Pjekja dhe vjellja e duhanit
Duhanit piqet gradualisht, nga poshtë lart dhe vjelja bëhet po kështu në këtë drejtim, vjelja realizohet në të ashtuquajturën pjekuri teknike. Kur gjethet vilen në pjekurinë teknike përmbajtja e elementeve kimike, të cilët janë përgjegjës kryesorë të cilësisë, janë në nivelin më të lartë. Në pjekurinë teknike gjethet marrin ngjyrë më të çelët, majat dhe anët e tyre zverdhen, gjethja mbulohet me një shtresë të hollë dylli dhe kur piqen lëshojnë aromën e tyre karakteristike në orët e nxehta të ditës. Vjelja duhet të bëhet në kohë për të mënjanuar copëtimin e gjetheve, po ashtu edhe uljen e shijes, aromës dhe djegshmërisë. Vjelja e gjetheve nuk duhet bërë para zhdukjes së vesës së mëngjesit, në ditë me erë dhe shpejt pas rënies së ndonjë shiu, pasi vajrat eterike dhe rrëshira mund të shpëlahen. Në duhanet gjethe vogël vjelja fillon gjithmonë para lulëzimit.
Në varësi të tipit të duhanit, të sistemit të tharjes, vendit, etj, vjelja mund të bëhet në këto mënyra:
Mënyra e parë vjeljes gjen përdorim më të gjerë. Duhanet orientalë (gjethe vogël) vilen në 7 – 8 duar, duke mbledhur 3 – 4 gjethe për çdo dorë, në vazhdim të pjekurisë teknike të tyre. Në çdo rast gjethet e duarve të poshtme, të mesit dhe të sipërme ndahen me kujdes në duar të veçanta, pasi çdo njëra prej tyre ka veçori organoleptike dhe vlerë të ndryshme.
Tharja e duhanit
Tharja është faza më e rëndësishme pas vjeljes, sepse ajo përcakton në një shkallë të gjerë cilësitë teknologjike të duhanit për tymosje. Tharja përfshin katër hapa thelbësorë: vyshkje, zverdhje, ngjyrosje dhe tharje. Këto përfshijnë ndryshime fizike dhe kimike në gjethe dhe rregullohen për të zhvilluar vetitë e dëshiruara.
Mënyrat e tharjes janë të shumta dhe varen sipas tipit të duhanit dhe destinacionit të prodhimit. Në praktikë njihen këto mënyra tharje:

Manipulimi i duhanit
Manipulimi ka për qëllim të shtrijë dhe të çfletosë gjethet sipas duarve të vjeljes, që ato të jenë me cilësi uniforme, duke i grumbulluar në dengje. Kur duhani ka fituar lagështi normale (14 – 15%) gjatë qëndrimit të tij në hangarë ose depo bëhet vendosja e vargjeve në stiva. Vendosja e tij në stiva ka për qëllim të përmirësojë vetitë cilësore dhe të ruaj lagështinë e fituar për ta përpunuar dhe për ta dorëzuar ritmikisht në depot e grumbullimit.
Shpërndaj në rrjetet sociale: