Prezantimi i Komitetit 'Për nxitjen dhe forcimin e aktivitetit të Qendrës ABA'




Asambleja e Përgjithshme e FED invest, me qëllim forcimin e shërbimeve në Qendrën ABA dhe angazhimin në terren të profesionistëve nga fusha e bujqësisë dhe blegtorisë, ngriti Komitetin 'Për nxitjen dhe forcimin e aktivitetit të Qendrës ABA', të përbërë nga të zgjedhurit e anëtarësisë së FED invest. 

Qëllimi kryesor i këtij komiteti është promovimi i shërbimeve të Qendrës ABA dhe mbështetje për Komitetin e Manaxhimit ABA lidhur me përmbajtjen e veprimtarive dhe aktivitetet promovuese të shërbimeve në ABA. 

Ky komitet përbëhet nga shtatë anëtarë të zgjedhur, dalë nga rradhët e anëtarësisë të FED invest, si z. Besim Shahini, z. Alban Mici, z. Nuri Koni, z. Vladimir Hoxha, z. Sotiraq Bixhoti, z. Flamur Kocaqi dhe z. Ramazan Hoxha dhe dy staf mbështetës nga rrjeti i FED invest, kryesuar nga z. Behar Gjoni, Drejtori i Biznesit dhe z. Eldi Ceco, specialist pranë Deaprtamentit të Biznesit në FED invest. Ky komitet jo vetëm promovon qendrën ABA por edhe funksionon si një fokus grup për të siguruar Qendrën ABA me informacionin e nevojshëm për sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë, bazuar në nevojat e anëtarësisë së FED invest.

Komiteti 'Për nxitjen dhe forcimin e aktivitetit të Qendrës ABA' ushtron funksionet e mëposhtme: 

  • Promovon shërbimet e Qendrës ABA dhe informacionin në ABA online; 
  • Mbledh komente & sugjerime nga fermerët e zonës dhe përdoruesit e shërbimeve ABA, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe informacionit;
  • Luan rol aktiv në Forumin e ABA online. 

Me qëllim realizimin e detyrave dhe përgjegjësive më sipër, si dhe në mënyrë që të pasqyrohen nevojat reale të fermerëve, ky komitet mbështetet nga stafi i rrjetit të FED invest në nivel dege dhe ekipi ABA. 



Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: