Tenja minuese e agrumeve Phyllocnistis citrella, është dëmtues që në situata dhe në varësi të moshës së bimës duhet ti kushtohet kujdes menaxhimit të tij. Kohët e fundit është prezent në shumicën e vendeve mesdhetare që kultivojnë agrume. Insekti i rritur është një flutur e vogël me krahë të hapur 6 mm. Gjatësia e larvave është 3 mm dhe ushqehen me indin epidermal të gjetheve. Ato priren të ndodhin në sinkron me periudhat e rritjes së temperaturës. Dëmet më të mëdha u shkaktohen bimëve të reja dhe gjatë zhvillimit të dytë të lastarëve. Në mungesë të ujit(vaditje), dëmtimet e gjetheve të agrumeve janë të mëdha dhe mund të rezultojnë në zhveshjen e lastarëve. Phyllocnistis citrella ka tre brezni në vit.
Strategjia bazë
Aplikimet me insekticide janë ndër metodat më efektive të disponueshme për menaxhimin e tenjës minuese. Megjithatë, për shkak të aftësisë për të "minuar" gjethet, insekticidet nuk janë plotësisht efektivë kur kemi të bëjmë me infektimet nga ky dëmtues. Kontrolli kulturor, si mirëmbajtja dhe menaxhimi bazë i agrumeve, janë thelbësore për t'i mbajtur pemët e rritura të agrumeve të shëndetshme dhe të afta për tu mbrojtur nga prekjet nga tenja minuse. Duhet patur kujdes me përdorimin e insekticideve që mund të jenë me spektër të gjerë veprimi që mund të ketë efekte negative tek insektet e dobishme që janë predatore të tenjës, madje edhe pjalmuesit e dobishëm si bletët. Rezistenca ndaj insekticideve është raportuar në zona të caktuara të rritjes së agrumeve.
Monitorimi dhe kapjet masive
Kurthe të krijuara posaçërisht për të joshur tenjën minuese të agrumeve përdoren gjithashtu si një mekanizëm për të monitoruar dhe reduktuar popullatën e tyre, megjithëse gjatë situatave të infektimit të lartë, nuk rekomandohen kurthe vetëm pa masa shtesë. Ç'orientimi seksor i adulteve, feromonet seksuale të emetuara nga femrat e rritura është një metodë paqësore kontrolli. Kjo metodë tërheq meshkujt e rritur në një grackë me feromone për një periudhë prej 4 deri në 8 javë, duke na lejuar të monitorojmë praninë e tij, të përcaktojnë dendësinë e popullatës në fushë ose ta përdorin atë për të kontrolluar popullatat duke bllokuar meshkujt masivisht.
Trajtimet me insekticide
Trajtimet duhet të aplikohen në fillim të prekjeve (në fund të korrikut, gjatë gjithë gushtit deri në ditët e para të shtatorit), kur lastarët e rinj janë më pak se 10 cm të gjatë dhe gjethet e reja janë më pak se 1 cm.
Insekticidet mund të përdoren kundër larvave dhe të rriturve dhe ato duhet të aplikohen në muzg kur aktiviteti i fluturimit është në kulmin e tij.
Insekticidet kryesore
Trajtimet me: abamectin, acetamiprid, azadirachtin, esfenvalerate, tebufenozide, pyriproxifen, spinosad, etj.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve të tjerë.
Lexo më shumëKorrja e aronias zakonisht bëhet në gjysmën e dytë të gushtit. Data e saktë e korrjes varet nga varieteti, kushtet e motit të vitit dhe mund të ndryshojë me dy javë.
Lexo më shumëKeni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?
Lexo më shumëAguliçja (latinisht Primula officinalis) është bimë barishtore shumëvjeçare që rritet e lartë 10 - 30 cm. Aguliçja është ndër lulet e para që lulëzon para ardhjes së pranverës. Emri vjen nga fjala latine “primus”, që do të thotë “i parë”. Lulëzon në periudhën prill-maj.
Lexo më shumë