Histori suksesi-Melsi Bezati




Melsi Bezat është një blegtor i ri në fshatin Vreshtaz të Korçës, që po vazhdon në rrugën që nisi i ati i tij vetëm me një lopë dhe sot kanë rreth 20 lopë të riprodhuara në fermën e tyre. 

Historia e bashkëpunimit me FED invest-in ka nisur prej sugjerimit të vëllait të Melsit, një anëtarë i vjetër i institucionit, dhe mbështetjen ai e ka përdorur për të shtuar një stallë të re për lopët.

Përmes Qendrës ABA ne i ofruam mbështetje, gjë që do ta bëjmë në vazhdimësi, për përmirësimin e kushteve të mjediseve, të racionit ushqimor, cilësisë dhe sasisë së qumështit, pra konsolidimit të fermës blegtorale për arritjen e objektivave që Melsi i ka vënë vetes.

Data e publikimit: 06/01/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: