Varietetet e limonit të kultivueshëm në kushtet e vendit tonë




Cilat janë varietetet e limonit të kultivueshëm në kushtet e vendit tonë?
Përzgjedhja e varietetit të limonit është e rëndësishme për faktin se duhet të përshtatet me kushtet klimatike të zonës ku kultivohet.

Limoni Shtatherësh (Meyer)

  • Është hybrid midis limonit dhe portokallit.
  • Është kultivar me lulëzim të zgjatur.
  • Frutat janë të vegjël, ovalë me thumb pak të zhvilluar.
  • Lëkura e frutit është e hollë e lëmuar, me ngjyrë të verdhë portokalli.
  • Tuli është i verdhë, me shumë lëng aromatik, por jo shumë i thartë.
  • Është rezistent ndaj të ftohtit, prandaj rekomandohet të përhapet në zonat me klimë më të ftohtë se ajo bregdetare.
  • Nënshartesa më e mire për të është trifoliata.

Limoni Adamo V.C.R. 103

  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: nuk ka
  • Karaktere të bimës 
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Karakteristika prodhuese
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i ulët
  • Koha e pjekjes: nëntor-dhjetor 
  • Qëndrueshmëria e frutit të pjekur në bimë: e mesme
  • Rezistenca e frutit ndaj erës: e mirë

Limoni Cerza V.C.R.

  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: nuk ka
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i lartë
  • Koha e pjekjes: nëntor-dhjetor 
  • Rezistenca e frutit ndaj erës: e ulët

Limoni Feminello Comune Nucellare 46­-644

  • Pesha mesatare: mesatare
  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: me shumicë
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i lartë
  • Koha e pjekjes: nëntor-dhjetor 

Limoni Femminello Ovale di Sorrento V.C.R. OS19

  • Pesha mesatare: 100 – 110 gr
  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: 6-14/frut
  • Karaktere të bimës 
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Karakteristika prodhuese
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i lartë
  • Koha e pjekjes: dhjetor-janar
  • Qëndrueshmëria e frutit të pjekur në bimë: e lartë
  • Rezistenca e frutit ndaj erës: e lartë

Limoni Feminello Siracusano Nucellare 

  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: pak
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i lartë
  • Koha e pjekjes: tetor- nëntor
  • Rezistenca e frutit ndaj erës: e ulët

Limoni Feminello Zagara  Bianca Nucellare 356

  • Pesha mesatare: 100-120 gr
  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: 3-10/frut
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i lartë
  • Koha e pjekjes:  nëntor-dhjetor
  • Qëndrueshmëria e frutit në bimë: e lartë
  • Rezistenca e frutit ndaj erës: e lartë

Limoni Sfusato Amalfitano V.C.R. 

  • Pesha mesatare: 100-120 gr
  • Rrezja në lëng: e mesme
  • Fara: 4-10/frut
  • Rezistenca e bimës ndaj erërave: e ulët
  • Frutifikimi: konstant
  • Produktiviteti: i lartë
  • Koha e pjekjes:  janar - shkurt
  • Qëndrueshmëria e frutit në bimë: e lartë
  • Rezistenca e frutit ndaj erës: e mesme

Data e publikimit: 11/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

KANCERI BAKTERIAL (XANTHOMONAS CITRI PV. CITRI) NË AGRUME DHE MENAXHIMI I SAJ

Cilat janë shenjat dalluese (simptomat) të sëmundjes dhe si bëhet parandalimi i saj?

Lexo më shumë

SI KONTROLLOHET DHE PARANDALOHET SËMUNDJA?

Si zhvillohet dhe përhapet sëmundja?

Lexo më shumë

KONTROLLI I TENJËS MINUSE TË AGRUMEVE PHYLLOCNISTIS CITRELLA

Tenja minuese e agrumeve këto vitet e fundit është kthyer në një problem shqetësues për agrumet që kultivohen në pellgun e mesdheut.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË ECURIA BIOLOGJIKE E TENJËS SË AGRUMEVE?

Tenja minuese e agrumeve ka katër faza të jetës: veza, larva, pupa dhe insekti i rritur

Lexo më shumë