GJENETIKA NË SHËRBIM TË NEVOJAVE TË FERMËS




Si ndikon gjenetika në zgjidhjen e disa problemeve që ju hasni gjatë menaxhimit të tufës së gjedhit? Në këtë artikull si dhe disa artikuj të tjerë pasues, ne do të trajtojmë zgjidhjen e problemeve përmes përdorimit të një gjenetike specifike. Këtë cikël artikujsh e fillojmë me ndikimin e gjenetikës në përmirësimin e situatës së mastitit në gjedh

Inseminimi artificial nuk është një praktikë e cila mundëson vetëm sigurimin e pasardhësve në fermë, por garanton edhe përmirësime gjenetike përmes demave të përzgjedhur me aftësi përmirësimin e situatave të ndryshme kritike në fermë. 

Riprodhimi për rezistencë ndaj mastitit dhe rezistencë ndaj sëmundjeve mund të sjellë rezultate në jetën prodhuese të tufës. Ndonëse ju mund të ndryshoni strategjitë e seleksionimit ndër vite, qëllimi kryesor në fermë mbetet i njëjtë, pikërisht ai i riprodhimit për të siguruar kafshë më efiçente dhe fitim prurëse.  

Tashmë të gjithë jemi dëshmitarë për suksesin e arritur përmes përmirësimit gjenetik në rritjen e prodhimit të qumështit, duke patur ferma me prodhimtari mbi 6,000 litër për krerë në laktacion, prodhim ky që është dyfishi i mesatares kombëtare të prodhimit.  

Natyrisht rritja e prodhimit shoqërohet me probleme të fertilitetit dhe ato shëndetësore, pra sa më i lartë të jetë prodhimi aq më të larta janë problemet e lidhura me fertilitetin si dhe shëndetin e kafshëve përfshirë këtu veçanërisht mastitin. Një problem i tillë është ndërmarrë për zgjidhje nga shkenca përmes gjenetikës e cila ka mundësuar përzgjedhjen e lopëve që mund të qëndrojnë më gjatë në tufë  si dhe përzgjedhjen e lopëve me një nivel të ulët të qelizave somatike

Pikërisht, qelizat somatike janë përdorur si një nga treguesit e vlerësimit të pranisë së mastitit në tufë. Tashmë realizohen vlerësime gjenetike të tufave për rezistencë ndaj 6 sëmundjeve duke përfshirë mastitin, ku po përdoren metoda më të avancuara dhe të drejtëpërdrejta për seleksionimin e lopëve për shëndet të përmirësuar të gjirit, kjo jo vetëm bazuar në praninë e qelizave somatike.   Studimet në nivel ndërkombëtar tregojnë se mastiti është një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më të kushtueshme në ferma sot, sikurse është dhe një nga problement me shkallën më të lartë të trashëgimnisë

Pra, nëse në fermë keni një lopë me probleme të vazhdueshme mastiti, bëni kujdes që ajo të mos jetë lopa juaj e preferuar për riprodhim dhe remont. Ndaj, rezistenca ndaj mastitit është një nga karakteristikat që ju duhet të mbani parasysh në përzgjedhjen e kafshëve për remont. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me mënyrën se Si të realizojmë përzgjedhjen e demave për përmirësimin e tipareve të dëshiruara.

Data e publikimit: 06/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë