Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në vendin tonë, në qarkullim ekzistojnë shumë hibride dhe varietete të pjeprit, por ato që shkojnë shumë më mirë për kushtet klimateriko-tokësore të vendit tonë rekomandohen:
Tipi Cantaloupe
Janet F1 |
Esador F1 |
Tipi Charentais
Melixis F1 |
Melgic F1 |
Tipi Galia
Exelor F1 |
Marisole F1 |
Tipi Yellot Canary (Veden)
Eliodoro F1 |
Bejamo F1 |
Tipi Ananas
Jaguar F1 |
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË PJEPËR, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË TIJ:
Si bëhet përgatitja e folesë/oxhakut për mbjellje?
Si bëhet përgatitja e farës dhe e fidanitpër mbjellje?
Fara duhet të jetë e pastër, jo vetëm nga ana mekanike por edhe gjenetike. Ato duhet të jenë hibride ose varietete me aftësi të larta prodhuese dhe cilësore. Eshtë mirë që farërat të jenë të moshës njëvjeçare. Për të siguruar një mbirje energjike dhe uniforme, 24 orë para mbjelljes farërat duhet të futen në ujë me temperaturë rreth 28-30°C. Pas nxjerrjes nga uji, farërat duhet të mbahen dhe 24 orë të tjera në një vend të ngrohtë me qëllim që të bymehen dhe të përshpejtojnë procesin e mbirjes. Farërat e trajtuara në këtë mënyrë duhet të mbillen në tokë ose qese plastike e tava polisteroli me 28-40 fole me lagështirë dhe temperaturë optimale për të mbirë. Në këto kushte fara duhet të mbijë për 8-10 ditë. Për çdo qese plastike vendosen 3-4 fara në thellësi 2-3 cm nga rrafshi i sipërm i qeses.
Dherishtja e qeses ku do të mbillet fara e pjeprit, duhet të jetë e pasur me pleh organik dhe të sigurojë shkrifshmërinë në çdo kohë të zhvillimit të bimës.
Raportet e përzierjeve të plehut (dherishtes) janë: pleh organik i kalbur, dhe të pasur me elementë ushqyes: rërë, respektivisht 65 : 30 : 5%.
Pasi janë mbajtur në mjedisin e prodhimit të fidanëve për rreth 30-40 ditë dhe të kenë arritur gjethen 3-4 të vërtet, fidanët janë të gatshëm për tu mbjellë në fushë.
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen?
Fidanët, në varësi të zonave të kultivimit, mbillen në fund të Prillit dhe deri në fund të Majit. Për të marrë prodhim vjeshtor, pjepri mund të mbillet në fushë edhe si kulturë e dytë, pas korrjes së grurit.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Distancat më të rekomanduara janë: 160-220 cm midis rreshtave dhe 80 cm midis foleve në rresht me dy bimë në fole.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për pjeprin pas mbjelljes në fushë?
Si duhet të kryhen operacionet e gjelbërta në bimët e pjeprit?
Si duhet ujitur pjepri?
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet e Pjeprit, parandalimin dhe luftimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPlehërimi gjethor nevojitet për të plotësuar nevojat e bimës së hardhisë dhe për të korrektuar mungesat e makro apo mikro-elementëve gjatë periudhës së vegjetacionit dhe për të rritur rezistencën e bimës.
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumëPërse bizelja po gjen përhapje në vendin tonë dhe cilat janë kërkesat e bizeles për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumë