Lopët që sapo kanë pjellë




Kujdesi për lopët që sapo kanë pjellë – ju siguron stabilitet të fermës.
Menaxhimi i suksesshëm i lopëve që sapo kanë pjellë është mënyra më e mirë për të siguruar zëvendësimet në tufë, për të rritur prodhimtarinë e qumështit, për të siguruar një riprodhim të suksesshëm, si dhe për të kontrolluar shëndetin e tufës suaj. 

Përse një kujdes i veçantë gjatë tre javëve të para pas pjelljes?

  • lopët që sapo kanë pjellë janë ende të brishta; 
  • kanë një sistem imunitar delikat;
  • kanë metabolizëm ende të pa stabilizuar. 

Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë përkujdesit për lopët që sapo kanë pjellë? 
Vëzhgoni dhe monitoroni lopët në 10 ditët e para pas pjelljes, çdo ditë e në të njëjtën orë. 
Infeksionet në thitha. Parandaloni infeksionet përmes dezinfektimit para dhe pas mjeljes. 
Të ushqyerit.  Përdorni një racion ushqimor që do t’ju sigurojë prodhimtari sipas objektivave tuaja. 
Sa zgjat periudha pas pjelljes? Periudha më kritike pas pjelljes është 3 javë ose 21 ditë nga momenti i pjelljes. 
Kontrolloni stresin nga vapa – Zbusni efektin e vapës përmes hijezimeve, ventilatorëve dhe spërkatësve me ujë të freskët.
Kontrolloni stresin social, mjedisor dhe metabolik. Kontrolloni stresin social duke mos i grupuar lopët në 3 javët e para pas pjelljes me lopët e tjera në laktacion të plotë. Mos lejoni në zonën e lopëve që sapo kanë pjellë praninë e lopëve të sëmura. Mbani shtratin e lopëve të thatë dhe të pastër. Siguroni hapsirën e duhur në grazhd e vend qëndrim.  Ushqim cilësor - ujë të bollshëm, të pastër e të freskët.  

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të ushqyerit e Lopëve që Sapo Kanë Pjellë.

Data e publikimit: 05/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ASPEKTET EKONOMIKE TË FERMAVE BLEGTORALE

Ja disa analiza ekonomike të nevojshme për një efiçencë të lartë në fermën tuaj blegtorale!

Lexo më shumë

PËRFITIMI EKONOMIK NGA PËRDORIMI I YMCP PËR LOPËT QË SAPO KANË PJELLË

Përdorimi i YMCP ju krijon avantazhin e vetë administrimit të saj në kohën e duhur! Ajo kushton vetëm 1,000 lekë për paketë dhe në rast përsëritje vetëm 2,000 lekë.

Lexo më shumë

SI TË PËRDORNI YMCP për lopët që sapo kanë pjellë

Në rastet e nevojshme pas çdo pjellje ju mund ta përdorni YMCP duke e administruar vetë procesin.

Lexo më shumë

Të ushqyerit e Lopëve që Sapo Kanë Pjellë

Kujdesi për lopët që sapo kanë pjellë ju siguron stabilitet të fermës.

Lexo më shumë