Tashmë sofistikimi teknologjik është gjithnjë e më pranë botës reale të menaxhimit. Inovacioni dhe teknologjia na kanë mundësuar, për shembull, të masim cilësinë e kulloshtrës përmes refraktometrit kjo, duke realizuar matjen e nivelit të imunoglobulinës si dhe lëndës së thatë. Imunoglobulina e cila transferohet nga kulloshtra që konsumohet menjëherë pas lindjes përcillet vetëm se përmes një kulloshtre cilësore me një nivel imunoglobuline mbi 50 mg/ml qumësht, duke siguruar mbijetesë dhe imunitet tek të porsalindurit.
Përmes dedektorit të afshit Draminsky, ju mundësohet të monitoroni momente kritike lidhur me riprodhimin. Kështu, nëse leximi i aparaturës tregon nivelin 180 pikë, ky është treguesi se lopa juaj po vjen në afsh, nëse leximi është 180-200 pikë lopa juaj është në afsh, nëse leximi është 300 – 320 pikë kemi proçesin e ovulimit dhe është momenti kur lopa duhet ndërzyer, dhe nëse pas 21 ditësh nga inseminimi i parë bëni rikontrollin e gjendjes dhe vlera e leximit është mbi 300 pikë, atëherë lopa juaj është barrëse.
Për një inseminim artificial me preçision, sot vijnë në ndihmë paisjet me kamera, ku inseminatori mund të komandojë proçesin pa ndërhyrje të dorës në trupin e lopës, por vetëm me penetrim të paisjes duke e komanduar atë me kamera.
Këto dhe shumë aktivitete të tjera sot mund të realizohen përmes sistemit të lidhjes së paisjeve teknologjike me internetin.
Ndër të tjera, sistemi ju mundëson:
Sistemi i lidhjes së paisjeve teknologjike me internetin funksionon përmes sensorëve të tillë, siç janë:
Sensori i temperaturës së trupit me rreze infra të kuqe,i cili mat vazhdimisht luhatjet e temperaturës dhe është programuar të lëshojë një alarm në rast se vlera hyrëse tejkalon vlerën normale të temperaturës së trupit.
Sensori i lagështisë mat vazhdimisht luhatjet e lagështisë si shkak i djersitjes dhe jep alarm nëse zbulon një nivel ndryshe nga ai normal.
Sensori i rrahjeve të zemrës mat vazhdimisht rrahjet e zemrës si dhe stresin e kafshëve dhe përmes tyre dërgon sinjale për anomalitë.
Sensori i akselerometrit kap vazhdimisht sjelljen e kafshëve gjatë aktivitetit të tyre të përditshëm dhe gjithashtu mund të analizojë nëse kafsha ka ndonjë problem duke dërguar një sinjal alarmi nëse zbulon ndryshime të mëdha të sjelljes. Ky sensor mund të gjurmojë të gjitha lëvizjet dhe pozicionin e kafshës, sjelljen e saj dhe ta analizojë atë. Të dhënat e grumbulluara nga sensorët merren përmes një serveri (njësie qendrore) dhe transmetohen në paisjen që ju përdorni si kompjuter, ose celular – smart.
Mbi bazën e mesazheve të marra në kohë reale, përmes sistemit ju mundësohet të merrni vendime të zgjuara në kohën e duhur.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumëIndeksi i Përfitimit nga Shëndetësimi i Tufës (PShT) është nga indekset më gjithëpërfshirës dhe me tregues ekonomikë të matshëm, kjo pasi përfitimi ekonomik i nje ferme vjen vetëm nga një tufë e shëndetshme.
Lexo më shumëNe të gjithë duam të kemi një tufë të shëndetshme, por a keni menduar ndonjëherë, se cila është vlera e vërtetë e një tufe të shëndetshme?
Lexo më shumëNdjeshmëria dhe reagimi ndaj ndriçimit ndodh kudo dhe ka ndikim mbi çdo specie, ndërsa në botën e kafshëve kjo ndjeshmëri është më e theksuar në gjedhë, të imta dhe një-thundrakë.
Lexo më shumë