REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga Meloidogyne (Incognita, Javanica, Arenaria), një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët.
Nematoda parazitare prek kryesisht kulturat e domates, specit, kastravecit, kungullit, patëllxhanit, pasi janë kultura të cilat kërkojnë temperatura të larta të prodhojnë.
Prekja nga nematodat parazitare është më e shpejtë në temperaturat mbi 23°C. Kulturat e tjera, të cilat kërkojnë temperaturë më të ftohtë, si karrota, patatja dhe perimet e tjera të pranverës, preken më pak nga ky parazit.
Duke qenëse nematoda parazitare është sëmundje e tokës, ajo nuk bën diferencë midis kulturave të serrës apo ato të fushës.
KINI PARASYSH! KUR TEMPERATURAT E TOKËS KALOJNË 28°C, RREZIKU PËR PREKJEN NGA NEMATODA RRITET, PRANDAJ BIMËT NUK KANË REZISTENCË TË LARTË NDAJ KËSAJ SËMUNDJEJE!
Simptomat e kësaj sëmundje janë:
Kjo sëmundje dëmton sistemin rrënjor të bimës. Pra, bima nuk arrin të thithë ushqimin e nevojshëm që të jetë e shëndetshme. Nëse ky parazit nuk luftohet, çon deri në tharje të bimës.
Për ta parandaluar ose luftuar Nematodën parazitare, mund të përdorim këto metoda:
Metoda parandaluese:
KUJDES! Përdorimi i varieteteve rezistente është i rëndësishëm. Ato janë një nga masat më efikase të parandalimit të këtij infeksioni.
Metoda luftuese:
Këto trajtime mund të bëhen në momentin kur dyshojmë se kemi nematodë në tokë. Fermeri mund të bëjë një test fare të thjeshtë tek bima, në të cilën dyshon se ka nematodë. Ai mund të gërmojë me dorë ose lopatë dhe të kontrollojë rrënjët për nyjet karakterizuese të nematodës. Në këtë rast, fermeri duhet të fillojë patjetër trajtimin kundër infeksionit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar për barbunjën?
Lexo më shumëNjihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kungullit që kultivohen në Shqipëri.
Lexo më shumëFarat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.
Lexo më shumë
Gurkali lufton semundjen w nematodes
-Lindita
parandalimi i tenjes se domates
-marie