Reforma mbi menaxhimin dhe pronësinë e tokës bujqësore




Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi më 5 Mars 2020, projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj parashikon të mbyllë çështjen e pronësisë së tokës bujqësore, si garanci për një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale si për investimet e fermerëve shqiptarë, ashtu dhe investitorëve të ndryshëm. Ky ligj formalizon marrëdhënien e fermerit me tokën, si dhe lehtëson aksesimin e mbështetjes financiare me grantet qeveritare dhe fondet e programit IPARD. 

Sipas ligjit të ri, dhënia e titujve të tokave bujqesore dhe Regjistrimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) e dhëna para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të regjistrohen duke mos iu nënshtruar verifikimit të ligjshmërisë së tyre nga Agjencia Shteterore e Kadastres (ASHK) nëse plotësohen këto kritere minimale: 

  • Të jetë trajtuar me tokë vetëm në territorin e një kooperative apo ndërmjarrje bujqësore.
  • Toka për të cilën është lëshuar AMTP nuk është vepër i infrastrukturës publike, rërë, plazh apo siperfaqe ujore truall.
  • Edhe kur AMTP ka probleme/ difekte të formatit të AMTP ato nuk do jenë më pengesë për regjistrimin e tyre, sic kanë qenë deri më tani por do regjistrohen nëse përmbushen kriteren minimale të sipër përmendura.
  • Për të gjithë ata të cilët kur paraqiten për të regjistruar AMTP rezulton se toka është kthyer në pronë publike pas lëshimit të AMTP dhe nuk është shpërblyer më parë, i lind e drejta e kompensimit sipas legjislacionit në fuqi për shpronësimet dhe marrjes në përdorimt të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik.
  • Gjithashtu të drejtën e kompensimit e kanë edhe ata të cilat kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë për detyrim regjistrimi të AMTP për sipërfaqet të cilat janë kthyer në prona publikë të patjetërsueshme.

Data e publikimit: 22/05/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: