Vajrat e bardhë mineralë




Vajrat e bardhë mineralë, aktualisht janë një alternativë e suksesshme për uljen e rezervave biologjike dimërore. Bazuar në veprimin që kanë mbi rezervat dimëruese bëjnë të mundur pengimin e procesit të frymëmarrjes dhe denatyrimi apo shkatërrimin e mbulesës dyllore që kanë insektet e sidomos breshkëzat.

Si veprojnë vajrat e bardhë mineralë në kufizimin e rezervave dimëruese?

Me veprim kontakti, mbulon vezët me një cipë vaji, duke penguar oksigjenin dhe për rrjedhojë çeljen e tyre. Vajrat e bardhë mineralë kontrollojnë një numër të konsiderueshëm të rezervave dimëruese.

Përdoren:

  • Me spërkatje: në trajtimet dimërore për kontrollin e fazave dimëruese të mjaft insekteve (breshkëzat, tripset, afidet dhe merimangat);
  • Në trajtimet në vegjetacion, duke i përzier me insekticidet.
  • Në pemët frutore bërthamore dhe farore, ullinj, agrume, pyje, për kontrollin e këpushave fitofage tetranikide dhe eriofide, insekteve (cikadave, breshkëzave, tripseve, vezëve të Lepidopterëve).
  • Në vresht, për kontrollin e formave dimërore të këpushave (tetranikide dhe eriofide), cikadave, breshkëzave, tripseve, vezëve të tenjës.
  • Trajtimet kryhen gjatë periudhës së qetësisë vegjetative, duke preferuar fazën e fryrjes së sythëve.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë nga se përbëhen vajrat e bardhë mineral dhe ndikimi i tyre në mjedis.

Data e publikimit: 06/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë

Përhapja, Bimët Pritëse dhe Bioetologjia e Hundëgjatit të Ullirit

Si është ecuria e dëmtuesit?

Lexo më shumë

Hundëgjati i Ullirit: Dëmet dhe Sistemi i Kontrollit të Dëmtuesit

Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i pambukores (Euphyllura olivina) së ullirit

Zbulo shenjat e pambukores së ullirit në ullishte

Lexo më shumë