Cilat janë sëmundjet më të rrezikshme që mund të prekin bimën e kungullit në serra?
Më poshtë do të gjeni këshilla dhe mënyrat e luftimit të sëmundjeve që prekin bimën e kungullit.
Nemtoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët.

Simptomat e kësaj sëmundje janë
Një mënyrë tjetër për ta verifikuar është duke kontrolluar sistemin e rrënjëve siç mund ta shohim në figurë. Në të mund të shohim qartë nyjet e shkaktuara nga Nematoda. Përdorimi i varieteteve rezistente, qarkullimi i kulturave bimore e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Përdorimi i nematocideve të ndryshëm është efektiv.
Kalbja e fundit të frutit (BER)
Kjo sëmundje vjen nga mungesa e kalciumit. Kalciumi ndihmon bimën që të ndërtojë një strukturë të qëndrueshme. Në qoftë se bima merr pak kalcium gjatë kohës së zhvillimit të frutit, ajo e ka të pamundur të ndërtojë qelizat e frutit, në veçanti ato në fund të frutit, pjesë e cila rritet më me shpejtësi. Kur fruti fillon të rritet, qelizat në fund të frutit fillojnë të shkatërrohen dhe shfaqet ngjyra e zezë identifikuese e kësaj sëmundjeje. Pasojat e kësaj sëmundjeje janë maturimi parakohe i frutit dhe mungesa e shijes. Kini parasysh që trajtimet duhen bërë përpara se sëmundja të shfaqet pasi është e pamundur të luftohet.

KONTROLLI:
KUJDES! Shmangni përdorimin e tepërt të Bakrit, kur bëni aplikime kundër infeksioneve bakteriale.
SHËNIM: Varietetet me përmbajtje të lartë të lëndës së thatë (Brix më të lartë = aromë më të mirë) janë më të ndjeshëm ndaj BER;
Fuzarioza
Fuzarioza në kungull manifestohet në dy forma:

Simptomat në të dyja format janë të ngjashme me fusarium wil si:
Kërcelli dhe rrënjët, në pjesën e brendshme të tyre marrin ngjyrë kafe dhe pjesa e infektuar e kërcellit zbutet. Kur prek frutat, ato kalben dhe shfaqin pulla në formë të rrumbullakët. Duke qenë se kjo lloj sëmundje kërpudhore mbijeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet:
Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperaturat e ftohta të ajrit dhe lagështia e lartë e tokës.
KONTROLLI I SËMUNDJES:
Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Previcur Energy 300 ml për 1000m². Në qoftë se prekja nga fuzarioza është akoma e lartë, mund të aplikohet i njëjti trajtim me anë të vaditjes me pika.
Virusi i mozaikut të kastravecit (CMV)
Ky virus transmetohet me anë të afideve dhe favorizohet nga temperaturat e larta. Shenjat e para të prekjes nga ky virus janë disa njolla jeshile të errëta dhe të verdha në gjethet e bimës. Gjethet e prekura nga virusi nuk funksionojnë normalisht dhe bima ka vështirësi në rritje. Kur sëmundja avancon, njollat e verdha kthehen në kafe.

KONTROLLI
Ju mund ta parandaloni këtë virus duke zbatuar këto sugjerime:

Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Kur kjo sëmudje avancon, gjethet fillojnë të marrin ngjyrë gri deri sa thahen, kthehen më pas në ngjyrë kafe dhe bien nga bima. Hiri kryesisht prek bimët më të vjetra dhe favorizohet nga temperaturat e ngrohta (20-28°C). Kjo sëmundje bllokon poret e gjethes dhe drita nuk depërton në to, duke bllokuar proçesin e fotosintezës, gjë që sjell dobësimin e bimës. Rritja e bimës ndërpritet, gjethet e vjetra bien dhe bima ka vështirësi të mbijetojë. Frutat e kungullit që prodhohen nga bimë të prekura nga hiri, humbasin shijen dhe fortësinë.

KONTROLLI:
Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. Në qoftë se nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rrezikohet humbja e bimës.

Shkaktohet nga:
KONTROLLI: Mënyrat për të kontrolluar kalbëzimin janë:
Vrugu
Vrugu është sëmundje kërpudhore e cila prek kungullin. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi të dobët të frutave.
Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Lagështia ajrore e favorizon shumë këtë sëmundje. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë.

KONTROLLI:
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

Periudha nga vjelja dhe deri në konsumim
Vjelja e kungullit është fazë shumë e rëndësisshme sepse ndikon në cilësinë e frutit dhe rrjedhimisht në shitjen e produktit. Duhet patur kujdes që gjatë vjeljes, mos të dëmtohen frutat.
Duke qenë në kontak me pikat e eksportit, fermeri do të bëjë një standartizim sa më efikas në varësi të madhësisë së frutit dhe llojit të frutit.
Ambalazhimet që preferohen janë ato në arka kartoni me peshë 7-8 kg për arkë, të mbuluara me qese celofoni, e cila ndihmon në ruajtjen e freskisë së frutit ose në qese plastike me vrima. Arkat e kartonit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të gjata dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore.
Temperatura e rekomanduar për transport është 8-10°C me lagështi 90-95%.
Shpërndaj në rrjetet sociale: