Ngritja e një agrumishte të qëndrushme garanton sasi dhe cilësi të prodhimit dhe njëkohësisht jetëgjatësi të bimës së agrumeve.
Mjedisi i kultivimit të agrumeve
Si rezultat i lidhjes së ngushtë bimë ambjent agrumet kanë konsoliduar kërkesa specifike ndaj faktorëve të mjedisit të cilat janë të ndryshme për specie të ndryshme.
Në rastin konkret faktorët klimatik që përcaktojnë nëse një mjedis është i përshtatshëm për kultivim agrumesh janë dy: 1) Temperatura e ajrit, 2) Karakteri i erës së zonës. Faktorë të tjerë plotësues janë: Lagështia ajrore, Rrezatimi diellor, Sasitë e reshjeve, Kundrejtimi.

Temperatura optimale për zhvillimin normal të agrumeve është e ndryshme sipas fenofazave.
Gonxhimi në zonën e bregdetit Jon gonxhet formohen në muajin shkurt. Në Vlorë,Lushnje e Tiranë kjo fenofazë vonohet 20-30 ditë më shume. Gonxhimi kryhet në temperatura 18 - 22°C, ndërsa mandarina kryen gonxhim në temperaturë 15-16°C.
Lulëzimi është dukuri e veçantë në agrumikulturë pasi agrumet shquhen për lulëzim të bollshëm e të zgjatur. Lulëzimi zgjat nga 20-25 ditë deri 50-55 ditë dhe kryhet në temperaturën 16-17°C. Zgjatja e kohës së lulëzimit është shumë e rëndësishme. Agrumet shumicën e luleve e hedhin. Nuk mund ti ushqejë dhe ti rrisë të gjitha lulet që nxjerr.
Shkaqet e rrëzimit të luleve
Masat për të shtuar përqindjen e luleve në agrume.

Kujdes! Ngritja ose ulja e temperaturave jashtë kufijve të temperaturave të lartë përmendura nxit formimin e luleve me defekte morfologjike dhe çrregullime në pllenim. Temperaturat mbi 22°C frenojnë në një masë të konsiderueshme rritjen vegjetative kurse kur temperatura rritet mbi 30°C ndalohet plotësisht vegjetacioni.
Dëme të mëdha vërehen kur rënia e temperaturës shoqërohet me lagështi të madhe ajrore. Kështu manderina dëmtohet në minus 8°C, ndërkohë që duron uljen e temperaturës deri në minus 11°C.
Kërkesat ndaj lagështisë
Kërkesat për dritë
Kërkesat e agrumeve për tokë
Agrumet si kultura intensive kanë kërkesa të mëdha ndaj tokës dhe duhet të kryhen analiza fiziko-kimike për të gjetur raportet e elementet ushqyes përbërës. Ato preferojnë:
Tokat më të preferuara janë ato që përmbajnë 35-55 % rërë, 25-45% lym dhe 10-25% argjil.
Kujdes!
Ndikimi i erërave
Në ngritjen e agrumishteve të reja, era është një element i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë. Për të eliminuar efektet negative të erërave është e domosdoshme që mbjellja e agrumeve të shoqërohet me breza mbrojtës (erëpritës të përbërë nga bimë me gjelbërim të përhershëm që sigurojnë kurorë më të lartë se agrumet)
Kujdes! Sa më e fortë të jetë era aq më të larta duhet të jetë kurora e erëpritësit, tek ne ekziston përvoja e përdorimit të ullirit si bimë mbrojtëse.

Lartësia nga niveli i detit
Lartësia e kultivimit nga niveli i detit varet nga gjerësia gjeografike dhe natyra e mikroklimës si dhe kërkesa e kultivarit.
Kundrejtimi i terrenit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë shenjat dalluese (simptomat) të sëmundjes dhe si bëhet parandalimi i saj?
Lexo më shumë
Si zhvillohet dhe përhapet sëmundja?
Lexo më shumë
Tenja minuese e agrumeve këto vitet e fundit është kthyer në një problem shqetësues për agrumet që kultivohen në pellgun e mesdheut.
Lexo më shumë
Tenja minuese e agrumeve ka katër faza të jetës: veza, larva, pupa dhe insekti i rritur
Lexo më shumë