Luledielli (Helianthus annuus) është me origjinë nga Amerika Veriore dhe Qendrore. Luledielli është një kulturë fitimprurëse për fermerët sepse ajo ka përdorime të shumta, nga vaji ushqimor, farat e deri tek ushqimi për bagëtinë.
Luledielli karakterizohet nga përmbajtja e lartë e vajit, i cili lëviz në kufijtë 30-50% në farë, 58-60% ne bërthamë dhe 2-3% në cipën e sipërme të farës.
Vaji i lulediellit është një ndër vajrat bimorë më të mirë, si nga pikëpamja e kalorive, shkalla e përvetësimit nga organizmi ashtu dhe për nga vlera ushqyese. Edhe bërsitë e lulediellit janë ushqim i mirë për kafshët ripërtypëse pasi ato përvetësohen me lehtësi nga organizmi i tyre. Kohët e fundit vaji i lulediellit po përdoret edhe si karburant bio në motorët diesel.
Cilat janë kërkesat e lulediellit për klimën dhe tokën?
Kërkesat për temperaturën
Kërkesat për dritën, diellin
Emri i bimës është i lidhur drejtpërdrejtë me diellin. Bima e lulediellit ka nevojë për diell të plotë për t'u rritur mirë. Për lulëzimin dhe forcën maksimale të kërcellit, ata kërkojnë ditë me ndriçim të gjatë (të paktën gjashtë orë ekspozim ndaj dritës së diellit). Kjo bimë është heliotropike, lëviz, rrotullohet dhe ndjek diellin, pra është bimë që kërkon diell.
Kërkesat ndaj lagështirës
Nevojat mesatare për ujë gjatë sezonit të rritjes, janë 500 – 670 mm, por ajo konsiderohet bimë e qëndrueshme ndaj thatësirës falë sistemit të saj rrënjor shumë të fuqishëm të cilat kanë aftësi të thithin ujin nga një thellësi deri 1,5 m.
Kërkesat më të mëdha për ujë i ka në ndërmjet lulëzimit dhe mbushjes së farës. Mungesa e ujit gjatë kësaj periudhe mund të zvogëlojë sasinë dhe cilësinë e vajit të farës së prodhuar.
Kërkesat për tokën
Nuk ka kërkesa të veçanta për tokën, prandaj ajo mund të rritet në një gamë të gjerë llojesh toke, por prodhojnë rendimentet e tyre maksimale në toka neutrale me një pH midis 6.5 dhe 7.5 dhe kullim të mirë. Nëse pH i tokës është nën 5.5 duhet të bëhet gëlqerimi i sajpër neutralizimin e pehashit të tokës.
Tokat më të përshtatshme për luledielli janë tokat me përbërje mekanike mesatare, të thella dhe të pasura me lëndë organike. Është kulturë që shfrytëzon më mirë se çdo kulturë tjetër tokën me përmbajtje të pakët të lëndës organike.
AGROTEKNIKA E KULTIVIMIT TË LULEDIELLIT
Parabima dhe përgatitja e tokës
Parabimë të mira për lulediellin janë: të lashtat, misri, patatja dhe bishtajoret për kokërr. Luledielli është parabime e mirë për të lashtat, sidomos në tokat kodrinore. Rëndësi të veçantë ka plugimi i thelle 35 - 40 cm gjatë muajve korrik - gusht ose janar. Punimet e tjera përgatitore të synojnë për përgatitjen e shtratit të përshtatshëm për mbirje të shpejtë dhe uniforme të farës.
Nevojat për lëndë ushqyese dhe plehërimi i lulediellit
Luledielli ka kërkesa të mëdha për lëndë ushqyese dhe kërkesat e saj për lëndë ushqyese ndryshojnë sipas fazave të zhvillimit të saj. Në periudhën nga mbirja deri në çiftin e gjashtë të gjetheve kërkesat më të mëdha i ka për fosforin, më të pakta për azotin dhe shumë më të pakta për potasin. Nga çifti i gjashtë i gjetheve deri në formimin e kulaçit shtohen nevojat për azot dhe veçanërisht për potas.
Për të prodhuar 1 kv farë, me 8% lagështi, kërkohen sasitë e mëposhtme të elementeve kimik më të domosdoshëm: 2.25 kg N; 1.10 kg P2O dhe 0.90 kg K2O.
Plehrat fosfatike dhe ato potasike përdoren në plehërimin e bazë, ku 60 – 70 të sasisë së tyre rekomandojmë të përdoret para plugimit bazë dhe pjesa tjetër përdoret në punimet përgatitore të shtratit të farës.
Dozat e plehrave përcaktohen mbi bazën e pjellorisë së tokës dhe rendimentit të planifikuar. Në mënyrë orientuese për rendimente të kënaqshme rekomandojmë:
Afatet e mbjelljes së lulediellit
Gjate mbjelljes së lulediellit duhet të kemi parasysh këto momente:
Për zonën kodrinore afatet më të mira janë 10 janari deri në fund të shkurtit, kurse për zonën fushore rekomandojmë mbjelljen gjatë muajve shkurt - mars dhe fillimit të Prillit.
Mënyra e mbjelljes dhe norma e farës
Mbjellja e lulediellit bëhet me rreshta me makinë mbjellëse me precesion ose makina mbjellëse të thjeshta. Në rastin kur mbjellja bëhet me makina me precizion norm a efarës është 8 – 5 kg/ha, kurse kur mbjellja realizohet me makina të thjeshta (jo precizioni) norma e farës është 20 - 25 kg/ha. Largësia midis rreshtave është 70 cm dhe bima nga bima 20 - 25 cm, duke sigurar një numër bimësh 60 – 70 mijë bimë/ha. Thellësia e mbjelljes është 3-5 cm.
Shërbimet gjatë vegjetacionit në luledielli
Kujdes! Uji të mos qëndrojë në sipërfaqe të tokës sepse bimët vyshken dhe rrëzohen për tokë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Korrja dhe shirja e lulediellit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëPërse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumë