CILI ËSHTË DËMI QË SHKAKTON TRIPSI?




Breznia e parë është më e dëmshme, mbasi larvat e çelura prekin vegjetacionin e ri e duke shkaktuar deformime tipike që karakterizojnë prezencën e këtij dëmtuesi. 

Në gjethet e reja, në zonat ku janë bërë çpimet dhe thithjet nga tripsi krijohen depresione, indi në fillim bëhet i bardhë dhe më vonë nekrotizohet. Sipërfaqja e gjethes në zonat e prekura nga tripsi ndalon rritjen dhe si pasojë zhvillohet e deformuar. 

Në rastet kur çpimet bëhen në nervaturën kryesore e gjithë gjethja përdridhet në vetvete. Kur preken lastarët e rinj, edhe ato përdridhen dhe deformohen. 

Në raste të infeksioneve të rënda, mund të vërehen edhe ulje të prodhimit, si pasojë e dëmtimit të lastarëve një vjeçare, të cilët duke mos u zhvilluar normalisht pakësojnë prodhimin për vitin e ardhshëm. 

Çpimet e shkaktuara nga tripsi në lulëri shkaktojnë tharjen e tyre, ndërsa frutat rrëzohen në qoftëse preken menjëherë mbas lidhjes; në rastet e prekjes së frutave të rritur ato deformohen dhe mbesin me një madhësi më të vogël.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilët janë faktorët që ndikojnë në dinamikën e pupullatave të Tripsit?

Data e publikimit: 21/03/2025


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë

Përhapja, Bimët Pritëse dhe Bioetologjia e Hundëgjatit të Ullirit

Si është ecuria e dëmtuesit?

Lexo më shumë

Hundëgjati i Ullirit: Dëmet dhe Sistemi i Kontrollit të Dëmtuesit

Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i pambukores (Euphyllura olivina) së ullirit

Zbulo shenjat e pambukores së ullirit në ullishte

Lexo më shumë