DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Përgatitja e Planit të Biznesit është hapi i parë pasi të keni konsideruar çështjet e shtruara më sipër. Pra, përmes planit të biznesit ju do të mund të përcaktoni mënyrën sesi do të funksionojë biznesi juaj. Rendisni së pari se cilat janë anët më të forta që do të ketë biznesi, anët e dobëta, mundësitë si dhe rreziqet me të cilat ai do të përballet. Përfshini gjithashtu informacionin lidhur me tipin e fermës që ju dëshironi të keni, qëllimin e saj – prodhim qumështi, mishi apo prodhim i dyfishtë, racën më të përshtatshme, sa para do të investoni, tregjet potenciale ku do të blini kafshët dhe inputet e tjera të fermës ashtu edhe tregjet potenciale të shitjes së produkteve të saj.

 Mbani parasysh se në biznesin e fermave të gjedhit, ju duhet të shpenzoni një sasi të konsiderueshme parash, përpara se të filloni të krijoni të ardhura nga biznesi. Ndaj, fillimisht planifikoni sesi ta bëni sa më të qëndrueshëm e fitimprurës biznesin dhe më pas sesi mund ta zgjeroni atë. 

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Plani i Biznesit duhet të përfshijë:

  • Përmbledhjen ekzekutive – ky seksion përmbledh të gjithë planin e biznesit në mënyrë të tillë që detajet kryesore të jenë të kuptueshme sa më shpejt nga kushdo që do ta lexojë atë.
  • Përshkrim i përgjithshëm i fermës – ky seksion përshkruan historikun e fermës (nëse keni një historik të mëparshëm) ose llojin e biznesit që planifikoni të zhvilloni, p.sh. nëse ferma do të jetë për rritje viçash, për prodhim qumështi, apo qëllim të dyfishtë mish-qumësht.
  • Analiza e sektorit – seksioni përshkruan informacionin kryesor lidhur me sektorin blegtoral, situatën e fermave blegtorale, tendencat e tyre, tregun dhe tendencat e tij.
  • Analiza e klientit – seksioni përshkruan klientët tuaj potencialë dhe vendodhjen e tyre (si për blerjen e inputeve ashtu edhe për shitjen e produkteve).
  • Analiza e konkurrencës – seksioni shërben për dokumentimin e  konkurrentëve kryesorë të biznesit me të cilët do të përballeni dhe si do të ndërtoni përparësi konkurruese.
  • Marketingu – ky seksion përshkruan në detaje planin e marketingut, të produkteve, çmimet si dhe strategjitë që do të përdorni për të promovuar këto produkte.
  • Operacionet – ky seksion do të shërbejë për të dokumentuar proceset kryesore të përditshme në fermë, si dhe nevojat për personel.
  • Perspektiva e fermës – në këtë seksion do të përshkruani se ku dëshironi të arrini në perspektivë pas 5 vitesh, 10 vitesh, e kështu me rradhë. Këtu mund të përfshini gjithashtu edhe ekipin e menaxhimit të fermës.
  • Plani Financiar – ky seksion përshkruan kostot fillestare për ngritjen e biznesit, qarkullimin e parasë (shpenzime – të ardhura), si dhe burimet e financimit.

Nëse plani i biznesit tuaj është premtues për të ardhmen e biznesit, filloni procedurat për regjistrimin e tij pranë Qendrës së Regjistrimit të Biznesit dhe paisjen me Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS/NIPT), gjë që ju mundëson zhvillimin e biznesit në mënyrë të ligjshme, hyrjen në tregje, punësimin ligjor të punonjësve në fermë si dhe mundësinë për financime si nga skemat mbështetëse kombëtare ashtu edhe ato të fondeve të BE. 

Ndërkohë, ju keni siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e fermës sikurse lejen e ndërtimit të stallës, transportit të kafshëve, lejen e shfrytëzimit të burimeve ujore si dhe të energjisë elektrike, si dhe liçencat përkatëse. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Përzgjedhjen e vendodhjes së fermës.

Data e publikimit: 13/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë