KRASITJA PRODHUESE TEK MOLLA




Është operacioni që kryhet në pemë pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese. Nëpërmjet krasitjes syno që pemës t’i sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhues (frutorë). 
Krasitja prodhuese në bimët e mollëve, sipas kohës kur ato kryhen, ndahet në: 

  • Krasitja dimërore
  • Krasitja verore

Krasitja dimërore
Krasitjet prodhuese dimërore bëhen në periudhën e dimrit, kur bimët janë në  qetësinë relative. 
Kjo krasitje ndikon drejtpërsëdrejti në një rinovim të vazhdueshëm të bimëve, rritjen e prodhimit (10 – 20% në vit), rritjen e cilësisë, uljen e periodicitetit të prodhimit si dhe eliminon plakjen e parakohshme të bimës. Krasitësi duhet të njohë shumë mirë elementët prodhues te molla (degëzat).

Cilat janë degëzat tek molla?
Degëzat e holla, janë degëza njëvjeçare, të holla më gjatësi 15 cm. Sythat anësore janë tërësisht vegjetative dhe ai i majës zakonisht është frutore. 
Degëzat e shkurtra, janë degëza me moshë shumëvjeçare, nga 4-10 vjet me gjatësi nga 3 - 15 cm,  kanë ndërnyje të shkurtra dhe janë të mbushura me sythe frutore. Në  dimër, asnjëherë, ato nuk duhet të shkurtohen apo të priten
Degëzat e torbeste, janë degëza tipike për farorët dhe formohen nga kombinimi i degëzave të holla dhe atyre të shkurtra, rriten shumë ngadalë dhe mund të frutifikojnë për 10-15 vjet me radhë. Në  dimërore, asnjëherë,  nuk duhet të priten. Ato mund të rrallohen vetëm nëse pema ka shumë të tillë ose kur janë shumë të vjetra.

Cilat janë rregullat kryesore që duhet të ndjekë një krasitës në krasitjen dimërore?

  • Kur nënshartesa është mollë e egër, synohet që gjatë krasitjeve dimërore kurora të mbahet në formën e përcaktuar më parë si kupore, piramidale, me kate apo kate të përmirësuara, etj.
  • Kur nënshartesa është vegjetative, kurorat duhet t'i nënshtrohet formave të detyruara si kordon, konike ose palmetë.

Çfarë duhet të hiqni në krasitjen dimërorë?

  • Hiq degët  e tepërta, degët e thyera e të sëmura
  • Hiq të gjithë thithakët dhe degët e drejta
  • Gjatë pesë viteve të para hiq ngarkesën e tepërt me sytha frutorë
  • Hiqen plotësisht degëzat e vjetra torbeste (kryesisht ato mbi 4 ose 5 vjeçare);
  • Kurrë mos hiq degëzat e reja torbeste dhe nëse ka shumë, ato vetëm mund të shkurtohen ne 1/3 -1/2 e gjatësisë, me qëllim diferencimin e sythave të tjerë frutore.
  • Mos hiq degëzat e shkurtra sepse ato janë frutore;
  • Mos shkurto degëzat e holla (në majë të tyre ka syth frutor). Në se lind nevoja ato mund të shkurtohen ne 1/3 -1/2 vetëm për të veshur kurorën me lastarë të rijnë.

Kujdes! Asnjëherë mos hiq të gjitha degët vegjetative, sepse dëmtohet ekuilibri i bimës dhe në vitet e ardhshme bima do të  ketë shumë pak sytha frutorë.

A duhet kryer krasitja verore te molla?
Krasitja verore te molla nuk duhet praktikuar intensivisht
Ajo duhet të përqendrohet në:

  • Heqjen e thithakëve (lastarëve që dalin nga baza e poshtme)
  • Lastarët me rritje të drejtë e të fuqishme (të cilat dalin në vende të papërshtatshme).

Kur mendoni se ndonjë nga këto degë do të shërbeje për formimin e një krahu (degë skeletore apo veshëse), vendosni ju, atëherë ajo duhet të pincohet me qëllim që të ndaloje rritjen në lartësi dhe të vazhdoje diferencimin e degëzave veshëse, të cilët do të shërbejnë për prodhimin e ardhshëm.

Si dhe kur duhet të bëhet rrallimi i frutave?
Kjo masë agroteknike është e domosdoshme, kur destinacioni i prodhimit është për konsum të freskët,  sepse ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së frutave. 

Është procesi i heqjes/rrallimit të disa frutave duke lënë një ose rrallë dy fruta për lulesë. 

  • Rrallimi bëhet pas rrëzimit fiziologjik të frutave. Gjatë rrallimit llogarisni që një frutë të ushqehet me 45 – 55 gjethe.
  • Gjatë rrallimit  hiq të gjitha frutat e dëmtuara, të sëmura, frutat dyshe dhe të deformuara. 
  • Në praktikë, gjatë rrallimit, largësia mes kokrrash duhet të jetë sa madhësia e grushtit (10 – 12 cm).

Ne sipërfaqe të mëdha mund të aplikohet rrallimi me kimikate. Trajtimi kryhet pas lidhjes së frutave kur ato kanë arritur madhësinë 6 – 20 mm. Qarkullojnë disa lloje preparatesh të cilat kanë specifikat e tyre të përdorimit, prandaj për preparatin, përqendrimin dhe kohën  e përdorimit konsultohu me specialistin dhe fitofarmacistin e zonës tuaj. 
Përdorimi i hormoneve të rritjes është thelbësor për lulëzimin e mirë si dhe ngjyrosje e frutave.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek molla

Data e publikimit: 16/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

NDIKIMI I NDRYSHIMEVE KLIMATIKE MBI BLEGTORINË DHE MASAT PËR PËRBALLIMIN E TYRE

Cili është ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e kafshëve, mirëqenien e tyre, prodhimin dhe riprodhimin? Cilat janë masat për përballimin e tyre?

Lexo më shumë

ÇFARË ËSHTË KOMPOSTIMI DHE VLERAT E TIJ

Keni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?

Lexo më shumë

ÇFARË MUND TË KOMPOSTOHET DHE KËRKESAT PËR CILËSINË E MATERIALEVE TË KOMPOSTUESHME

Pothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.

Lexo më shumë