MENAXHIMI I INTEGRUAR I SHËNDETIT TË BIMËVE AROMATIKE E MEDICINALE




Bimët medicinale janë një burim i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin por garantojnë dhe të ardhura të larta për fermerët që e kultivojnë.

Cila është alternativa më e suksesshme për mbrojtjen nga dëmtuesit?

Programet e menaxhimit të integruar të dëmtuesve të bimëve, mbështeten në përdorimin e disa metodave.

Metodat për menaxhimin e dëmtuesve të bimëve medicinale ndahen sipas kategorive në vijim:

  • Shërbime agroteknike
  • Rezistenca gjenetike e bujtësit
  • Kontrolli mekanik
  • Kontrolli biologjik
  • Trajtime kimike

 MID (menaxhimin e integruar i dëmtuesve) si pjesë përbërëse e menaxhimit të integruar të shëndetit të bimëve medicinale, bazohet në përdorimin e metodave dhe teknikave të përshtatshme dhe të përputhshme me njëra-tjetrën me qëllim për ta mbajtur popullatën e dëmtuesit në nivelin ekonomik të dëmit, duke garantuar një qëndrueshmëri dhe efikasitet ekonomik. 

Menaxhimi i dëmtuesve (sëmundjet dhe dëmtues) në bimëve aromatike dhe mjekësore për prodhim organik

Në prodhimin organik të bimëve aromatike dhe mjekësore, dëmtuesit (sëmundjet dhe dëmtues) mund të shkaktojnë humbje të konsiderueshme në rendiment dhe cilësi. Gama e patogjenëve  insekteve dhe kafshëve të tjera potencialisht të dëmshme është aq e gjerë sa dhe shumëllojshmëria e kulturave të prekura. 

Parimet dhe masat

Një strategji e suksesshme në kontrollin e dëmtuesve (sëmundjet dhe dëmtues) përfshin qasje të ndryshme dhe masa të kombinuara. Nga njëra anë, masat parandaluese si zgjedhja e parcelave, qarkullimi kulturor, etj. Nga ana tjetër, ndonjëherë janë të nevojshme masa të drejtpërdrejta të kontrollit, si instalimi i rrjetave kundër insekteve, futja e organizmave të dobishëm ose përdorimi i produkteve të mbrojtjes së ëve organike për kontrollin e patogjenëve të ndryshëm.

Përdorimi i produkteve fitosanitare tek bimët aromatike dhe mjekësore

Përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve të listuara në listat e lëndëve të lejuara për prodhim organik në bimët medicinale dhe aromatike janë mjete që në momente kritike të zhvillimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e tyre.

KUJTESË!

Produktet për mbrojtjen e bimëve mund të përdoren posaçërisht në kulturat e caktuara dhe zona të caktuara e duke respektuar rreptësisht rregullat e sigurisë në mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e mjedisit. 

Për udhëzimet në prodhimin organik, duhet të bazohemi në listën e inputeve FiBL të publikuar çdo vit.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilët janë insektet dëmtuese në fermat e bimëve aromatike e mjekësore?

Data e publikimit: 02/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CILËT JANË INSEKTET DËMTUESE NË FERMAT E BIMËVE AROMATIKE E MJEKËSORE?

Dëmtuesit kryesorë të PAM-ve janë afidet, çikadet, pleshtat, koleopterët e ndryshëm, larvat e lepidopterëve etj.

Lexo më shumë