praktika që lidhen me menaxhimin e tokës në ullishte (ujitja dhe punimi i tokës).
Vlera standarde të makroushqyesve kryesorë në tretësirën e tokës
Elementet | Ulët | Mesatar | Lartë |
N gjithësej (%) | |||
Tokë ranore | <0.8 | 0.8 - 1.2 | >1.2 |
Tokë lymore | <1.0 | 1.2 - 1.6 | >1.6 |
Tokë argjilore | <1.2 | 1.2 - 1.6 | >1.6 |
C/N | <9 | 9 - 15 | >15 |
P (ppm) | <10 | 10-20 | >20 |
K (ppm) në PE | |||
< 10 | <70 | 70 - 120 | >120 |
10-20 | <100 | 100 - 200 | >200 |
<20 | <150 | 150 - 300 | >300 |
Ca (ppm) në PE | |||
< 10 | <800 | 800 – 1800 | >1800 |
10-20 | <1500 | 1500 - 3500 | >2500 |
<20 | <3000 | 3000- 6000 | >6000 |
Mg (ppm) në PE | |||
< 10 | <70 | 70 - 120 | >120 |
10-20 | <100 | 100 - 180 | >180 |
<20 | <150 | 150 - 300 | >300 |
Lënda organike (%) | |||
Tokë ranore | <0.8 | 0.8 1.5 | >1.5 |
Tokë lymore | <1.5 | 1.5 -2.0 | >2.0 |
Tokë argjilore | <2.0 | 2.0 – 2.5 | >2.5 |
Përçushmëria elektrike (PE) | <10 | 10 - 20 | >20 |
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Si duhet të përdoren plehërat organike në ulllishte?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëJeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë