REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Përzgjidhni racën e lopëve që ju duhet të mbarështoni. Në varësi nga qëllimi që keni përcaktoni rracën, ku rracat Holshtejn, Xhers, Bruna Alpine, Simental, dhe Taranteze janë rracat kryesore që ju rekomandojmë në rast se qëllimi juaj është ai i prodhimit të qumështit, ndërsa rracat Blu Belge, Limuzinë, Sharole, Angus ju rekomandojmë nëse qëllimi juaj është prodhimi i mishit. Nëse ferma juaj është e vendosur në zonën e ulët perëndimore, rraca më e përshtatshme për qumësht është Holshtejn, Bruna Alpine, Xhers dhe Simental, ndërsa nëse ferma është e vendosur në zonë malore, një rracë e përshtatshme për qumësht është edhe Taranteze. Nëse do të mbarështoni lopë me përmasa të mëdha trupore, Blu Belge, Sharole, do të jenë rracat më të përshtatshme të mishit, ndërsa nëse kafshët janë me trup mesatar dhe të vogël, ju rekomandojmë si rraca mishi Limuzinën dhe Angusin.
Në përzgjedhjen e lopëve, bëni kujdes t’i vlerësoni ato nga kondicioni trupor, pra strukturën e duhur të skeletit dhe muskujve, moshën e kafshëve, temperamentin e tyre, kondicionin shëndetësor, rekordet e prodhimit, pjelljeve dhe ato të riprodhimit, të dhëna të cilat mund t’i siguroni nga tregtuesi i kafshëve. Një opsion për fillimin e mbarështimit mund të jetë edhe blerja e mëshqerrave, por duhet të llogarisni kohën e pritjes deri në pjellje dhe prodhim qumështi kur ju mund të filloni të siguroni të ardhura.
Ndërtoni stallën dhe mjediset e tjera ndihmëse të fermës. Mbani parasysh që organizimi i stallës duhet të marrë në konsideratë jo numrin aktual, por numrin e kafshëve që ju do të keni në perspektivë, gjithashtu në organizimin e brendshëm të saj duhet të mbani parasysh ndarjet e tufës në grupe duke siguruar:
Prania e ujit të pijshëm, një domosdoshmëri në fermë. Mbani parasysh se ju nevojitet një sasi e konsiderueshme uji duke përllogaritur sasinë total mbi bazën e konsumit prej rreth 100-120 litra për krerë në ditë (për lopët në laktacion). Krahas ujit për konsum nga kafshët, ju nevojitet uji për pastrim të ambienteve dhe paisjeve, si dhe uji për vaditjen e kulturave foragjere. Ndaj, analiza e sasisë dhe cilësisë së burimeve ujore si dhe pastërtia e tyre, është një masë e domosdoshme përpara se të vendosni për ngritjen e fermës në një zonë të caktuar. Siguroni pirëse automatike uji për tu përdorur nga kafshët në mënyrë individuale. Për të siguruar sasinë e duhur të ujit në çdo kohë, përdorni një rezervuar uji për furnizimin e sistemit. Mbani parasysh se një specialist i hidrologjisë si dhe një ekip hidraulikësh duhet të angazhohen për të përcjellë ujin në parcelat dhe stallën e fermës suaj.
Në bashkëpunim me specialistin e të ushqyerit, përpiloni planin e mbjelljeve. Mbani parasysh se tufat me lopë qumështi duhet të ushqehen domosdoshmërisht me silazh misri, duke përllogaritur një sasi prej rreth 20kg në ditë për krerë gjatë periudhës së laktacionit dhe rreth 10-15 kg në ditë gjatë periudhës së tharjes; koncentratë 6-8 kg gjatë periudhës së laktacionit dhe 2-4 kg gjatë periudhës së tharjes; barë jonxhe rreth 10-12 kg gjatë periudhës së laktacionit dhe rreth 6kg gjatë periudhës së tharjes. Në përllogaritjen e silazhit krahas konsumit për 365 ditë, parashikoni dhe konsumin për rreth +40 ditë, e cila përkon me kohën e hapjes së gropës së re të silazhit. Duke patur parasysh nevojat vjetore të tufës, rendimentin e prodhimit për secilën kulturë, përllogarisni sipërfaqen e mbjellë me secilën prej tyre respektivisht.
Mbani parasysh se krahas prodhimit në fermë, një pjesë e nevojave mund të sigurohen edhe nga blerjet jashtë fermës, siç është rasti i premikseve, koncentratës së gatshme, blloqeve minerale, etj., nevojat për të cilat duhet ti përllogarisni paraprakisht.
Bëni kujdes! Nëse për të ushqyerit e tufës keni në dispozicion kullota, siguroni përdorimin e tyre racional, duke bërë qarkullimin e parcelave me qëllim që kafshët të mos konsumojnë të njëjtën parcelë duke e mbi kullotur atë.
Vendosni kontakte me specialistë të të ushqyerit, veterinerë dhe agronomë për tu konsultuar lidhur me veprimtarinë e menaxhimit në fermë. Mbani parasysh se parandalimi i sëmundjeve është thelbësor dhe duhet të paraprijë të gjithë operacionet në fermë. Në këtë rast, bashkëpunimi me specialistin e të ushqyerit është i domosdoshëm, pasi një pjesë e konsiderueshme e sëmundjeve janë ato me origjinë nga disbalancat ushqimore, ose siç quhen sëmundjet metabolike. Ndërsa prania e veterinerit është e rëndësishme për të siguruar një tufë të shëndetshme.
Planifikoni menaxhimin e duhur të mbetjeve të fermës, kryesisht plehun organik. Manipulimi i plehut organik është një proces i rëndësishëm, pasi një pleh organik i mirë kompostuar është i nevojshëm për plehërimin organik të parcelave të fermës. Për shkak të rrezikut që paraqet plehu organik i padekompozuar (përhapja e farërave të bimëve të egra, prania e parazitëve), është e nevojshme që ai të kalojë në proces dekompozimi për një periudhë mbi 6 muaj në vend depozitimin e plehut organik, i cili duhet të jetë pjesë e procesit të planifikimit të fermës.
Krijoni sistemin e mbajtjes së të dhënave. Krijoni sistemin e të dhënave mbi operacionet me kafshët, si dhe sistemin e të dhënave financiare.
Të dhënat për kafshët duhet të përfshijnë ato që lidhen me:
Vendosni fillimisht nëse biznesi është i duhuri për ju ose jo. Vendosni në balancë elementët në favor të biznesit dhe ato jo në favor të tij. Kështu gjykoni fillimisht lidhur me tregun, nëse ai favorizon në çmim prodhimin dhe tregtimin e mishit dhe të qumështit. Vlerësoni pasionin tuaj për tu marrë me këtë biznes, si dhe kushtet e përshtatshme të cilat ju favorizojnë për zhvillimin e biznesit. Tashmë, industria e qumështit dhe tregtia e mishit po favorizojnë rritjen e çmimit të qumështit dhe mishit, duke sjellë një shpresë tjetër dhe perspektivë pozitive për fermerët. Fermat po lëvizin drejt rritjes së tyre, ndonëse në 4-5 vitet e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të krerëve si rezultat i çmimeve jo favorizuese të qumështit dhe mishit.
Me zmadhimin e fermave, teknologjia,mekanizimi dhe inovacioni po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë përbërëse e tyre, gjë e cila sjell avantazh konkurues.
Ndërkohë, mbani parasysh si faktor jo favorizues faktin se për të filluar një biznes me gjedhin duhet një sasi e konsiderueshme parashë, si dhe merrni në konsideratë se ky biznes ju kërkon të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme, çdo ditë të vitit.
Nga ana tjetër, lëvizja e popullsisë sidomos nga zonat rurale drejt atyre urbane, e në veçanti lëvizja e brezit të ri, po sjell vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore për tu angazhuar në blegtori.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPër mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumëCili është ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e kafshëve, mirëqenien e tyre, prodhimin dhe riprodhimin? Cilat janë masat për përballimin e tyre?
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumë