Gjatë vegjetacionit misrit i kryhen një sërë shërbimesh. Ndërhyrja në kohë dhe kryerja me cilësi e tyre ndikojnë ndjeshëm në prodhimin.
Cilat janë shërbimet agroteknike tek misri gjatë vegjetacionit?
Kultivimet e prashitjet
Faza më e mirë e ndërhyrjes me kultivime e prashitje është ajo e 4 – 5 gjetheve deri në 7 – 8 gjethe. Gjatë kultivimit e prashitjes sigurojmë:
Ujitja: Në vendin tonë është e vështirë të gjenden zona klimatike që të plotësojnë kërkesat e hibrideve të misrit për ujë me anë të reshjeve. Në këto kushte ujitja e misrit është ndër faktorët kryesorë për të realizuar prodhime të larta e me cilësi. Sipas studimeve të kryera për të siguruar një rendiment 10 kv/dy nevojiten rreth 700 m³ ujë.
Duhet të ujisim sa herë që lagështia në tokë bie nën 65 – 70% të kapacitetit ujëmbajtës (ajo diktohet me analiza të tokës ose duke parë gjendjen e bimës). Faza më kritike dhe kërkesat më të mëdha për ujë tek hibridet e misrit janë në fazat para lulëzimit, deri në pjekjen e qumështit. Sasia e ujit që përdoret për një ujitje është 60 – 70 m³/dy. Ujitja e misrit mund të kryhet me këto metoda:
Këshillë! Zgjidhni hibridin në funksion të rezervave të ujit. Kur disponojmë pak ujë, hibridi të jetë me cikël më të shkurtër ose tolerant ndaj thatësirës .
Luftimi i barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve
Janë ndër masat e rëndësishme që garantojnë zhvillim normal të bimës e për pasojë një prodhim të garantuar e me cilësi.
Luftimi i barërave të këqija
Luftimi me sukses i tyre bëhet kur ato janë në fazat e para të zhvillimit të tyre. Rrugët për luftimin e tyre janë:
Përdorimi i herbicideve para mbjelljes, pas mbjelljes e para mbirjes: Herbicidet që përdoren para mbjelljes, pas mbjelljes por para mbirjes janë të pa zëvendësueshëm për luftimin e barërave të këqija. Përdoren herbicide me veprim total në dozën 6 – 10 litra/ha, sipas shkallës së infeksionit.
Përdorimi i herbicideve pas mbirjes së misrit: Për të arritur mbrojtje të suksesshme duhet të njihen llojet e barërave të këqija për të zgjedhur preparatet e përshtatshme. Prandaj, njohja e barërave të këqija paraqet kushtin bazë në përzgjedhjen e herbicidit. Përdoren herbicide me veprim selektiv kur misri ka zhvilluar 3 – 5 gjethe. Për dozën e përdorimit të tyre lexoni etiketën shoqëruese. Kujdes! Mos përdorni pa kriter herbicidet pasi do të shtohet rreziku i efekteve negative pas përdorimit të tyre dhe do të rritej kostoja e prodhimit.
SËMUNDJET DHE DËMTUESIT KRYESORË TË MISRIT DHE LUFTIMI I TYRE
Misri preket nga një sërë sëmundjesh dhe dëmtuesish, të cilët në vite të veçanta sjellin dëme të konsiderueshme të prodhimit.
Sëmundjet kryesore
Urthi - Bloza e misrit
Urthi zhvillohet në klimë të thatë në muajt shkurt – mars dhe shira e temperatura 26 – 27°C gjatë vjeshtës. Simptomat:
Masat e luftimit
Kalbëzimi i kuq i misrit
Prek kryesisht misrin, grurin, orizin, tërshërën, por mund të prekë edhe pataten, domaten, fasulen etj.
Simptomat - Në misër jep dy simptoma kryesore:
Infektimi i organeve lulore shfaqet në periudhën midis lulëzimit dhe stadit të pjekjes së qumështit. Infektimi fillon nga maja e kallirit drejt bazës. Kokrrat e infektuara, që shpejt marrin ngjyrë të kuqe mund të arrijnë pjekjen, por fuqia mbirëse do të jetë e dobët dhe shpesh këto fara shërbejnë si burim infeksioni.
Masat e luftimit
Helmintosporioza e zakonshme e misrit
Prek më tepër misrin dhe sorgumin, më rrallë dhe graminore të tjera.
Simptomat
Masat e luftimit
Dëmtuesit e misrit
Tokat janë të populluara nga dëmtues të rrezikshëm për bimët e kultivuara në përgjithësi dhe për misrin në veçanti si: krimbi tel, krimbi i murmë, krimbat e misrit, dozësa etj.
Krimbi tel
Krimbi i murmë
Krimbat e misrit
Kujdes! Për llojin e pesticideve, afatin dhe dozën e përdorimit lexo etiketën dhe konsultohu me specialistin përkatës.
Vjelja e misrit dhe ruajtja e prodhimit
Pastrimi dhe ruajtja e prodhimit
Pas realizimit të vjeljes me kallinj, largohen kallinjtë shumë të njomë, të krimbur apo që kanë pjesë të mykura. Pasi pastrohet, ai thahet në diell deri sa lagështia të arrijë në nivelin e 14 – 15%. Pasi arrin këtë nivel lagështie ai magazinohet në vende të thata e të ajrosura (koçek ose hangarë). Edhe në rastin e korrjes e shirjes me kombajnë, prodhimi i nënshtrohet pastrimit nga mbeturinat e ndryshme dhe tharjes. Për heqjen e papastërtive misri kalon në impiante pastrimi me ventilim e shosha. Edhe në këtë rast niveli i lagështirës 14 – 15% është optimale për ruajtje e prodhimit. Prodhimi kokërr mund të ruhet i ambalazhuar në thasë ose rifuxho në vende të thata e të ajrosura.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?
Lexo më shumëKërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën
Lexo më shumëKërkesat e elbit për klimën dhe tokën
Lexo më shumëPër një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:
Lexo më shumë