KALENDARI I PUNËVE NË BLETARI




Muaji Korrik                                              

  • Përgjatë dy javëve të para të këtij muaji kryhen vjeljet e dyta të mjaltit shumëlulesh apo të mjaltrave të pyllit.
  • Bletërritësit profesionistë mund të bëjnë bllokimin e mëmës duke e izoluar atë me qëllim trajtimin me efikasitet të lartë për kontrollin e varroatozës në momentin kur në zgjua të kenë çelur të gjitha pjelljet e vulosura. Ky trajtim mund të bëhet me acid oksalik ose ndonjë preparat tjetër.
  • Bletarët që nuk kanë mundësi të realizojnë bllokimin e pjelljes, kryejnë trajtime me preparate sipas këshillës së Mjekut Veterinar dhe i shënojnë këto trajtime në librin e fermës.
  • Kontrollohen kolonitë e bletëve për sëmundjet e pjellës dhe nëse rezultojnë shenja klinike të tyre njoftohet Mjeku Veterinar i zonës dhe dërgohen në laborator kampionë me hoje që kanë pjellje për tu analizuar.
  • Kur parqet e bletëve ndodhen në zona, kullotat e të cilave kanë mungesë poleni, në fundin e muajit Korrik bletari duhet ta kompesojë këtë mungesë duke i ushqyer bletët me polenin që mund të ketë ruajtur nga muajt Maj-Qershor, ose përmes zëvendësuesve të polenit.

Muaji Gusht                                                          

  • Gushti për bletarët është muaji kur fillon investimi për sezonin e ardhshëm në bletari.
  • Trajtohen kolonitë e bletëve për kontrollin e varroas.
  • Në zonat me mungesë të nektarit dhe polenit ushqehen bletët për të shtuar pjelljen me qëllim ruajtjen e forcës së kolonive që do të përgatiten për dimërim.
  • Shtegëtohen parqet që kanë qenë në kullotat malore dhe kthehen në zonat ku do të dimërojnë.
  • Fillon heqja e depozitave të mjaltit, ose ndryshe e kateve dhe depozitimi i tyre duke marrë masat për ti mbrojtur hojet që të mos dëmtohen nga tenja e dyllit ( Galleria mellonella).
  • Ngushtimi i hyrjeve dyert e zgjoit për të shmangur fenomenet e vjedhjeve si dhe ato të sulmeve nga specie të tjera si grethi i kuq etj.

 

Muaji Shtator

  • Në këtë muaj kontrollohen kolonitë e bletëve për sëmundjen e nozematozës duke dërguar kamipone bletësh të rritura në laborator për të vlerësuar situatën ( kampionaturat dërgohen në laborator me Fletë-Shoqërimi nga Mjeku Veterinar i AKVMB së zonës ku ndodhet parku i bletëve).
  • Varësisht nga rezultati i analizave laboratorike merren masat në kolonitë e bletëve.
  • Kur bletari nuk ka arritur të përfundojë ende trajtimet për kontrollin e varroatozës, vijon të procedojë me këto trajtime në kolonitë e bletëve që posedon.
  • Në zonat me klimë kontinentale plotësohen rezervat ushqimore të bletëve për dimërimin e tyre si dhe kontrollohet cilësia e pjelljes së mëmave, nëse këto të fundit konstatohen të kenë probleme, zëvendësohen me mëma të këtij viti të ruajtura në nukleuse.
  • Mbajtjen të ngushtuar të hyrjeve të dyerve të zgjoit për të shmangur fenomenet e vjedhjeve si dhe ato të sulmeve nga specie të tjera si grethi i kuq etj.

Muaji Tetor                                                

  • Në zonat me klimë kontinentale kryhen kontrollet e vjeshtës për të vlerësuar forcën e kolonisë, rezervat ushqimore, praninë e mëmës, ngushtimin e folesë sipas sasisë së rrugëve/mizë që disponon secila koloni.
  • Mbajtjen të ngushtuar të hyrjeve të dyerve te zgjoit për të shmangur fenomenet e vjedhjeve si dhe ato të sulmeve nga specie të tjera si grethi i kuq etj.
  • Në zonat me klimë mesdhetare kolonitë e bletëve mund të shtegëtohen në kullotat e vjeshtës siç janë ato të shqopës vjeshtake, maresë, etj.

 

Muaji Nëntor                                                                                                          

  • Në zonat me klimë kontinentale zbatohet protokolli i përgatitjes së bletëve për dimërim.
  • Fundi i këtij muaji në zonat me klimë kontinentale korespondon edhe me çeljen e pjelljeve të fundit të këtij sezoni dhe kjo është periudha kur kryhen trajtimet radikale me acid oksalik për kontrollin e varroatozës.
  • Në zonat me klimë mesdhetare, për parqet e bletëve të vendosuar në kullotat e vjeshtës kontrollohen rezervat ushqimore, nëse ka prodhim më shumë sesa i nevoitet bletëve për dimërim, tepricat e mjaltit kalojnë në vjelje.

Muaji Dhjetor                                                                         

  • Në zonat me klimë kontinentale bletët janë në fazën e dimërimit ndërsa bletarët përgatisin korniza dhe bazën materiale për sezonin e ardhshëm.
  • Për bletërritësit që mbarështojnë kolonitë e tyre të bletëvë në Zonat e ulëta ( ose zonat me klimë mesdhetare), 10-të ditëshi i fundit i Dhjetorit ( nëse kolonitë e bletëve nuk kanë më pjellje) është periudha kur duhet të kryejnë trajtimin radikal me acid oksalik për kontrollin e varroas. Një trajtim i tillë mund të kryhet si në formën e solucionit përmes shiringës, po ashtu edhe me sublimim duke përdorur sublimatorët.  Nëse pjellja nuk ka çelur ende ky trajtim kryhet në dhjetë-ditëshin e parë  të Janarit.

 

Data e publikimit: 04/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TË USHQYERIT E BLETËVE NË PRANVERË

Të ushqyerit e bletëve është padyshim një nga operacionet më të rëndësishme të kryera në praktikat e bletarisë. Krahasuar me kafshët e tjera të kultivuara, bletarët kanë një avantazh të padiskutueshëm në atë që kolonitë nuk duhet të ushqehen rregullisht.

Lexo më shumë

CIKLI I ZHVILLIMIT TË TROPILAELAPS

Rriqnat  e rritura të Tropilaelaps spp. janë në gjendje të lëvizin shpejt nga bleta në bletë dhe brenda kosheres. Ato gjithashtu mund të lëvizin nga një familje bletësh në tjetrën, duke përfituar nga fenomenet e zhvendosjes ose plaçkitjes.

Lexo më shumë

TROPILAELAPS DHE DËMET QË AI SHKAKTON NË BLETARI

Tropilaelaps spp., dëmet që ai shkakton në bletari dhe përhapja gjeografike

Lexo më shumë

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë