Nga Pogradeci, Klediani dhe Shpëtimi na shoqërojnë për në fshatin Nizhavec të takojmë blegtorin e suksesshëm Shefqet Çollaku.
Në rrëfimin e tij ai na tregon sa ka zbritur në Nizhavec nga malësitë e Mokrës ku edhe atje është marrë me blegtori. Por, rreth nja 5-6 vitesh kur çmimi i qumështit ra dhe mbajtja e bagëtive u vështirësua, vendosa ta shisja tufën time dhe të provoja edhe emigrimin në Gjermani. Nuk ishte “parajsë”, kështu që pas nja një viti e gjys u ktheva dhe kthimi përkoi me rritjen e çmimit të qumështit, kështu që vendosa ta krijoj edhe një herë tufën time.
Për këtë më erdhi në ndihmë FED invest me një kredi dhe arrita të kem tufën time me 120 krerë dele. Deri në fund të këtij muaji do ta kem tufën me 160 krerë pasi sapo kam porositur 40 qingja dhe po pres të më vijnë. Sërish mbështetjen e gjeta te FED invest. Objektivi është që ta kem tufën me 200 krerë për qumësht si dhe të kem edhe qingja për mish. Lidhur me shërbimet veterinare Shefqeti na thotë se gjithë bagëtitë i kam të matrikulluara si dhe jam i kënaqur me shërbimet e veterinerëve të zonës të cilët më përgjigjen në cdo rast.
Sa i përket ABAONLINE, ai na thotë që jam i regjistruar dhe ndjekës i rregullt i platformës, madje na tregon edhe historinë me grumbulluesin e qumështit, sepse ai kishte edhe 2 lopë që i mbante në shtëpi.
Grumbulluesi i ishte “ankuar” që të mos përdorte premikse sepse ulte cilësinë e qumështit dhe nuk ishte i këshillueshëm, kështu që unë hapa telefonin dhe e vura të lexonte gjithçka që kishte në platformë lidhur me benefitet.
U ndamë, i bindur që Shefqeti do ti arrijë objektivat, së pari se ka vendosur të mos provojë më emigracionin dhe së dyti i kishte idetë shumë të qarta.
Shpërndaj në rrjetet sociale: