Standardet në agroushqim




Sistemi HACCP (Rreziku, Analizat,  Pikat Kryesore të Kontrollit) është një sistem menaxhimi që garanton sigurinë ushqimore nëpërmjet analizës dhe kontrollit të rreziqeve biologjike, kimike dhe fizike të materialeve bazë, trajtimit, prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të prodhimit përfundimtar. Ai është një sistem kontrolli i procesit i bazuar në shkencë për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore që mundësojnë: 

Identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të mundshme, qofshin ato fizike, kimike apo mikrobiologjike në faza të ndryshme;

1.Përcaktimin e masave të nevojshme të parandalimit dhe kontrollit;
2. Marrjen e masave në mënyrë efikase.

Sistemi HACCP përbëhet nga dy elemente bazë:

- Rreziku dhe Analiza - HA përfaqëson analizën e rrezikut, si për shembull identifikimin e rreziqeve në secilën fazë të prodhimit ushqimor dhe të vlerësimit të rëndësisë së këtyre rreziqeve për shëndetin e njeriut.
- Pikat Kryesore të Kontrollit - CCP janë hapa ose pika që mund ta parandalojnë ose eliminojnë rrezikun e sigurisë ushqimore, ose pakësimin e tij në nivelin e pranueshëm, si dhe kontrollin e tij.

Sistemi HACCP është përshtatur për të gjitha llojet e produkteve ushqimore dhe për të gjitha fazat e prodhimit dhe menaxhimit, "nga ferma në tryezë".
Cilat degë të industrisë ushqimore  duhet të përdorin sistemin HACCP?

- Prodhimi, përpunimi dhe ambalazhimi;
- Magazinimi, transportimi dhe shpërndarja;
- Përgatitja dhe shpërndarja e ushqimit në spitale, institucione të fëmijëve, hotele, restorante, shoqëri fluturimesh, dhe shoqëri të tjera;
- Tregtia, shitjet me pakicë dhe hoteleria;
- Industria ushqimore organike.

Përse përdoret sistemi  HACCP?

Qëllimi i HACCP-së është prodhimi i një produkti sa më të sigurt që të jetë e mundur, duke përdorur procedurën më të sigurt. Kjo nënkupton se përdorimi i HACCP-së nuk garanton gjithmonë 100% siguri për përdoruesit, por nënkupton se ushqimin është prodhuar në mënyrën më të mirë dhe më të sigurt të mundshme. Përdorimi i saj është gjerësisht i përhapur në vendet e zhvilluara, ndërsa në BE përcaktohet me ligj (Direktiva e Këshillit 93/43 / EEC).

Në mbarë botën, çështja e furnizimit të konsumatorëve me produkte ushqimore të sigurta dhe me cilësi të lartë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Për këtë arsye, importuesit nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera të zhvilluara (SHBA, Japoni dhe të tjera) kërkojnë që siguria ushqimore nga ferma deri në ambalazhimin përfundimtar të jetë në përputhje me rregulla strikte për higjienën. Sipas dispozitave të direktivës së BE-së, kushdo që zotëron, menaxhon ose punon në prodhimin ushqimor të BE-së duhet të zbatojë sistemin e sigurisë së HACCP. Nisur nga pozicioni në treg, prodhuesit dhe importuesit e produkteve ushqimore nga vendet jashtë BE-së, të cilët dëshirojnë t’i hedhin produktet e tyre në tregun e përbashkët të BE-së, duhet të përfshijnë procedurat e sigurisë ushqimore dhe të prezantojnë sistemin HACCP.

Në disa raste, për disa lloje produktesh, si mishi, qumështi dhe produktet e bulmetit, duhet të përmbushen kërkesat shtesë të higjienës lidhur me vijimin e rregullave për biznesin.

Përfitimet nga përdorimi i sistemit HACCP janë:

- Ulja e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi;
- Garantimi i furnizimit të popullsisë me produkte ushqimore të sigurta për shëndetin; 
- Mundësimi i përputhshmërisë me kërkesat rregullatore të BE-s dhe i inspektimit më të efektshëm;
- Mundësimi i punës më të efektshme dhe efikase nga ana e shoqërive ushqimore;
- Rritja e konkurrueshmërisë së shoqërive/kompanive në tregun botëror;
- Heqja e pengesave për tregtinë ndërkombëtare;
- Mundësimi i prezantimit efikas të teknologjive dhe produkteve të reja; 
- Rritja e fitimit. 

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

MEDIKAMENTET VETERINARE DHE USHQIMET ME PËRMBAJTJE MEDIKAMENTESH

Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.

Lexo më shumë

PËRGATITJA E LAKRËS PRANVERORE PËR EKSPORT

Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.

Lexo më shumë

PËRGATITJA E DOMATES PËR EKSPORT

Vitet e fundit Shqipëria është bërë vënd faktor në eksportin e perimeve ne Evropë.

Lexo më shumë