Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarёt e lulelakrёs mё tё pёrshtatshёm pёr kultivim në vendin tonë dhe klasifikohen sipas hershmërisë së prodhimit janё:
Në grupin me pjekje shumë të hershëm:
Në grupin me pjekje të hershëm:
Këto kultivarë japin prodhimin e tyre rreth 80-95 ditë pas mbjelljes në fushë.
Në grupin me pjekje të mesme:
Këto kultivarë japin prodhimin e tyre rreth 100-135 ditë pas mbjelljes në fushë.
Në grupin me pjekje të vonë:
Këto kultivarë japin prodhimin e tyre pas 135 ditësh. Ekzistojnë kultivarë shumë të vonë deri në 250 ditë pas mbjelljes në fushë.
Disa nga kultivarët e lulelakrës

Cilët afate mbjelljeje rekomandohen pёr lulelakrёn?
Lulelakra nuk mund të mbillet në të njëjtën tokë për dy vjet rresht pas të njëjtës bimë të familjes kryqore. Për nga struktura varietore e lulelakrës, mbështetet në 3 tipe kultivarësh:
Si bëhet përgatitja e fidanit tё lulelakrёs për mbjellje?
Për të patur një mbirje sa më energjike, duhet që fara të vendoset në thellësinë rreth 2 cm në substratin e mbjelljes. Fara hidhet në shtretër të përgatitur, të punuar e të plehëruar mirë, me plehëra ogano-minerale, me qëllim që fara të gjejë një shtrat të shkrifët për mbirje.
Dozat e pёrdorimit tё plehërave pёr farishten e lulekrёs sipas duarve në azot(N):fosfor(P):potas(K) në gram fizik duhet të jenë:
Pas çdo rast plehёrimi, duhet të realizohet shplarja me ujë të rrjedhshëm. Në moshën 35 - 45 ditëshe nё pranverё-verё dhe 60 ditё nё stinёn e dimrit, fidani duhet të mbillet në vendin e përhershëm. Fidanёt e lulelakrёs janё tё gatshёm pёr t’u mbjellё nё fushё kur tё kenё formuar 4-6 gjethe tё vёrteta dhe gjatёsi 13-15 cm.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes sё lulelakrёs?
Distancat më të rekomanduara janë: 60 - 70 x 15 - 20 cm. Në këtë mënyrë sigurohen 32.000 - 36.000 bimë për ha.
Zakonisht largёsitё e mbjelljes nё fushё tё lulelakrёs, ndryshojnё nё varёsi tё kultivarёve, periudhёs sё mbjelljes dhe asaj tё vjeljes dhe variojnё nga 60-100 cm midis rreshtave dhe 40-60 cm brenda rreshtit.
Mbjellja bëhet sipas brazdave të hapura dhe mbillen me dorë me anë të kunjit pёr sipёrfaqe tё vogla ose me makinё mbjellёse fidanash. Pas mbjelljes bëhet ujitja për zënie, e kështu synohet të mbahet një regjim lagështie e mjaftueshme në tokë. Pas 4-5 ditëve bëhet kontrolli për zënie dhe bëhen zëvendësimet e nevojshme.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për lulelakrёn?
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet e lulelakrёs, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Çfarë shërbimesh i kryhen gështenjës pas mbjelljes?
Lexo më shumë