KULLOTAT PYJORE – BAZË E SIGURIMIT TË USHQIMIT PËR TË DHIRTAT




Shumllojshmëria e vegjetacionit në të gjithë vendin krijon mundësi për plotësimin e nevojave bazë të dhive për ushqim. Zonat pyjore janë zonat më të pasura për kullotje ku ato shfrytëzohen me efiçencë duke i dhënë vlerë të veçantë mishit dhe qumështit si në cilësi dhe në shije. Dushku përbën një nga speciet që përdoret gjerësisht për shtesën e peshës; frashëri shërben për mbushjen e volumit por njeherazi ka edhe vlera të larta ushqyese; shkoza përdoret mirë edhe në vjeshtën e vonë me ndryshimin e ngjyrës së gjetheve; dëllënja merr vlera për përmbajtjen e proteinës, fosforit, si dhe lëndëve të tretshme organike; timusi ka vlera të pa diskutueshme si antioksidant duke rritur vlerat e të ushqyerit tek dhitë për pasojë duke rritur cilësinë e djathit dhe shijen e tij e të mishit.  

Cilët janë brezat pyjorë në vendin tonë dhe përbërja e tyre?

  • Brezi i shkurreve dhe pyjeve mesdhetare i pasur në: dushk, selvi, valanidh, pisha e butë, pisha e egër, frashër, mare, shqopë, xinë, gjineshtër, dafinë, mërsinë.
  • Zona e dushkut 400 – 1,200 m i pasur në: dushk, bungëbuta, qarri, bunga, valanidhi, shkoza bardhë, mëllez, panja, gështenja, frashër, shqopë, mare, dëllenj.
  • Zona e ahut 800 -1,700 m e pasur me: ah, pishë e zezë, arnen, rrobull, bredh, qershigla, mjedra, luleshtrydhe.
  • Kullotat alpine 1,700 – 1,800 m e pasur me: livadhe, dëllinj, trëndafil i egër.

Gjethet dhe degëzat duhet ti përgatisni në kohën e pjekjes dhe fillimit të zverdhjes. Pas prerjes ato duhen lënë të thahen për rreth 2 ditë duke larguar kështu rreth 30% të lagështisë dhe gjethet fillojnë rrudhosjen. Më pas lidhini në duaj të vegjël deri sa ato të humbasin rreth 50% të lagështisë dhe të bëhen të gatshme për stivim në mullar. Krahas gjetheve, lendet e lisit mund të shërbejnë, gjithashtu si ushqim për kafshët, sikurse gjethet e pishës por kujdes halat e pishës duhen zier para përdorimit për largimin e taninës.

Data e publikimit: 15/10/2021


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: