Demonstrim Praktik: “Standardet e vjeljes së rrushit”


Event: 10/09/2021 - 30/09/2021



Demonstrim Praktik: “Standardet e vjeljes së rrushit” i organizuar nga Qendra ABA  në Cërrik, Elbasan me datën 10 shtator, 2021 ora 10:00

Qëllimi: Të njihemi me treguesit kryesorë që përcaktojnë momentin më të përshtatshëm të vjeljes së rrushit, me synim realizimin e një prodhimi sa më cilësor dhe me aftësi ruajtje sa më të gjatë.

 Demonstrim praktik do të përqendrohet në:

  • Rëndësia që ka përcaktimi i momentit të vjeljes së rrushit.
  • Cilat janë treguesit kryesorë që tregojnë pjekjen e plotë të rrushit, pra përcaktojnë kohën kur duhet të fillojë vjelja?
  • Si përcaktohet përqindja e sheqerit në kokërr, si treguesi kryesor i cilësisë dhe përcaktimit të çmimit të shitjes së rrushit?
  • Koha e vjeljes dhe ndikimi i motit në përcaktimin e kohës së vjeljes dhe organizimi i vjeljes.
  • Masat që merren pas vjeljes si pastrimi, seleksionimi dhe ambalazhimi.

Data e publikimit: 08/09/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: