Skema e mbështetjes FiAS me inpute bujqësore (I)




Jeni fermer dhe operoni në fushën e bujqësisë apo blegtorisë?

Projekti FiAS, një bashkëpunim i FED invest dhe JICA në Japoni, për të zbutur impaktin e COVID-19 në fermat bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri, ofron mbështetje me inpute bujqësore për fermerët e vegjël. 

Skema e mbështetjes me inpute bujqësore synon të mbështesë 250 fermerë në vlerën deri në 40.000 lekë. Kjo skemë implementohet përgjatë periudhës gusht - tetor 2020 dhe zbaton parimin “Apliko i pari, të përfitosh i pari”. 

Për tu berë pjesë e kësaj skeme, ju duhet të plotësoni kriteret si më poshtë:

  • Të jeni fermer dhe anëtar ekzistues i FED invest
  • Të jeni klient përsëritës dhe me historik të mirë në FED invest
  • Të aplikoni për një kredi të re Mikro 1 apo shtesë kredie ekzistuese Mikro 1 gjatë periudhës korrik-nëntor 2020 për qëllime bujqësore (investim në blerjen e inputeve në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë)
  • Të regjistroheni në platformën e njohurive agro-teknike www.abaonline.al dhe të referoni dy persona të tjerë

Për më shumë informacion, lutemi drejtohuni zyrave tona dhe vizitoni www.fedinvest.al 
FED invest
Gjithmonë Financë Sociale

Data e publikimit: 02/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: