PROTOKOLLI I KULTURËS SË DOMATES




Shumica e sëmundjeve të domates shkaktohen nga infeksione kërpudhore, zgjedhja e fungicidit më të mirë është thelbësore.

Mbrojtja e Integruar në Kulturën e Domates
Parimet kryesore të menaxhimit të integruar të dëmtuesve dhe sëmundjeve
Ndër masat e luftimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve, me përparësi janë:

  • zgjedhja e kultivarëve të qëndrueshëm (tolerantë) ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve;
  • materiali shumëzues i shëndetshëm dhe i ҫertifikuar;
  • zbatimi i praktikave bujqësore që krijojnë kushte të pafavorshme për sëmundjet dhe dëmtuesit (si psh. qarkullime bujqësore të gjata, plehërim i balancuar (që arrihet nëpërmjet kryerjes së analizave të tokës dhe të ujit të vaditjes dhe realizimit të bilancit të plehërimit), ujitje të lokalizuara, etj.);
  • përdorimi i metodave fizike dhe mekanike;
  • përdorimi i metodave biologjike të luftimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve (insekte dhe merimanga të dobishme (predatorë dhe parazitoidë), këpusha dhe antagonistë mikrobialë);
  • përdorimi i lëndëve natyrale (squfur, bakër, etj.).

Produktet e mbrojtjes së bimëve duhet të përdoren vetëm kur infeksioni në bimë arrin në “pragun e dëmit ekonomik” ose kur kushtet e mjedisit favorizojnë infektimet kërpudhore ose bakteriale. Sëmundjet dhe dëmtuesit duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm. Shumica e sëmundjeve të domates janë shkaktuar nga infeksione kërpudhore, kjo është arsyeja pse zgjedhja e fungicidit më të mirë është thelbësore. Duhet të merret në konsideratë se të gjitha fungicidet janë më efektive kur ato përdoren për parandalim ose në fazat e hershme të infeksionit. Për të zvogëluar rrezikun e një sëmundje kërpudhore, duhet të përpiqeni të zvogëloni sa më shumë që të jetë e mundur kushtet që favorizojnë shfaqjen e kërpudhave.

Disa këshilla me rëndësi janë si më poshtë:

  • Mbani një nivel normal lagështie
  • Pritini gjethet e bimëve që varen në tokë (kur është e mundur)
  • Lini hapësirë të mjaftueshme midis bimëve për të lejuar një qarkullim të mirë të ajrit
  • Ujitni perimet pa spërkatur gjethet

Shumica e fungicideve (produkteve të mbrojtjes së bimëve për të luftuar sëmundjet në bimë) që ndodhen në treg janë për përdorim të përgjithshëm dhe mund të përdoren kundër një numri sëmundjesh të shkaktuara nga bakteret dhe kërpudhat. KSigurohuni që të lexoni me kujdes udhëzimet dhe etiketën e produktit për të aplikuar në mënyrë korrekte fungicidin dhe për të shmangur çdo dëmtim të bimëve tuaja.

Ndër sëmundjet kryesore që prekin bimën e domates në vendin tonë janë:

Vrugu 

Simptomat e sëmundjesGjethe me nervura të zbehta jeshile deri në kafe-të zeza, me prani myku gri në të bardhë. Me përparimin e sëmundjes, gjethet zverdhen, përdridhen, vyshken dhe bien. Kërcejtë mbulohen me myk të bardhë-gri. Frutat e infektuara të domates marrin ngjyrë të ullinjtë-kafe, kalben, bien nga bima dhe nuk arrijnë të piqen.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet me shfaqjen e simptomave të para
Të përdoren preparate me veprim të brendshëm, kur infeksioni ka përparuar
Lënda aktive (Preparatet kimike)(EQUATION PRO) - Famoxadone 22.5% + Cymoxanil 30% (1)
(FANTIC M WP, GALBEN M 8-65) - Benalaxil-M 4% + Mancozeb 65% (2)
(QUANTUM SC) - Dimetomorph (3)
(MEVAXIL 25 WP) - Metalaxyl (4)
(CYMOXANIL 45% WG, VITENE ULTRA SC) - Cimoxanyl (5)
(SINSTAR) - Azoxystrobin (6)
(AGRIA-MANCOZEB 80 WP, DITHANE 75 WG, DITHANE M-45 BLUE 72 WP, MANFIL 75 WG, MANFIL 80 WP, PENCOZEB 75 DG) - Mancozeb (7)
(POLYRAM WG) - Metiram (7)
Këshilla 

Zgjidhni një varietet të domates që arrin pjekurinë shpejt (d.m.th., varietetet e hershme ose varietetet me sezon të shkurtër). Kjo do të lejojë që kultivuesi të vjelë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kultivimi i domateve në sera apo mjedise të mbrotjura është avantazh pasi lagështia mund të kontrollohet dhe bimët të mbulohen dhe të mbrohen nga reshjet. Të tregohet kujdes që kërcejtë dhe degët e domateve të mbahen larg tokës.

Duhet të ketë hapësirë ndërmjet bimëve të domates, për të lejuar ajrosjen e kurorës së domates, e cila lejon që sipërfaqet e lagura të bimëve të thahen më shpejt. Bimët duhen monitoruar rregullisht për simptomat e sëmundjes së vrugut dhe materiali bimor i sëmurë të hiqet dhe largohet nga sera. Barërat e këqija afër bimëve të domates duhet të hiqen. Duhen shmangur lëvizjet në vendin ku janë mbjellë domatet, kur gjethja e bimëve është e lagur.

Periudha e ujitjes së bimëve të jetë në fillim të ditës më tepër, sesa në fund të ditës. Kjo lejon që gjethja dhe toka të thahen para mbrëmjes, duke zvogëluar kohëzgjatjen e lagështirës së gjetheve dhe ul lagështinë relative. Mos spërkatni gjethet me ujë; mbajeni ujin larg gjetheve dhe kërcejve (ujitni bimët në nivelin e tokës dhe jo lart, përveçse në rastin e ushqimit gjethor). Mbroni fidanët nga stresi ushqimor dhe dëmtuesit e tjerë.

Alternaria 

Simptomat e sëmundjesGjethet e prekura marrin ngjyrë kafe të errët-të zezë, zverdhen, thahen dhe bien. Frutat e prekura marrin ngjyrë të errët afër bishtit dhe bien. Ato kanë një aromë të keqe dhe bëhen të pa-konsumueshme.
Kriteret e ndërhyrjesPër infeksione shumë të rënda dhe në zona me lagështi, bëhet edhe një trajtim pas 8 – 10 ditësh nëse është e nevojshme.
Lënda aktive (Preparatet kimike)(CUPROSATE GOLD M 72 WP, CURZATE M 44 WP, CURZATE M 68 WG, MOXIMATE, NAUTILE DG, PROFILUX, ZETANIL M, CIKEYMAN) - Cymoxanil + Mancozeb (1)
(CURZATE R, SOLUTION PRO) - Cymoxanil + oxychlorur Cu (2)
(CHAMP DP, CHAMPION 50, COPERBLAU-N 50 WP, KENTAN WG, KOCIDE 2000, VITRA 40 WG, DROXI, FUNGURAN OH 50 WP, YPER 50 WP, KOX) - Hidroksid bakri (3)
(SINSTAR) - Azoxystrobin (4)
(AGRIA-MANCOZEB 80 WP, DITHANE 75 WG, DITHANE M-45 BLUE 72 WP, MANFIL 75 WG, MANFIL 80 WP, PENCOZEB 75 DG) - Mancozeb (7)
Këshilla 

Duhet të shikoni nga afër për shenjat e para të prekjes nga Alternaria, të cilat janë shfaqja e njollave të errëta kafe në gjethet në pjesën fundore të bimës së domates. Hiqni gjethet e prekura, largojini ose digjini pasi të thahen. 

Parandalimi i hershëm i Alternaries: Kërpudhat që shkaktojnë Alternarien favorizohen nga temperaturat e ngrohta dhe lagështia e lartë. Lini hapësirë të mjaftueshme midis bimëve (për të shmangur lagështinë). Alternaria mund të mbetet në tokë edhe pasi të keni hequr bimët e prekura. Nëse kërpudha ka kushtet e përshtatshme, ajo mund të mbetet në gjëndje të fjetur dhe të ndikojë në bimën tuaj të rradhës. Nëse keni pasur probleme me Alternarien më parë, mënyra më e mirë për ta parandaluar përsëritjen e kësaj sëmundje është që të qarkulloni bimët. Duhet të mbahet në konsideratë që Alternaria mund të prekë gjithashtu patatet. Prandaj, mos kultivoni patate në të njëjtën parcelë ku u kultivuan domatet e prekura dhe anasjelltas.

Fuzarioza 

Simptomat e sëmundjesTreguesi i parë është zverdhja, tharja dhe rënia e gjetheve të poshtme (afër tokës). Me përparimin e sëmundjes, frenohet rritja e bimëve si dhe zhvillimi i frutave. 
Masat që duhen marrë, KëshillaLuftohet me masa agroteknike, përdorimi i farës rezistente, ruajtja nga lagështia, etj.

Hiri i domates 

Simptomat e sëmundjes Simptomat e para të hirit janë njolla pluhuri të bardha në të gjitha pjesët ajrore të bimës, përveç frutave. Infeksione të rënda çojnë në klorozë të gjetheve, vjetërsi të parakohshme dhe ulje të dukshme të madhësisë dhe cilësisë së frutave.
Kriteret e ndërhyrjesNë pranverë, në temp. mbi 20°C dhe lagështi të lartë, të trajtohet kur shfaqen simptomat e para. 

Lënda aktive (Preparatet kimike)

 

(SINSTAR) - Azoxystrobin (1)
(AGRIA-MANCOZEB 80 WP, DITHANE 75 WG, DITHANE M-45 BLUE 72 WP, MANFIL 75 WG, MANFIL 80 WP, PENCOZEB 75 DG) - Mancozeb (7)
(BRIK 24 EC, MYCLOFIL 12.5 EC, RITUAL 12.5 EC, NILBU) – Myclobutanil (2)
(NOIDIO GOLD 10 EC, PENCOMEX 100 EC, TOPAS 10 EC, TOPENCO 100 EC, PEN 10 EC, PENCONAZOLE NOTROF 10 EC) - Penconazole (2)
KëshillaMasa mbrojtëse për kufizimin e infeksioneve janë: pastrimi nga  barërat e egra si dhe largimi i pjesëve të bimëve prekura.

Njollosja e zezë bakteriale 

 

Simptomat e sëmundjesNjollosja bakteriale shkakton zverdhje të gjetheve deri në rënie të tyre. Në fruta prekja nga kjo sëmundje shfaqet me njolla jeshile të zbehta, të njomura nga uji dhe përfundimisht bëhen kafe dhe të ashpra. 
Kriteret e ndërhyrjesKur shfaqen simptomat e para, të trajtohet ҫdo 10 ditë deri në lulëzim.
Lënda aktive (Preparatet kimike)(KENTATN WG, NEORAM WG, RIDOMIL GOLD R WG, RIDOMIL GOLD PLUS 42.50WP) - Preparate me bazë bakri
KëshillaMasa mbrojtëse për kufizimin e infeksioneve janë: pastrimi nga  barërat e egra si dhe largimi i pjesëve të bimëve prekura.

Ndër insektet dëmtues kryesorë që prekin bimën e domates në vendin tonë janë:
Krahëbardha e serrave 

DëmtuesiKrahëbardha e serave
Dëmi i shkaktuarBimët e domates kthehen në ngjyrë të verdhë, duken me lara dhe kanë frenim të rritjes duke shkaktuar vyshkje dhe rënie të gjetheve dhe në këtë mënyrë ndikon në uljen e rendimentit të bimëve. Ky insekt e dëmton bimën nëpërmjet ushqyerjes në të. Dëme të tjera janë: prodhimi i dyllit dhe transmetimi i sëmundjeve (dëmtues vektor që transmeton sëmundje). 
Kriteret e ndërhyrjesNë fushë të hapur të trajtohet kur vrojtohen më shumë se 10 insekte të rinj/gjethe
Lënda aktive (Preparatet kimike)(KESTREL, MOSPILAN 20 SG, VAPCOMORE 20% SP) - Acetamiprid (1)
(CONFIDOR SL 200, CONFIDOR WG 70, IMIDAMEX 70 WG, KOHINOR 200 SL, MALLET 20 SL, MIDO 20 SL, NUPRID SUPREME SC, MIDAS) - Imidacloprid (1)
Këshilla në përdorim Masa mbrojtëse për kufizimin e infeksioneve janë: pastrimi nga  barërat e egra, largimi i pjesëve të bimëve prekura nga larva, vezë, pupa dhe  insekte   të  rritur 

Morrat që prekin bimën e domates janë: morri i gjelbër i pjeshkës dhe morri i patates 

DëmtuesiMorri i gjelbër i pjeshkës dhe Morri i patates
Dëmi i shkaktuarDëmet e shkaktuar nga morrat e bimëve janë: gjethe dhe kërcej të shtrembëruar si dhe njolla zverdhjeje në gjethe. Prania e dyllit dhe zhvillimi i mykut në gjethe dhe fruta janë simptoma të tjera të dëmit nga morrat. 
Kriteret e ndërhyrjesNë zonat me rrezik nga sëmundjet virusale, tratimi të fillojë me kolonitë e para. Në zonat me rrezik të ulët, të pritet deri sa 10% e bimëve të infektohen nga kolonitë e pranishme në 4 – 5 m diagonal parcelës.
Lënda aktive (Preparatet kimike)(KESTREL, MOSPILAN 20 SG, VAPCOMORE 20% SP) - Acetamiprid (1)
(CONFIDOR SL 200, CONFIDOR WG 70, IMIDAMEX 70 WG, KOHINOR 200 SL, MALLET 20 SL, MIDO 20 SL, NUPRID SUPREME SC, MIDAS) - Imidacloprid (1)
(ACTARA 25 WG - Thiamethoxam (1),
(ERCOLE, KAISO, KARATE ZEON 5 SC, LAMEX 100 SC, SPARVIERO) - Lambda cyhalothrin (2)
Këshilla në përdorim 

Hiqni morrat manualisht nëpërmjet gjetjes dhe largimit të gjetheve të prekura nga morrat. Nëse dëshironi të ruani gjethen, largoni morrat me një kruajtëse dhëmbësh. Kontrolloni edhe pjesën e poshtme të gjetheve.

Duke përdorur një shishe spërkatëse uji, spërkatni morrat me ujë të ftohtë. Forca e ujit i largon ata nga bima e domates. Përsëriteni këtë proces çdo tre ose katër ditë derisa morrat të jenë zhdukur.

Mbani zonat përreth bimëve të domates pa barërat e këqija. Shumë barëra të këqija mbajnë morra, si dhe insekte dhe sëmundje të tjera që mund të dëmtojnë bimët e domates.

Tenja e domates 

DëmtuesiTenja e domates 
Dëmi i shkaktuarLarvat e këtij dëmtuesi minojnë gjethet duke prodhuar galeri të mëdha dhe zhduken në fruta, duke shkaktuar një humbje të konsiderueshme të prodhimit të domates në kultivimet e mbrojtura dhe të hapura. Bimët e domates mund të sulmohen që në fazën e fidanëve deri tek bima e rritur. Në infektimin e domates në sythat, gjethe dhe kërcej, në lule dhe fruta, është i dukshëm pluhuri i zi.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet në fazat e para të infeksionit dhe në vazhdim
Lënda aktive (Preparatet kimike)(BELTHIRUL) - Bacillus thuringiensis (1)
(ALTACOR 35 WG, CORAGEN 20 SC) - Chlorantraniliprole (2)
(AVAUNT  15 EC) - Indoxacarb (3)
(LASER 480 EC, SUCCESS TM 0.24 CB) - Spinosad (4)
KëshillaPraktikat e mira bujqësore përfshijnë praktikat kulturore, rotacionin e bimëve me bimë që nuk janë të familjes së solanoreve, plugimin e tokës, plehërimin e përshtatshëm, ujitjen, shkatërrimin e bimëve të infektuara dhe të mbeturinave të bimëve. Ekzistojnë një numër i masave të kontrollit që ndihmojnë në zhdukjen e këtij dëmtuesi. Rotacioni i bimëve, heqja e bimëve dhe heqja selektive dhe shkatërrimi i materialit bimor të infektuar janë praktika të rëndësishme kontrolli kulturor që do të ndihmonin në zhdukjen e këtij dëmtuesi në sera. Bimët strehuese të egra (barërat e këqija) gjithashtu duhet të hiqen për të parandaluar rritjen e mëtejshme të popullatës.

Krimbat tel 

DëmtuesiKrimbat tel
Dëmi i shkaktuarDëmi më i madh është për shkak të ushqyerit me farat dhe fidanët e kulturave dimërore dhe depërtimit në rrënjë. Dëme të mëdha shkaktohen në fushat që mbulohen periodikisht nga ujërat e vaditjes. Në domate, larvat futen në kërcellin bosh.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet në mënyrë lokale gjatë mbjelljes së farës ose trapiantimit në vende ku kanë qenë vrojtuar insekte ose në toka ku vrojtime të mëparshme kanë vërtetuar praninë e tyre.
Lënda aktive (Preparatet kimike)(DURSBAN 480 EC, PYRINEX 48 EC, RELDAN 225 EC, PYRIMEX 7.5 GR) - Chlorpyriphos ethyl (1)
KëshillaMenaxhimi i tokës ka një rol të rëndësishëm në krijimin ose lehtësimin e problemeve me krimbat tel. Toka që mbillet me tapet bari shpesh është e infektuar me krimbat tel, dhe bimët janë në rrezik të madh për rreth 2 vjet pas konvertimit nga tapet bari në kultivim bimësh. 

Krimbat e murrmë

DëmtuesiDëmi i shkaktuar

Krimbat e murrmë

 

Larvat që janë përgjithësisht gri, ndonjëherë me ngjyrë vjollcë, sulmojnë rrënjët dhe kërcejtë e poshtëm të një gamë të madhe të bimëve dhe mund të jenë një dëmtues veçanërisht serioz i perimeve rrënjore dhe drithërave. Më vonë gjatë sezonit, këta dëmtues mund të dëmtojnë domatet duke i ngrënë duke shkaktuar vrima të parregullta në sipërfaqen e frutave; frutat e domates që prekin tokën janë përgjithësisht më të dëmtuarat.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet kur vërehet 1 larvë çdo 5 m gjatë diagonaleve të parcelës në 4 pika.
Lënda aktive (Preparatet kimike)(ALTACOR 35 WG, CORAGEN 20 SC) - Chlorantraniliprole (1)
(DAKOFAKA, DECIS 2.5 EC, POLECI, RITMUS, DELTA M 2.5 EC) - Deltamethrin (2)
(ERCOLE, KAISO, KARATE ZEON 5 SC, LAMEX 100 SC, SPARVIERO) - Lambda cyhalothrin (2)
(DURSBAN 480 EC, PYRINEX 48 EC, RELDAN 225 EC, PYRIMEX 7.5 GR) - Chlorpyriphos ethyl (3)
Këshilla

Shkatërroni mbetjet e bimëve duke i prerë para mbjelljes me bimë të tjera, veçanërisht kur domatet ndjekin një të bimë të mirë strehuese (p.sh., jonxhë ose fasule dhe mbuloni bimët me bimë bishtajore) për krimbat e murrmë. Menaxhoni barërat e këqija përreth fushës përpara mbjelljes. 

Insekticidet e tokës mund të aplikohen si një trajtim para-mbjelljes, megjithëse kjo mund të kufizohet nga paparashikueshmëria e shpërndarjes së dendësisë së popullsisë së krimbave të murrmë. Këto insekticide mund të aplikohen gjithashtu si një trajtim në kohën e mbjelljes.

Krimbi i boçes së pambukut

DëmtuesiKrimbi i boçes së pambukut
Dëmi i shkaktuarGjatë vegjetacionit shkakton dëmtime të theksuara në frutat e domateve, sidomos në ambiente të mbrojtura. Dëmet e shkaktuara nga larvat në domate janë brejtja e gjetheve, shkatërrimi i luleve, larvat futen në frut kryesisht nëpërmjet bishtit, duke formuar fole 1-2 mm diameter, nga të cilat dalin dhe dëmtojnë frutat e reja, të cilat kalben dhe bien në tokë, kurse ato që janë duke u pjekur preken nga mikroorganizma kërpudhore e bakteriale dhe kalben.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet kur në kurth shfaqen insektet e para të rritur 
Lënda aktive (Preparatet kimike)(BELTHIRUL) - Bacillus thuringiensis 
(DAKOFAKA, DECIS 2.5 EC, POLECI, RITMUS, DELTA M 2.5 EC) - Deltamethrin (1)
(ERCOLE, KAISO, KARATE ZEON 5 SC, LAMEX 100 SC, SPARVIERO) - Lambda cyhalothrin (1)
(FURY 10 EC, MINUET GEO) - Zeta-Cypermethrin (1)
Këshilla Të përdoren kurthe me feromone. 
Luftimi i këtij dëmtuesi në domate është paksa i vështirë, për shkak të sjelljes së larvave, të cilat pas një periudhe të shkurtër jete mbi gjethe, futen brenda frutave, duke iu “shmangur” trajtimeve kimike. Trajtimet kimike kryhen kundër larvave të moshave të reja. Fermerët duhet të luftojnë edhe fizikisht këtë dëmtues, duke i larguar frutat e prekur nga bimët dhe asgjësuar më pastaj fizikisht. Efektiv është edhe punimi i tokës gjatë dimrit, për të nxjerrë në sipërfaqe të tokës larvat dhe krizalidat, të cilat i nënshtrohen në këtë mënyrë veprimit të agjentëve atmosferikë.

Këpusha e kuqe 

DëmtuesiKëpusha e kuqe
Dëmi i shkaktuarKëpushat ushqehen duke depërtuar në indin e bimës dhe gjenden kryesisht në pjesën e poshtme të gjethes. Të ushqyerit e këpushave me bimë, shkakton ngjyrosje gri ose zverdhje të gjetheve. Njollat nekrotike ndodhin në fazat e përparuara të dëmtimit të gjetheve. Dëmtimi i këpushës në lulen e hapur shkakton një kafëzim dhe vyshkje.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet vetëm për infeksion të hershëm që çngjyros pjesë të gjetheve. Të alternohen lëndë active të ndryshme me mekanizma të ndryshme veprimi, për të pakësuar fenomenin e qëndrueshmërisë
Lënda aktive (Preparatet kimike)(ABAMEX, TERVIGO 020 SC, VERTIMEC 018 EC, ODIN, TINA, TINAMEX) - Abamectin (1)
Këshilla në përdorim 

Këpusha e kuqe prek bimët e stresuara, kështu që sigurimi i kushteve optimale të rritjes së bimëve, dhe ujitja dhe plehërimi i duhur, veçanërisht kur moti është i nxehtë dhe i thatë, do të ndihmojnë në zvogëlimin e problemeve.

Në mjedise të mbrojtura, veçanërisht në sera, këpusha e kuqe mund të jetë një dëmtues i vështirë për tu kontrolluar. Inspektimi vizual (monitorimi) i shpeshtë i pjesëve të bimëve është mënyra më e mirë për të monitoruar këpushat. Ato mund të gjenden në të gjitha zonat e bimës, por ato më shpesh prekin gjethet. Ato mund të monitorohen gjithashtu duke shtypur gjethet ose pjesët e tjera të bimëve mbi një fletë letre të bardhë ose kartoni dhe më pas të shikoni për lëvizjen e tyre (në formë pikëzash të vogla) në letër. Sapo dëmtimi i tyre gjatë ushqimit ose krijimi i rrjetave bëhet i dukshëme, popullatat tashmë janë të stabilizuara mirë dhe më të vështira për t'u kontrolluar.

Hapëset e galerive (gjethe minueset) 

DëmtuesiHapëset e galerive
Dëmi i shkaktuarVezët futen në gjethe dhe larvat ushqehen midis sipërfaqeve të gjetheve, duke krijuar një shteg gjarpërues ose "galeri". Të dy speciet ushqehen me një larmi bimësh dhe barërash të këqija; zhvillimi vazhdon gjatë gjithë vitit dhe popullsia lëviz nga një bimë strehuese në tjetrën. Ushqimi i gjetheve rezulton në galeri gjarpëruese (shtigje të holla, të bardha, dredha-dredha); gjethet me shumë galeri kanë njolla të bardha. Gjethet e dëmtuara nga minatricet bien para kohe; bimët e infektuara rëndë mund të humbasin pjesën më të madhe të gjetheve të tyre. Nëse ndodh që herët në periudhën e frutave, zhvendosja mund të zvogëlojë rendimentin dhe madhësinë e frutave dhe të ekspozojë frutat që digjen nga dielli. Gjethe-minueset janë zakonisht një dëmtues i domateve të fundit të verës. 
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet vetëm në rast infeksioni të përhapur
Lënda aktive (Preparatet kimike)(ALTACOR 35 WG, CORAGEN 20 SC) - Chlorantraniliprole (1)
(LASER 480 EC, SUCCESS TM 0.24 CB) - Spinosad (2)
Këshilla në përdorim Kontrolloni transplantimet për minuesit e gjetheve ose galeritë para mbjelljes dhe shkatërroni çdo bimë që është e infektuar; minuesit e gjetheve arrijnë nivelet e dëmshme më herët kur fillojnë infeksionet në transplantime. 
Varietetet e domates me gjethe të përdredhura janë më pak të ndjeshme ndaj dëmtimit të gjetheve dhe mund të ofrojnë alternativa të përshtatshme ku pritet dëmtimi nga minueset e gjetheve, si në fushat ngjitur me bimë të tjera të infektuara. Kur një seri bimësh të domateve mbillen në të njëjtën zonë, ju mund të zvogëloni infeksionet e hershme në një bimë të re duke hequr mbjelljet e vjetra menjëherë pas vjeljes së fundit.

Tripsi i luleve 

DëmtuesiTripsi i luleve
Dëmi i shkaktuarTripset e luleve preferojnë të ushqehen në indet bimore siç janë majat në rritje dhe sythat e luleve. Kur këto inde zhvillohen më tej, gjethet dhe lulet mund të shfaqen të deformuara rëndë. Sythat e luleve të infektuara rëndë mund të mos hapen fare. Frutat gjithashtu mund të dëmtohen, edhe në densitete të ulëta, duke shkaktuar deformime të tyre. Bima lëndohet gjithashtu nga të ushqyerit e tripseve, të cilët lënë vrima dhe zona me njollosje të argjendtë kur bima reagon ndaj pështymës së insektit.
Kriteret e ndërhyrjesTë trajtohet në fazat e para të infeksionit
Lënda aktive (Preparatet kimike)(KESTREL, MOSPILAN 20 SG, VAPCOMORE 20% SP) - Acetamiprid (1)
(LANNATE 25 WP) - Methomyl (2)
Këshilla në përdorim Tripset e luleve janë një dëmtues gjatë gjithë vitit. Dëmtimi mund të zvogëlohet duke ngritur pengesa nëpërmjet kultivimit të bimëve jo strehuese të këtij dëmtuesi rreth bimëve të domates dhe duke eleminuar bimët strehuese të tij. Kujdes me plehërimin e tepërt: plehërimi i tepërt me azot rrit numrin e tripsave të luleve dhe përhatjen e viruseve. Zgjidhni kultivarë rezistentë ndaj viruseve. Monitorimi i shpeshtë, një ose dy herë në javë është i nevojshëm për të vlerësuar numrat e tripseve të luleve edhe për të përcaktuar prekjen nga viruset.

Data e publikimit: 24/07/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
super .. por duhet shkruar dhe dozat e aplikimit

-romino


Shpërndaj në rrjetet sociale: