SI TË REALIZOJMË PËRZGJEDHJEN E DEMAVE PËR PËRMIRËSIMIN E TIPAREVE TË DËSHIRUARA




Duke qenëse më lart trajtuam rolin e seleksionimit për përmirësimin e rezistencës ndaj mastitit, le të trajtojmë mëposhtë përzgjedhjen e demave për këtë qëllim. Pra, cila është mënyra se si mund të interpretoni të dhënat e një katalogu për tiparin e përmirësimit të rezistencës ndaj mastitit. Tipari i rezistencës ndaj mastitit shprehet në pikë përqindje e rezistencës ndaj mastitit mbi ose nën nivelin mesatar. Pra, nëse krahasoni të dhënat e dy demave diferenca e pikëve tregon diferencën në praninë e mastitit tek bijat e tyre. Duke qenë se tipari shprehet si rezistencë ndaj mastitit, vlerat më të larta të këtij treguesi shprehin rezistencë më të lartë ndaj mastitit, pra vlerat më të larta janë ato më të dëshiruara. Kjo do të thotë se përzgjedhja e prindërve me tregues të lartë rezistence do t’ju sjellë pasardhës më rezistentë, pra me gjasa më të pakta për tu prekur nga mastiti. 

Në Dhjetor 2022 janë realizuar vlerësimet zyrtare mbi rezistencën ndaj mastitit për racën Holshtenj, Xhers dhe Bruna Alpine.  Sipas vlerësimeve më të fundit rezistenca ndaj mastitit paraqitet në kufijtë si më poshtë për të tre rracat respektivisht: Holshtejn, Xhers dhe Bruna Alpine.

 Vlera më e lartëVlera më e ulëtMesatarja
Holshtejn+6.7-3.8+1.2
Xhers+3.4-5.2-0,8
Bruna Alpine+2.3-3.70

Si t'i lexoni dhe kuptoni shifrat?

Aftësia e Parashikuar për Transmetim është aftësia e një demi për të transmetuar tipare të caktuara tek pasardhësi, në rastin tonë Aftësia e Parashikuar për Transmetimin e rezistencës ndaj mastitit. Në rastin e rracës Holshtejn kjo aftësi varion nga vlerat pozitive +6.7 pikë në ato negative -3.8 pikë dhe një mesatare prej +1.2 pikë. Në një tufë të rracës Holshtejn me prani të mastitit prej 20%, ju do të kemi pritshmërinë që bijat e demave me vlera të larta rezistence të kenë një shkallë prekje nga mastiti prej 13.3% (20% - 6.7 = 13,3%). Në mënyrë të ngjashme ju do të keni pritshmërinë që bijat e demave me vlerat e ulta të kenë një shkallë prekje nga mastiti prej 23.8% (20% - (-3.8).  Pra, një diferencë prej 10.5 pikë përqindje (23.8% – 13.3%) në praninë e mastitit është thelbësore dhe ka një ndikim të ndjeshëm në fitimin që krijohet nga bijat e këtyre demave. Kështu duke zgjedhur demin me rezistencën më të lartë ndaj mastitit, ju siguroni pasardhëse me rezistencë të lartë.

 Në rastin e rracës Xhersi, Aftësia e Parashikuar për Transmetim në rastin e rezistencës ndaj mastitit është +3.4 deri në -5.2, me një mesatare prej -0.8, duke përbërë një shtrirje më të ngushtë dhe mesatare më të ulët se sa në rastin e rracës Holshtejn. Duke qenë se kemi të bëjmë me një shtrirje më të vogël edhe rezistenca ndaj mastitit pra, incidenca e tij tek bijat është më e vogël. 

Në rastin e rracës Bruna Alpine, diferenca është edhe më e vogël dhe varion nga vlera më e lartë +2.3 në vlerën më të ulët prej -3.7 të rezistencës ndaj mastitit, ndërsa mesatarja është pothuajse 0. 

Me praktikat e sotme që po gjejnë gjithnjë e më shumë përdorim sikurse materiali biologjik i seksuar (për lindjen e rreth 90 femrave nga 100 pasardhës) dhe përdorimi i kryqëzimeve të lopëve të qumështit me rraca mishi, na dikton nevojën që të përcaktojmë se sa mëshqerra na nevojiten për remontin e tufës dhe nga cilët viça femra do të përzgjidhen këto mëshqerra remonti. Remonti ka një rëndësi të veçantë, pasi sa më e vjetër të jetë lopa në fermën tuaj aq më e ekspozuar është ndaj faktorëve që shkaktojnë sëmundje dhe qoftë edhe eliminimin e saj. Për këtë qëllim ju rekomandojmë që të përzgjidhni pasardhës me rezistencë të lartë ndaj mastitit, pra për të krijuar një lopë rezistente që do të mbetet e tillë gjatë të gjithë jetës së saj produktive. 

Duke qenë se lopët e maturuara prodhojnë më shumë qumësht krahasuar me lopët më të reja, rritja e periudhës së pranisë së tyre në tufë mund të japë një kontribut të ndjeshëm në ekonominë e fermës suaj. Duke planifikuar të ardhmen e tufës suaj, seleksionimi duhet të përfshijë përzgjedhjen që garanton një balancë të tipareve me rëndësi ekonomike si dhe një tendencë të vazhdueshme për futjen e tipareve të reja që ndikojnë mbi funksionimin dhe efiçencën. Sa më shpejt të bëni seleksionimin për tipare të tilla, aq më i mirë do të jetë progresi gjenetik në fermë.

Data e publikimit: 06/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE BARISHTORE (BULBORE)

Bimët dekorative preken nga një sërë sëmundjesh dhe kontrolli i tyre është i një rëndësie të veçante për të garantuar mosprishjen e bukurisë së tyre

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E GLADIOLËS?

Simptomat dhe menaxhimi i tyre

Lexo më shumë

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE DRUNORE

Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e mimozës?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E PLEPIT (POPULUS)?

Sëmundja mund të prekë gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit, gjethet,degët e padrunjëzuara, lulet.

Lexo më shumë