Pjesët që mblidhen nga hithra janë : - rrënjët (Urticae radix); - gjethet (Urticae folium); - pjesa e sipërme e bimës 20-30 cm (Urticae herba).
Vjelja realizohet nëpërmjet kositjes me mjete të mekanizuara apo me dorë (me drapër) apo kosë dore. Hithrat duhet të kositen ose të vilen derisa janë të reja - rreth 30 cm të larta - zakonisht korrja e parë përkon në mes të prillit. Korrja tjetër mund të bëhet brenda 20 ditësh.
Hithrat nuk duhet të lejohen të zhvillojnë kërcell të lartë dhe lulëzim. Bimët duhet të kositen të plota, të thahen dhe vetëm atëherë gjethet të ndahen. Nëse kositet në kohën e duhur, brenda një viti janë të mundshme 8- 10 kositje, kjo varet nga kushtet e kultivimit dhe masat agroteknike që kultivuesi ndërmerr gjatë periudhës vegjetative.
Ndryshe nga kositja e gjetheve, rrënja duhet të nxirret me dorë ose në mënyrë të mekanizuar. Për nxjerrjen e rrënjëve përshtatet makina për shkuljen e patates. Rrënjët e nxjerra duhet të pastrohen mirë dhe më pas të dërgohet për terje/tharje.
Terja/tharja dhe ruajtja e produktit
Hithrat mund të thahen natyrshëm, së pari në diell dhe pastaj tharja përfundon në një objekt të mbuluar pa prezencën e diellit direkt si dhe të ajrosur mirë. Hërë pas here masa e korrur duhet të rrotullohet për të realizuar një tharje të plotë dhe uniforme. Tharja mund të realizohet edhe në tharëse me kapacitete të mëdha për 2 orët e para në një temperaturë prej 60°C, dhe më pas në një temperaturë prej 50°C.
Për të marrë një kilogram hithra të thata, ju duhen 5 deri 6 kg të freskëta.
Rrënja thahet ekskluzivisht në tharëse pasi kërkon një hapësire kohore më të gjatë për tharje. Tharja jo cilësore mund të ndikojë në uljen e cilësisë së produktit.
Cili është rendimenti që mund të realizohet nga një hektar e mbjellë me hithër?
Nga një hektari me hithër, zakonisht merren 10 - 15 tonë gjethe të freskëta ose 2-3 ton hithër të thatë. Rendimenti i rrënjës së freskët është nga 8 në 10 t / ha, ose 2.5 - 3.5 t / ha të rrënjës së hithrës së thatë.
Pas tharjes dhe përpunimit, ndarjes së gjetheve nga kërcelli, materiali i përzgjedhur ambalazhohet, etiketohet dhe dërgohet në magazinim në kushte të favorshme të ruajtjes deri te finalizimi në treg.
Duhet të dini që materiali i tharë është shumë higroskopik (e thith shumë lagështirën ajrore). Një lagështi e tillë e absorbuar/thithur do të ndikojë në shfaqjen/zhvillimin e mykut dhe dëmtimin e produktit. Ky produkt i mykur pastaj eliminohet nga tregu dhe humbjet mund të jenë shumë të mëdha.
Rekomandohet që produkti i magazinuar herë pas here të kontrollohet dhe të vlerësohet cilësia e ruajtjes së produktit të magazinuar.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Kur është koha e korrjes së rozmarinës?
Lexo më shumëÇfarë duhet të bëni me farat e lulediellit pas korrjes?
Lexo më shumëVjelja bëhet me dorë ose me makineri korrëse e cila e realizon prerjen e bimës në mënyrë që të mos komprometojë cilësinë e saj. Në përgjithësi, vjelja kryhet në lartësinë 5-8 cm mbi sipërfaqen e tokës.
Lexo më shumëNë këto raste, gjethet e thata tek menta nuk kanë më ngjyrë të bukur të gjelbër, kështu që i humb vlera tregtare.
Lexo më shumë