Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike




Në  këtë  rubrikë  fermerët do të  gjejnë  informacion për standardet dhe praktikat e mira të nevojshme për një  prodhimin bujqësor efikas,  të sigurtë, dhe cilësor. Politika e Përbashkët Bujqësore e Bashkimit Europian ka ndërmarrë hapa dhe ndryshime të rëndësishme gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, për mbështetjen/sunvencionimin e sasisë së produkteve dhe qëndrueshmërisë së  tyre për të  siguruar një  shëndet të  mirë  publik. Paketa e rregullave përcakton se si duhet të veprojnë fermerët për të mundësuar ndryshimin pozitiv ose Ndërpërputhshmërinë në prodhimin bujqësor. Është e rëndësishme të theksojmë se plotësimi i paketë së  regullave në  bujqësi është një parakusht i rëndësishëm që  fermerë  duhet të  përmbushin për të  aplikuar dhe për të  përfituar sunvencione në kuadër të programeve  kombëtare të  AZHBR-së  dhe të Bashkimit Europian për Zhvillimin e Zonave Rurale nga Programi  IPARD 2014-2020. 

Kërkesat Statutore të Menaxhimit (Statutory Management Requirements - më poshtë referuar si SMR, janë standarde bujqësore që përshkruajnë disa veprimtari të menaxhimit të fermave, të cilat mundësojnë prodhimin ushqimor në përputhje me nevojat mjedisore, të njerëzve dhe kafshëve, dhe qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor. 

Kërkesat Statutore të Menaxhimit vendosin masa të veçanta për fermerët për mbrojtjen e habitateve dhe jetës së egër, për administrimin e tokës dhe ujit, për kontrollin e përdorimit të plehrave kimike si dhe për parandalimin e sëmundjeve të kafshëve. Gjithashtu, ato përcaktojnë rregullat për shëndetin, mirëqenien dhe identifikimin e kafshëve.

Mjedisi dhe ndryshimet klimatike     
SMR 1 Mbrojtja e ujërave nga ndotja e shkaktuar nga nitratet që përdoren në bujqësi

Qëllimi i këtij standardi është pakësimi i ndotjes së ujit të shkaktuar nga nitratet që përdoren në bujqësi, dhe parandalimi i një kontaminimi të tillë në të ardhmen.

Azoti i cili gjëndet në plehrat organike dhe kimike është element jetik për rritjen e bimëve. Megjithatë, sasia e tepërt e tij në tokë është burimi kryesor i ndotjes së ujit.  Uji i ndotur me azot mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë sëmundje të rënda shëndetësore te njerëzit dhe kafshët. Gjithashtu, uji i ndotur me nitrate ka prirjen të zhvillojë fenomenin e “eutrofikimit”, që nënkupton tejrritjen e bimëve ujore dhe algave, gjë që çon në uljen e oksigjenit dhe në vdekjen e të gjitha organizmave të tjera ujore. 
Është e rëndësishme të përmendim se të gjitha rregullat dhe kufizimet në SMR 1 janë në fakt praktika të mira, që mund të ndikojnë ndjeshëm në rezultatet financiare të fermës. 

Duke qenë se Shqipëria nuk ka legjislacion të posaçëm për direktivën e përdorimit të nitratit dhe elementëve  të tjerë ngjashëm, veçanërisht për plehërimin, rekomandimet dhe rregulloret më e mëposhtëme janë cituar nga aktet ligjore të vende të BE-së. Ato mund të shërbejnë si udhëzues dhe shembull i mirë.

Kërkesa të përgjithshme:

  • Të gjitha plehrat organike duhet të ruhen në vendgrumbullimin e plehut të kafshëve, gropat e plehut, pirgjet e plehut ose vende të ngjashme të posaçme për qëllim grumbullimi.
  • Vendgrumbullimet duhet të jenë të papërshkueshme nga uji për të parandaluar derdhjet, përzierjen me ujë ose rrjedhjet e plehut të lëngshëm në mjedis, si dhe kontaminimin e ujërave tokësore dhe nëntokësore. Plehu i lëngshëm nga kafshët duhet të mblidhet në gropa të papërshkueshme nga uji, nga të cilat nuk duhen lejuar rrjedhje në ujërat tokësore apo nëntokësore.
  • Në varësi të përmasave të tyre, vendgrumbullimet duhet të përmbushin grumbullimin e plehut për një periudhë gjashtëmujore.
  • Vëllimi i nevojshëm për plehun e ngurtë të kafshëve për Njësi të  Sipërfaqes Blegtorale  (NjSB) është të paktën 4 m² e sipërfaqes me lartësi prej 2 m = 8 m³. Për plehun e lëngshëm 2 m³ - për NjSB;
  • Për grumbullimin e plehut në “laguna”, nevojitet vëllimi prej 10 m³ për NjSB.

Analiza e tokës dhe plehërimi
- Fermeri duhet të kryejë analizat kimike të tokës për secilën ngastër prodhuese në fermë, të paktën një herë në çdo katër vjet.
- Rezultatet e analizës kimike do të përdoren për përdorimin e saktë të plehrave, dhe duhet të mbahen në fermë për të paktën katër vjet që nga data e analizës.
- Fermeri duhet të mbajë të dhëna për përdorimin e plehrave në fermën e tij.

Përdorimi i plehrave organike dhe kimike (legjislacioni i BE-së dhe përputhshmëri e pjesshme në legjislacionin shqiptar). Vlera kufi për marrjen e azotit gjatë një viti kalendarik në vendet e BE-së është përcaktuar në 2 nivele të mundshme, në varësi të vendimmarrjes së vendit:
- maksimumi 210 kg / ha azot
- minimumi 170 kg / ha azot

Ndalimi i aplikimit respektohet për të reduktuar humbjet nga rrjedhjet dhe shkarkimet e azotit:
- plehërimi me plehun e kafshëve në të gjitha zonat bujqësore, pavarësisht mbulesës së  tokës nga 15 nëntori deri në 15 shkurt;
- plehërimi me plehun e lëngshëm dhe plehun e kafshëve të shpërndarë në sipërfaqe, pa depërtuar në tokë, në të gjitha zonat rurale nga 1 maji deri në 1 shtator.

Kush janë  kufizimet e përdorimit të plehut organik?
- në toka të ngopura me ujë;
- në toka të mbuluara me një shtresë bore; 
- në toka të ngrira;
- në toka të përmbytura;
- në toka jobujqësore; 
- në distancë prej 3 m nga skaji i jashtëm i basenit ujor prej 5  ose më shumë metrash;
- në distancë prej 20 m nga skaji i jashtëm i shtratit të liqenit ose ujërave të tjera të ndenjura;
- në terrene të pjerrëta përgjatë rrjedhave ujore, me një pjerrësi më të madhe sesa 10% në distanca më të afërta se 10 m nga skaji i jashtëm i basenit ujor;
- i përzier me llum mbetjesh;
- nga ferma bujqësore ku patogjenët rezistentë ndaj sëmundjeve iu rezistojnë kushteve në gropën e plehut.

Përdorimi i kufizimeve për plehun e lëngshëm:
- 25 metra larg nga pusi; 20 m larg nga liqeni;
- 5 m larg nga rrjedhat e tjera ujore;
- në terrene të pjerrëta përgjatë rrjedhave ujore, me një pjerrësi prej më shumë se 10%;
- në distanca më të afërta se 10 m nga rrjedhat ujore. 

Ferma bujqësore duhet të grumbullojë tepricën e plehut të bagëtive për:
- plehërimi i tokës bujqësore nga fermeri që e ka në përdorim bazuar në kontratë;
- përpunimi i plehut në biogaz, kalbëzim, nënshtresë dhe mënyra të tjera në fermë;
- shitja e plehut, etj.

SMR 2. Ruajtja e shpendëve të egër  

Kjo Direktivë lidhet me ruajtjen e të gjitha llojeve të shpendëve të egër. Ajo i referohet mbrojtjes, menaxhimit dhe kontrollit të këtyre gjallesave, si dhe përcakton rregullat për shfrytëzimin e tyre. 
Numri i llojeve të shpendëve të egër që ndeshen zakonisht në territorin e vendeve anëtare të BE-së është në rënie. Kjo rënie vë seriozisht në rrezik ruajtjen e mjedisit natyror, veçanërisht për shkak se rrezikon prishjen e baraspeshës biologjike. Ruajtja e llojeve të shpendëve të egër, që ndeshen zakonisht në territorin e vendeve anëtare të BE-së, është e nevojshme për arritjen e objektivave të Komunitetit Europian lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kërkesa të përgjithshme (legjislacioni shqiptar dhe i BE-së):

- Përdoruesi nuk pakëson apo dëmton habitatin e një popullate shpendësh të egër në atë masë që kjo popullatë bëhet e cenueshme.
- Nëse fermeri planifikon të zbatojë një program apo një projekt për tokën bujqësore, përfituesi është i detyruar të kontaktojë organin përgjegjës për ndërmarrjen e procesit të mbrojtjes së mjedisit.  

 

Ndalohet: 
- vrasja ose kapja e qëllimshme për çfarëdo lloj arsyeje;
- shkatërrimi ose dëmtimi i qëllimshëm, apo zhvendosja e çerdheve dhe vezëve të tyre;
- largimi i vezëve të tyre nga habitati dhe marrja e tyre, edhe nëse ato janë bosh;
- shqetësimi i qëllimshëm i këtyre shpendëve, veçanërisht gjatë periudhës së shumimit dhe rritjes së të vegjëlve, në atë masë që shqetësimi është i ndjeshëm për sa iu përket objektivave të këtij Neni;
- mbajtja e shpendëve për të cilët është e ndaluar zënia me karrem dhe kapja e tyre.

SMR 3. Ruajtja e habitateve natyrore, florës dhe faunës së egër
Këto kërkesa synojnë mbrojtjen e habitateve të rëndësishme dhe të gjallesave të florës dhe faunës (bimë dhe kafshë). 

Kjo SMR zbatohet për të gjithë fermerët, tokat e të cilëve janë shpallur zona të veçanta për ruajtje. Nën titullin Natura 2000 u krijua një rrjet ekologjik europian koherent i zonave të veçanta të ruajtjes. 
- Vendet anëtare të BE-së kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për të shmangur, në zonat e veçanta të ruajtjes, përkeqësimin e habitateve natyrore dhe habitateve të gjallesave, si dhe shqetësimin e gjallesave për të cilat janë shpallur këto direktiva, për aq kohë sa shqetësime të tilla mund të jenë të ndjeshme lidhur me objektivat e kësaj Direktive.  
- Nëse planifikon të zbatojë një program apo një projekt për tokën bujqësore, fermeri është i detyruar të kontaktojë organin përgjegjës për ndërmarrjen e procesit të mbrojtjes së mjedisit. 

Ky material ështe shkëputur nga manuali “KËRKESAT E DETYRUESHME STANDARDET DHE PRAKTIKAT E MIRA NË PRODHIMIN BUJQËSOR” publikuar nga Projekti “Përmirësimi i performancës dhe cilësisë së shërbimit ekstensiv publik në sektorin blegtoral” - EuropeAid/136437/IH/SER/AL dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Data e publikimit: 02/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ÇFARË ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI NDËRSA SHKOJMË DREJT ANËTARËSIMIT TË VENDIT NË BASHKIMIN EUROPIAN

Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.

Lexo më shumë

MEDIKAMENTET VETERINARE DHE USHQIMET ME PËRMBAJTJE MEDIKAMENTESH

Për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.

Lexo më shumë

PËRGATITJA E LAKRËS PRANVERORE PËR EKSPORT

Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.

Lexo më shumë

PËRGATITJA E DOMATES PËR EKSPORT

Vitet e fundit Shqipëria është bërë vënd faktor në eksportin e perimeve ne Evropë.

Lexo më shumë