Hurma hyn në prodhim në vitin e tretë pas mbjelljes, kur ajo është shtuar me shartim dhe pas shtatë vjetësh kur ajo është e mbjellë direkt me farë. Frutat duhet të vilen para fillimit të ngricave të forta sepse një ngricë e fortë mund të shkatërrojë plotësisht frutat, prandaj, vilni frutat përpara se të piqen plotësisht sepse ato do të vazhdojnë të piqen edhe pasi hiqen nga bima. Vjelja duhet të fillojë kur frutat kanë marrë ngjyrën karakteristike të verdhë në portokalli.
Nëse nuk do të ketë ngrica, ju mund t'i lini frutat të piqen plotësisht në pemë dhe pastaj të vilen. Frutat, në këtë rast, janë gati për vjelje kur ato të jenë zbutur dhe kanë arritur ngjyrë e cila mund të ndryshojë sipas kultivarit.
Frutat jo astringent (të ëmbël, jo rrudhës) mund të këputen dhe hahen para se të piqen (zbuten). Pjekja e mëtejshme do të përmirësojë shijen, duke i bërë ato më të ëmbël.
Llojet astringent (jo të ëmbël, rrudhës) mund të vilen para se të piqen, por mos i hani (konsumoni menjëherë pas vjeljes) derisa të zbuten.
Për vjelje përdorni një palë gërshërë të mprehta dhe këputni frutat me pak bisht.
Nëse doni të shpejtoni procesin e pjekjes pas vjeljes, vendosni frutat në një vend bashkë me mollë ose banane, të cilat lëshojnë gaz etilen. Ky hormon bën që frutat të piqen më shpejt.

Fruti është gati për t'u ngrënë sapo të ndihet i butë. Për llojet astringent (rrudhës), konsumimi i tyre bëhet kur ato zbuten plotësisht. Koha e vjeljes zakonisht ndodh diku nga shtatori deri në dhjetor.
Në të vërtetë fryti merr gjithë vëmendjen, por mos harroni gjethet e pemës. Ato janë gjithashtu të ngrënshme dhe ju mund t'i mblidhni ato për aq kohë sa janë të gjelbra dhe t'i përdorni për të bërë çaj.
Ruajtja e hurmës
Hurmat astringente (jo të ëmbël, rrudhës) nuk mund të ruhen për shumë gjatë pas pjekjes. Pasi të zbuten ato duhet të konsumohen brenda pak ditësh.
Llojet jo astringente (të ëmbël, jo rrudhës) mund të mbahen në temperaturën e dhomës deri në një muaj, ose të dy llojet mund të ruhen në frigorifer pas vjeljes deri në gjashtë javë (nëse nuk ruhen me lloje të tjera frutash që çlirojnë etilenin).
Ju gjithashtu mund të ngrini frutat dhe ti ruani ato deri në tetë muaj. Frutat mund të ngrihen të plota ose mund t'i prini në feta dhe të hiqni farat dhe pjesën e bishtit.

Shpërndaj në rrjetet sociale: